Menezit i copëtohet veshi në debutim

August 4, 2016 11:44

Menezit i copëtohet veshi në debutim

Jeremy Menez, vetëm dy ditë pas largimit nga Milani, ka humbur një pjesë të veshit të tij të djathtë në ndeshjen e parë të luajtur me fanelën e skuadrës së tij të re, Bordeaux.

Sulmuesi francez u shkel në kokë nga lojtari i Lorient, Didier Ndong, i cili pa dashje i shkëputi një pjesë nga veshi, duke bërë që Menez të dalë nga fusha e lojës i gjakosur.

“I kërkoj falje për incidentin. Shpresoj që të kthehet sa më shpejt në fushat e lojës”, tha Ndong.

Menez nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me Bordeaux ditën e hënë, pasi kaloi me Milanin dy sezone në Serinë A.

4

5 6

August 4, 2016 11:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*