Mëngjes i trishtë apo Momentum demokracie…?

July 21, 2016 14:03

Mëngjes i trishtë apo Momentum demokracie…?

Nga Genc Burimi – Paris

 

Farsë kjo që po ndodh në Shqipëri ? Kjo thjesht quhet demokraci. Luli dhe Partia e tij kane 1/3 e Kuvendit. Kur s’duan s’duan. Cfare do t’u beje qeveria? Ne demokraci kur s’i ke votat e mjaftueshme për një reformë, nuk mjafton morali. Vetem bindja dhe konsensusi me palën karshi funksionojne.

Në një sistem si ai Erdoganit edhe mund të çosh furgonat te Parlamenti. Të arrestosh drejtpërdrejt në seance të gjitha kokat e PD-se, t’i burgosësh pa proces dhe t’i vesh në rradhë delet që mbeten për të votuar reformën. Por kjo s’do të ishte më demokraci.

Atëherë vetëm një rrugë ka për speedy ( Lu ) Gonzales. Mëkëmbësi i tij të presë zgjedhjet. Si në çdo regjim demokratik, si në çdo vend te BE-së. Të fitojë PS-ja shumicën absolute, meqënëse « 90% » e shqiptarëve (nga del kjo shifër ?!) po ndizen për këtë reforme, dhe Rilindja ta miratojë reformën siç ja do qejfi me gajde e me dajre.

Por kur nuk e ke këtë shumicë?

Duhej treguar më modesti nga çifti Lu-Rama dhe jo fodullëk ndaj « te çmendurve » të PD-së. Eshtë po kaq e thjeshtë se kaq. Sa për namin që po lëmë, me fal, demokracia amerikane nuk është bërë gaz i botës ? Me pjesën e majtë të Kongresit që kërkon të ndalohet urgjentisht armëmbajtja e gjakderdhja dhe tjetra që kerkon thjesht respektim të Kushtetutës? Nderkohë të pafajshëm vdesin çdo ditë. Të paktën në Shqiperi, folklori nuk vret…!

July 21, 2016 14:03
Komento

3 Komente

  1. Euro Maloku July 21, 14:56

    BABALLARET E KOMBIT NE 1939 I DOREZOJNE KUROREN E SKANDRBEGUT taljaneve…

    https://www.youtube.com/watch?v=ZlH57VuTe2s

    Reply to this comment
  2. Fiku July 21, 15:41

    To paske te lidhur zoren e trashe me trurin dhe buron mut lolo burim

    Reply to this comment
  3. Gjergji July 21, 19:05

    E ne mos vrafte folklori, vret heshtja nga frika.

    Mjere Parisi – me tha nje dite nje turkeshe nga ato te sterosurat nga koka gjer te kembet. Ngado qe te shkosh te mbyt era e shurres! Ngado qe te hedhesh syte vetem qurresher.

    Ne nje sistem si ai i Saliut tend, o turpi i Parisit, fluturojne ne qiellin e Gerdecit trupa femijesh nga shperthimet, vriten me snajper protestues me duar ne xhepa, dhe refuzohen reforma drejtesie se mungon ne parlament ajo 1/3 e dhjere, dhe ti na derdellit per demokraci.

    Po s’ke faj ti jo. Mire ja ben, kur ka gazepa qe u krijojne hapesira cdo qurrashi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*