Mëngjesi i Lutjeve, Meta: Kontribuojmë për një rajon bashkëpunues

May 26, 2018 09:25

Mëngjesi i Lutjeve, Meta: Kontribuojmë për një rajon bashkëpunues

Nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryetarit Gramoz Ruçi është zhvilluar në Tiranë Mëngjesi i Lutjeve. Në këtë aktivitet kanë marrin pjesë përfaqësues të lartë nga vende të Europës Juglindore si edhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Në Mëngjesin e Lutjeve është transmetuar edhe një videomesazh nga Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pence.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë drejtues e përfaqësues të lartë të parlamenteve e qeverive, përfaqësues të shquar të botës intelektuale dhe komuniteteve të biznesit nga vendet e Europës Juglindore, SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Zvicra, Gjeorgjia, Jordania etj. si edhe ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Presidenti Ilir Meta tha se jemi të bekuar për frymën e bashkëjetesës mes besimeve fetare. “Lutemi për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, lutemi për ecjen para të dialogut të Kosovës dhe Serbisë”, tha Meta.

Ai u shpreh se shqiptarët kontribuojnë për një rajon më bashkëpunues.

Mëngjesi i 15-të i Lutjeve për Europën Juglindore rikthehet në Tiranë pas 15 vjetësh. Mesazhi kryesor i kësaj veprimtarie, e cila zhvillohet në Tiranë, në datat 25-27 maj 2018, është dashuria për fqinjët.

o.j/dita

May 26, 2018 09:25
Komento

4 Komente

  1. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash,Drejtesia do te BEHET. May 26, 12:26

    Sa ironi per fatin, kur Mengjesin e Lutjeve e organizojne dhe e drejtojne ata politikane e pushtetare qe jane pergjegjes per mijra krime e superkorrupsione te denoncuare me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionale,aqe dhe me teper popullore e medjatike.Marri e bashkefajesi sebashku,nje krim ne vazhdim,kur ne vend qe te ishte nje mengjes deshmi per largim nga politika dhe faljesh per mijra nena e gra te veshura me te zeza dhe mijra femijeve te mbetur jetim,pa haruar nje pasuri kombetare e private te grabitur e tjetersuar nga politikat e tyre bastarde ne Tiranen zyrtare ne dite e vite qe kerkon Drejtesi, dhe jo lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt si sidikure ne ish Jugoslavien.Mjaft eshte MJAFT.Koha e cmendurise dhe e pangopesive te tyre ka mbaruar,por ata nuke duan ta besojne dhe vazhdojne te kakarisin si gjeli siper plehut te tyre per “ndershmeri” njerezore,ne nje kohe qe jane vetem se djaj me fytyre njeriu.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do ti mbetet nje ender, dhe e nesermja e afert nga bange e akuzes, ne nje fund te turpshem e pa kthin ne burgun e Recit.Duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe avoketerit e djallit,Drejtesia do te BEHET,se e pa kerkuar me force Populli,USA,dhe BE-ja.Nuke do te kete leke te piset apo pushtet brenda ligesise brenda e jashte Shqiperise qe t’u shpetoje nga ndeshkimi..Besoni,binduni dhe rrefehuni nje here te vetme ne jete,qe Populli,USA,BE, e Ligji dhe Zoti t’ju meshirojne.

    Reply to this comment
  2. Kasandra May 26, 14:13

    Tolerancë laike!
    Politika promovon Zotin në “Mëngjesin e Lutjeve”! Ç’nevojë ka vallë?! Apo përdor edhe ajo autoritetin e tij për zgjidhjen e halleve të saja?! Kujt i lutet ajo realisht?
    I lutet Zotit apo klerikëve të paftuar që të forcojnë bashkëjetesën ndërfetare?!
    I lutet Zotit apo Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë?!
    I lutet Zotit apo Serbisë që të ndihmojë në përparimin e dialogut Kosovë-Serbi?!
    I lutet Zotit apo fqinjëve (tanë) të duan njëri-tjetrin ashtu siç bëjnë edhe tani?!
    I lutet Zotit apo shqiptarëve që të jenë bashkëpunues në kurriz të vetes tyre, që për hir të Zotit, politikës ndërkombëtare dhe të dashurisë për fqinjët të durojnë coptimin e tyre tragjik dhe korrupsionin shkatërrimtar?!
    I lutet Zotit që të dërgojë engjëjt e tij a ndonjë autoritet tjetër që të drejtojnë mendjet e shtrembëta që pengojnë mbarëvajtjen midis fqinjëve! Po a e di Zoti se në tokë zot është njeriu/qeveritë?!
    I lutet Zotit që të kujdeset edhe për laikët se janë të mirë, rrinë urtë, nuk krijojnë probleme se përfaqësohen nga “qeveria laike”që kujdeset për të gjithë! Apo politika laike bën politikë moderne për të dhënë garanci se kështu tolerantë janë edhe laikët që zhvillimi i shoqërisë, i shkencës, teknologjisë dhe turpi i klerikëve që hanë “mollën e ndaluar” i shton e i ka bërë një tendencë në rritje?!
    Erdhi koha që klerikët e lartë, ndjekës të apostujve të Jezu Krishtit të bëjnë një covenant (marrëveshje/ kontratë) të re me Zotin që t’i përkushtohet vetëm frymës hyjnore e të bëhet tolerante me kohën. Duke e ndarë Zotin nga shteti Krishti e parashikoi të ardhmen dhe e promovoi besimin te Zoti vetëm për aq sa mund të qëndrojë, si njëfrymëzim shpirtëror për të edukuar njerëz të mirë, i çliruar nga ambicjet për pushtet që i diktonte historia e shkuar. Kjo do të bënte reale bashkëjetesën ndërfetare dhe fetaro-laike. Përshëndetje, Kasandra.

    Reply to this comment
  3. Zzzzzz May 26, 16:27

    CA JANE KETO SUNITLLIQE ….??/ME 700 PALE FE DO BEJNE DEMAGOGJI KETA SHPELLARE U DUKET SE DO GENJEJNE BOTEN…????!!

    Reply to this comment
  4. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash,Drejtesia do te BEHET. May 26, 22:09

    Sa ironi per fatin, kur Mengjesin e Lutjeve e organizojne dhe e drejtojne ata politikane e pushtetare qe jane pergjegjes per mijra krime e superkorrupsione te denoncuare me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionale,aqe dhe me teper popullore e medjatike.Marri e bashkefajesi sebashku,nje krim ne vazhdim,kur ne vend qe te ishte nje mengjes deshmi per largim nga politika dhe faljesh per mijra nena e gra te veshura me te zeza dhe mijra femijeve te mbetur jetim,pa haruar nje pasuri kombetare e private te grabitur e tjetersuar nga politikat e tyre bastarde ne Tiranen zyrtare ne dite e vite qe kerkon Drejtesi, dhe jo lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt si sidikure ne ish Jugoslavien.Mjaft eshte MJAFT.Koha e cmendurise dhe e pangopesive te tyre ka mbaruar,por ata nuke duan ta besojne dhe vazhdojne te kakarisin si gjeli siper plehut te tyre per “ndershmeri” njerezore,ne nje kohe qe jane vetem se djaj me fytyre njeriu.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do ti mbetet nje ender, dhe e nesermja e afert nga bange e akuzes, ne nje fund te turpshem e pa kthin ne burgun e Recit.Duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe avoketerit e djallit,Drejtesia do te BEHET,se e pa kerkuar me force Populli,USA,dhe BE-ja.Nuke do te kete leke te piset apo pushtet brenda ligesise brenda e jashte Shqiperise qe t’u shpetoje nga ndeshkimi..Besoni,binduni dhe rrefehuni nje here te vetme ne jete,qe Populli,USA,BE, e Ligji dhe Zoti t’ju meshirojne…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*