Mendoi se arma ishte lodër, por…

June 9, 2016 23:57

Mendoi se arma ishte lodër, por…

Të shohësh dikë të përballet me grabitësin nuk është diçka e zakontë, por ajo që e bën edhe më të pa zakontë këtë situatë është kjo skenë.

1
Pronarja e lokalit, pasi ia mer grabitësit armën nga dora, duke menduar se është falso, vendos që ta provojë.

Reagimi i saj është sa për një mijë fjalë.

Kjo është fytyra e dikujt që kupton papritur se arma që i mori gjithë trimëri grabitësit, në fakt ishte reale dhe jo lodër.

2

Siç raporton CNN, incidenti në fjalë ndodhi në Norfolk, Virginia. Një person u fut në restorantin e Kequi Wang dhe i kërkoi asaj që të hapte arkën e parave.

Por ajo nuk pranoi dhe  ia mori armën nga dora. Madje bashkë me bashkëshortin, e ndoqën grabitësin nga pas, teksa ky i fundit, i dështuar në tentativën e tij, ia mbathi.

Në fund, duke besuar se arma ishte lodër ajo e provoi dhe kuptoi se në fakt kishte rrezikuar jetën.

June 9, 2016 23:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin