“Mendoj se Shqipëria nuk është gati”

July 11, 2019 17:09

“Mendoj se Shqipëria nuk është gati”

Teksa dëgjon moralin mbi të cilin ngrihet kauza e protestuesve të sotëm, si qeverisës të së djeshmes, që fillon  me rrezimin e sistemit komunist,besoj se nuk mbetet gjë tjetër veçse të pranojmë,si do që të jetë,se kjo është qeveria më e mirë e këtij tranzicioni të gjatë.

A duhet të anatemohet Rama për një deklarim të tillë? Mendoj se jo. Ai ka të drejtën legjitime t’u drejtohet votuesve që e mbështetën për ti falenderuar dhe kujtuar se bënë zgjedhjen e duhur,pra më të mirën.”Po.Unë jam shqiponjë,por prej jush ndjehem i tillë”-do ti përgjigjej popullit Pirro i Epirit.

Ndoshta do të mjaftonte kaq për të mos e quajtur hedonist apo narcist,por kur kujton se këta moralistët e udhëve, si qeverisës të së djeshmes, kanë njëmijë e një mëkate, përpos,veprimtari të lexueshme antikombëtare dje dhe sot,besoj se ai nuk i meriton ato epitete,përkundër ndoshta do duhej të quhet dhe hero, pasi ka shmangur dy skenarë të zinj për fatin e Shqipërisë.

Së pari ai shmangu realizimin e skenarit alla grek të gropës financiare që i la peshqesh me qëllim qeveria paraardhëse e drejtuar pikërisht nga regjizori i protestave të tanishme që fërkonte duart pas daljes në opozitë tek priste finalizimin e tij.

Së dyti shmangu realizimin e përsëritjes së skenarit të dhunës, si trysni mbi popullin,që do të mundësonte rënien e një qeverie legjitime si ajo e 31 marsit 1991 për të ardhur në pushtet ata po si më 22 mars 1992.

Duke vlerësuar këto,besoj se Rama s’ka pse të ndjehet fajtor për emigrimin e rinisë.Kushtet ekonomiko-financiare të shqipërisë së sotme nuk janë pasojë e 6 viteve të fundit në qeverisjen e tij por të një keq-qeverisje të mëparshme mbi 20 vjeçare. S’besoj se dhe një familje mund të bjerë në varfëri brenda një jave kur ka punuar mirë për një vit, e jo më një shtet nëse është mirëqeverisur.

Shqipëria nuk e meriton varfërinë,padijen dhe arrogancën,ndaj me të drejtë duhet të kërkojë përmirësimin e jetës së saj, por a mund ta presë ajo këtë nga një lëvizje re politike?Mendoj se ngjan më shumë si utopi në terrenin e sotëm të saj,pasi ajo nuk është e varfër vetëm për parti dhe shoqata.

Sipas eksperiencës botërore kryesisht fryma apo politika lind nga dinastitë ose trashëgimia,ndaj kështu dhe për do kohë ne jemi të dënuar që në mungesë dinastish të vazhdojmë me të vetmen trashëgimi që kemi.Kërkesa për një lëvizje të re,për të mos e bastarduar me të rejat e Bashës,do thoja se më kujton më shumë thirrjen e Migjenit në poezinë “Të lindet një njeri”.

Mendoj se Shqipëria nuk është gati, por nuk mendoj kurrë se ajo tashmë do ketë kthim pas. Ajo do bëjë padyshim hapa para në drejtimin për ku është nisur gjithnjë nën mbikqyrjen dhe përkrahjen e aleatëve perendimorë, për të zënë vendin që i takon në bashkësinë europiane.Dikush po vë dorën e ndihmës ndoshta dhe për interesa strategjike,por fatmirësisht ato përkojnë me ato të saj.Le të shpresojmë.

”Për Shqipërinë, ditët e mira paskëtaj vijnë.Lum kush të rronjë, ta shohë zonjë”.

Me respekt për ju,

Gjok Pepa, Mirditë

July 11, 2019 17:09
Komento

6 Komente

  1. Jimi July 11, 21:16

    Me pelqen kjo analize e shkurter!

    Reply to this comment
    • korçari July 13, 18:56

      Nuk e kuptoj se ku eshte morali per t’a nbrojtur PS-ne neper portale televizive eshte zgjedhur “ekonomisti”i cili duke kursyer me rrogen beri 1 milion euro pra Alfred Peza,pra nje parti si PS perfaqesohet nga nje i korruptuar me se paku dhe mbastaj te tjerat kuptohen …lehte

      Reply to this comment
  2. Psss... July 12, 05:12

    Ke fole tamam si nje Zviceran ! Strategjia eshte te besh vendin tend,nuk vjen njeri te ty,duhet te shkosh ti ke ata.

    Reply to this comment
  3. kokepalari July 13, 21:43

    gjok pepa ose pepe gjoka

    Reply to this comment
  4. alphade July 14, 01:37

    Binomi i sotem: Bardhi- Tabaku dolen si zakonisht me de-
    klarata “vajtuese” per fatet e shqiptareve anonime si pu-
    na ime dhe 3 milion banoreve qe per cdo muaj marrin nje
    pension mizerabel prej 137-200 leke te vjetra qe nuk mjaf
    tojne as per buke -caj e djathe gjate tre vakteve te dites,
    ndersa zoterinjt qe s’pushojne me deklaratat e tyre cdo dite t’na “qajne hallin” ne fakireve dhe po t’i vesh re me
    kujdes ,keta mytebere kur dalin para “syut te kamerave”
    jane veshur “shik” dhe benzat i presin te dera e studios.
    Jane pikerisht keta qe i “preu barku” per popullin qe je-
    tojne ne luks marramendes,sidomos kapot e tyre mafioze
    binomi : Berisha – Meta qe kane luajtur dhe vazhdojne te
    luajne te gjitha “fijet e nendheshme” te mafias shqiptare,
    e cila po lufton me firmat me te holluara e sofistikuara makiaveliste per shpetuar,bashkekryetaret e kesaj mafia.
    Po ky Salianji qe na del ne intervista ne nje kohe kur ve-
    llai i tij eshte arrestuar e denuar nga shteti italian, nje pa-
    ralelizem i tille me ish- ministrin e Brendeshem, F. Xhafa
    qe opozita e ngriti ne qiell sherrin,ndersa per vete ky horr
    erotiku nuk e ka per gje te jape intervista majtas e djath-
    tas pa pike turpi nga cdo pikpamje.Cfare ben PS ne pushtet qe nuk idenoncojne aktet e ketyre gangstereve
    qe jane vazhdimisht ne sulm dhe PS ne difensive duke
    mbajtur qendrime “peternaliste” . Denoncohet Kryetari i
    te ashtuquajtures PD per allishverishet me ruset per te
    lobuar per kete bande dhe gjerat ndizen e shuhen sa hap
    e mbyll syte. Ndizen flaket per Zenin e Berishovicit dhe
    behet zhurme nje apo dy jave dhe akuzat e Balles sfumo-
    het. Mburret Balla se fitoi gjyqin ne Itali me dhenderrin
    Malltezi por asgje nuk ndodh me klanin Berisha,etj.etj.
    Shume fakire arrestohen,burgjet jane plot me hajna,vra-
    ses,delikuente,etj. por per politikanet,kupola nuk i,preket
    as qimja e flokut,bile ndodh e kunderta,Zeni dhe Malltezi
    kercenojne ore e cast zotin Balla dhe cdo,kush qe i del ne “prite” ?! Dhe shteti,qeveria kur nuk i leverdis dekla-
    rojne se pushtetet ne Demokraci jane te ndara dhe kur i
    leverdis menjehere cojne ne shtepi dhe arrestojne X- Y ,
    qe nuk bejne pjese ne kupolen politike cojne policine dhe
    arrestojne cilindo edhe per fajin me te vogel. Kjo eshte Demokracia ? Apo shkerdhatokracia ? Shqiptaret qe i
    perkasin shtreses se vegjelise,90 perqind e popullsise,
    ka arritur ne konkluzionin se klase politike duhet nxjerre
    totalisht nga shinat e te ashtuquajtures Demokraci.Rruget
    dhe format e luftes nuk do te jene as “Revolucioni Demo-
    kratik” , e Qoftelargut apo me “bomba molotov”, sic kane
    bere deri tash bandat e Vicidolit dhe Cepanit, por me
    mjete demokratike.
    Shenim: Jepi furce o zoti Lulezim kanadezit ! Nuk dini cfare te beni ! Stefan Harber njihet si demokrat i vertete
    dhe jo anarkist dhe terrorist,sic jeni ju qe e quani veten
    DEMOKRATE por demokracine e keni kthyer ne nje sllo-
    gan te neveritshem….!

    Reply to this comment
  5. Aaiu nga Selenic July 14, 19:27

    TRANZICION I DHEMBNESHEM.!
    Te dashu Komentues.
    Shqiperia per 50 vjet nje rendesi te vecante I kushtoi industries se lehte dhe te rende si dhe nje bujqesi mjafte te zhvilluar.Kjo jo per proagande pore edhe specialist te vendeve perendimorene vitet 1989 kure erdhen ne shqiperi ata e vlersuan shqiperin me nota pozitive.
    Po c`fare ndodhi.
    Qarqet antishqiptare erdhen para demokracise ne shqiperi dhe arriten ne perfundimin se ne se nuk shkatrrohet ekonomia qe po len trashegim Socializmi nese kjo ekonomi shterore do te iterferohet ne ekonomin e tregut shqiperi to te ishte nje vend eksportus te prodhimebve bujqesore dhe blegtoral.
    Po ashtu edhe industria kisht nje shvillim te vrullshem vetem qe kerkohej te behej nje rikonstruksion ne pershtetje me industrin perendimore.
    Per kete bota perendimore nga studim qe beri shqiperis I duheshi 3 miljard dollare qe shqiperia ne barazohet me vendet e zhvulluera Kapitaliste.
    Per ket Perendimi afroi ndihma te shumet. Si nga organizata jo qeveritar dhe shtet te ndryshme dhne kredi per mkembjen e industries.
    Po C`fare ndodhi.
    U perpilua teoria e shkatrrimit e leshimin te ekonomis nzero. Po perse.!
    Ndihmat qe jepshin per industrin dhe biqesine u be e mundur qe keto te thithan nga skem e firmave piramidale dhe si pasoj ekonomia u shkatrrua Brenda nje kohe te shkurter. Ndihmat shkuan ne firmat pyramidal asistence per puntoret u rrekomandua te bejen qefe banoret dhe nxoren teorine “Bota na ndihmon e drejtetojm.” A ka teori me rreaksionare.!
    Keshtu filloi rruspulla pasi kaloset e shkatrrimit tashme I kishin ber planet dhe rruga e shkatrrimit nuk ndelet asnje dite.
    Vendet e tjer si Cekia per te mbajtur puntoret qe te mos largohen ajo barazoi lekun me vendet mku Evropiane ndaj dhe beri te mundur qe asnje puntore te mos largohet.
    Tek neve u nxit ikja nga shqiperi sikur te ikesj nga ujku dhe keshtu populli shqiptare mbushi rruget e botes plote me emigrante
    Kjo plag shoqerore u planifikuar dhe u realizua qellimishte qe shqiperi te boshatiset!
    Keto qarqe deri tani ne ketefushe ja kane erritur qellit te tyre.! Shqiperi me pasuri te nentokes dhe te mbitokes te pa sosura bijte e saj jane shperndar si zogjet e korbit se qeveria demokratike e shqiperime ne krye Berishen realizoi pike per pike udhezimet e ketyr armiqeve qe ua dhan per ta sjellur shqiperin ketu ku eshte sote.! Keshtu qe sote Edi Rama penalizohet kote pasi, ai trashegoi kete ekonomi katastrofike ku me ze e me figure u shkatrruan 1. Milion vende pune.!
    Kjo beri te mundur qe shqiperia te mos jet afer Evropes pore sa me large saje, Keshtu sote Pyetja A jemi Gati,? Duhet pare me serozitet si dhe mbi bazen e ketyre kushtev qe trasheguam nga qeveria Demokratike qe shqiperin tra her e qoi ne prage te falemientimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*