Kuzhina e pistë s’ka tjetër gatim…

Arben Duka November 6, 2015 16:20

Kuzhina e pistë s’ka tjetër gatim…

Kuzhina e pistë,
s’ka ushqim të ri,
mëngjesi i së Enjtes,
supë me Sali!

Këtë supë do hajë,
i gjithë vendi im,
se kuzhinë e pistë,
s’ka tjetër gatim!

Kryekuzhinieri,
në siklet hiç s’rri,
s’di ç’të sajojë tjetër,
veç supë me Sali!

Nuk afron gjë tjetër,
ajo lloj kuzhine,
veç ndonjë domate,
në formë Jozefine!

Ka mbrapa banakut,
po si punë qoke,
ndonjë kastravec,
në formë Flamur Noke!

Me mik shumë të madh,
ndonjë paçe koke,
që mund të shijohet,
në formë Paloke!

Pas mëngjesit vjen,
dreka përsëri,
menuja ka vetëm,
turli me Sali!

Turli me Sali,
tjetër s’kini ç’hani,
dhe ndonjë pilaf,
në formë Ristani!

Nuk ka ushqim tjetër,
vëllezër shqiptarë,
turli me Sali,
është gjellë e parë!

Të kishim gjë tjetër,
s’do ta hanim kurrë,
po kjo lloj turlie,
këtu s’mbaron kurrë!

Turli me Sali,
me presh e patate,
po kjo lloj turlie,
është gjellë demokrate!

Nuk ke nga t’ia mbash,
haje-o milet,
ashtu si ke ngrënë,
njëzet e pesë vjet!

Hani-o milet,
turli-jo shaka,
se dhe vetë “Rilindja”,
këtë gjellë po ha!

Turli me Sali,
gjellë e jo shaka,
as kuzhinë e Ramës,
tjetër gjellë s’ka!

Po edhe në ka,
nuk e di njeri,
ndaj dhe darka është,
paçe me Sali!

Kuzhina e Salës,
punon me non-stop,
me gjellë të lirë,
populli u ngop!

E vetmja menu,
gjithnjë na ka grishur,
se ne e hamë gjellën,
dhe kur është e prishur!

Po ne e hamë gjellën,
që afron qoftëlargu,
dhe pse pas çdo vakti,
kemi dhimbje barku!

I hamë pocaqitë,
e Shtëpisë qendrore,
dhe shumë orë-nga barku,
rrimë në nevojtore!

Dhe nga ky mallkim,
s’shpëton dot njeri,
se vjen prapë mëngjesi,
supa me Sali!

Arben Duka November 6, 2015 16:20
Komento

19 Komente

  1. hajdari November 6, 17:07

    Supen me Sali
    E patem kismet
    Nga Edvin piktori
    Qe s’ka byth per shtet

    Rilindja e nisi
    Me pohe e me buje
    Ne dy vjen vec beri
    Nje vere ne uje

    Ne vend ta dergonte
    Tek dyzet penxheret
    Jave per jave malokut
    I degjon yneret

    Piktori Edvin
    Flet anes e anes
    Si e em’ e Zeqos
    Nga maja e thanes

    Po vazhdoi keshtu
    Nuk do jete cudi
    Ta shohim malokun
    Ne kale perseri

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi November 6, 19:02

      Hajdari ? Nje bravo te madhe per evidencimin real te pergjegjesve te vertete qe ne hame tre here ne dite te njejtin ushqim bajat. Edhe DUKA meriton dy te tilla sepse ai eshte frymezuesi dhe inspiruesi juaj.Nderime !

      Reply to this comment
  2. ivani i madh November 6, 17:12

    Nuk ka faj kriminel Saliu po kokelope Likja qe e le sa e si te doje cdo te enjte dhe te na caje b…. si dhe te tredhurit deputetet e PS qe degjojne kollovarin Rama e rine si minj dhe nuk reagojne me shkeliet e regullores se parlamentit te dyshes Like-Rama.

    Reply to this comment
    • adeci November 7, 15:10

      I nderuar, kokelopa e ka ne terezi se sa te jete e sa te roje do jete ne qeverite e cdo ngjyre sepse si rrufjan qe eshte dhe me ate buzeqeshjem e tij hileqare, eshte i gatshem te bashkohet edhe me ISIS-n, vetem qe mos ti preken interesat e tij. Edi Rama mundohet kot sa te jet kjo lloj gjule ne kembet e tiju.

      Reply to this comment
  3. shqipe November 6, 18:35

    Ndaj ne Elbasan,
    kesaj te uruare,
    nuk i thone,turli
    por,gjell’ e ngatrume?!…

    Reply to this comment
    • LOVE November 7, 07:08

      aman mor Shqip , po deri ne Elbasan shkove per te krahasuar partine ???
      aman se me ngaterron shume mua ,pastaj me shan 😛
      lereni Saliun se i tha Koqua ,ai armiku i krehrit dhe sapunit
      “Je nje i vdekur Sali ” ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahahaaah
      cfare gazi ,se kishte me te vertete ,se te verteten se njeh as si fjale fjalori ai
      po i del ca …tym [kanabisi] nga hundet se i ka rene cmimi i naftes dhe se baza njesiti guerril nuk po ja var as atij dhe as shokut Ruqi
      e di si shkruante Mironov per njeriun sovietik ?
      “Njerëzit sovjetikë këngë lavdie këndojnë prapë.
      Pinë sa plasin, këlthasin, pinë, bëhen tapë,
      “puthje” thërrasin, njëri-tjetrin puthin të ndërkryer,
      me ato buzë të trasha, të nxehta, me gjak ngjyer,
      shkëmbejnë puthje të nxehta, përvëluese partie.
      Unë ruhem, këto dafrunga më shtien tmerrin
      fshehur rri, vetëm, heshtur te kolibja me qenin.
      Pemët ngjajnë si me perlëza të trishta spërkatur,
      nata mbi mua – humnerë e përjetëshme hapur.
      Dëfrim pavdekësie – vdekja pret krahëhapur.”

      urime se sot e keni feste dhe shume festa do ju ndjekin 😛

      ka gjelle me te ngaterrueme se ngjalat ?
      ka letyre me te ndyre se ngjalat e jargosura ?
      ka me fjale e poezi ,bejte e shkrim te ndyje Saliun ?
      JO NUK KA ME TE NDYRE E PESHTYRE SE PARTIA JOTE !

      Reply to this comment
      • N.VJOSA November 7, 09:50

        O @Love, o Love,
        Po Elbasani nuk eshte larg, moj karabushe, eshte ne qender te Shqiperise…
        Mire, e kuptuam qe keta te majtet dhe Socialdemokratet i ke inat dhe nuk te pelqen supa e tyre, po ti ku e ke ate Partine tende, apo i jeni ngjitur Saliut, si mmmmm…pas kepuce?!…
        Dhjemokrate e madhe qenke, i urreke partit e tjera, vetem suma jote te pelqeka por dhe Sumen tende e ke lidhur pas Sumes se Saliut, si ata qent qe nuk ndahen dot, kur ja hipin njeritjetrit…

        Reply to this comment
        • Tartufi November 7, 14:41

          Ja te kthehem perseri
          une Tartufi nje derman
          ngele ngele o derezi
          nje vjose e nje hajvan.

          O hajvani i perditshem Neti e kane mare vesh dhe gurret
          e rruges,qe shpellari Sali me shoket e tij,jane nje e keqe e
          madhe e ketij populli,,,, por ore hajvan te mbrosh dhe te
          mos te denoshe kete te keqe,,,, do te thote qe ti je nje e
          keqe shume e madhe se pregatit per te nesrmen te vije
          kjo e keqe perseri,!!!!! Ky legeni krieminister simpatiku
          tend o te ka genjyre ti me shoke dje,per akuzat karshi
          kesaj te keqe, sa ta votonit ,,, o ky legen eshte nje fytire
          e njesoj me kete te keqe te kesaj historie te ketij populli.

          Reply to this comment
          • N.VJOSA November 7, 15:05

            @Tartuf,
            Shko mbill peme se je i nderuar,
            Per keto pune e letersis, je pak si lopçar…
            As te shkruash nuk di e jo me te kuptosh letersine, te besh kritiken letrare e akoma me veshtire e ke te njohesh filozofine e funksionimit te shtetit…
            Sic e shikon, nuk po te shaj, se te kam te partise time, qe i do pemet dhe kjo eshte nje gje shume pozitive, per te tjerat je katran me boje, mundou te mesosh shqipen letrare…, pastaj merr mundimin e shkruaj komente, hë derman…

      • shqipe November 7, 15:04

        Love,Ti je dhe vet Tartufi apo jo?! Nejse…
        Ti,(Me fal ), ju,s’me besoni qe vetem une te dua ketu ne forum,packa,pse te koj,per c’do mengjes me nga nje cik nga ai i gjyshes se al-pazarit…Une te dua vertete. Je shume e vetmuar dhe me dhimbsesh.Madje,u mesova dhe me eren qe te mban’ goja…Tani, s’te lexoj me me hundet e zena me dy gishtat… Andaj,vill love,vill sic di vetem ti… Une, do vazhdoj te te fshij jarget, okay?,ok,thuaj…

        Reply to this comment
  4. Shahisti November 6, 21:39

    Shume e drejte, shume e drejte, patatja eshte edhe buke, edhe gjedhe, sic thoshte heroi legjendar i popullit te dhjere, por krenar shqiptar Enver Gjirokastra.

    Reply to this comment
    • . November 7, 09:54

      Shahist, po ti ku e fut vehten, se ky populli i dhjere por krenar shqiptar siç e quan zotrote, deri tani ti ka leruar te gjitha vrimat e Kokes dhe jo vetem ato vrima qe jane per tu leruar?

      Reply to this comment
      • Shahisti November 7, 15:01

        Po c’rendesi ka ku e fut vehten une, megjithese per ate pune edhe une shqiptar jam. Ndryshimi me ty . eshte qe ti nuk e ke marre vesh qe je i dhjere koke e kembe dhe vazhdon te jesh krenar. Per mua s’ka problem, vazhdo se je ne rruge te drejte. Sa per vrimat, aty ia ke fut pak kot, se ne pergjithesi vrimat me te leruara dhe te vijaskuara i kane ata qe jane krenare si puna jote, po nuk e kuptojne.

        Reply to this comment
  5. kasemi shqiptar. November 7, 00:42

    Gjeni dicka qe ka thene Sali Berisha keto dy vjet dhe qe nuk ka dale e vertete. Tha per avionet me droge, iu pergjigjet se ishin mushkonja. Tha se borxhi do te ritet dhe borxhi u sterit. Tha se taksat, energjija do te rriten dhe ato u rriten. Tha se nuk do te kete rritje por ulje paga dhe pensione dhe ashtu ndodhi.
    Tha i pari per aferen e CEZ, ashtu po provohet….Dje Min, e Puneve te Perbrendeshme tha se ne ndertesen e saj kishte rene nje zjarr i vogel ne vend pushimin midis dy kateve. Sali berisha tha se ishte djegur droge. Dhe ashtu eshte ne te vertete…..Vetem nje gje s’ka thene akoma Sali Berisha qe bejtexhiu eshte sahan lepires. Prandaj bejtexhiu “pacen” qe te gjithe e hane ne mengjez, e ha ne sahan ne darke.

    Reply to this comment
  6. Virtual November 7, 12:38

    Rama plus Meta qeveri e suksesit qe nuk ka kush ti thote nje fjale per ekonomine sidomos. Populli mazhoritar edhe bar ha e nuk nderron gjelle po u mesua. Si ne mandatin 1944-1992. Vetem nje gje mund ta prishe kete bar-ngrenie. Divorci i Rames me Meten. Por nuk e bejne ato kete gje se nuk duan te mbese populli pa gjellen e vet te preferuar.

    Reply to this comment
    • Tartufi November 7, 14:59

      Ki eshte nje koment { virtual } E keqia e madhe per ata qe hane si njeri eshte
      kur ata rojne ne mes te nje populli ,qe shumica e tij ha ate qe hane dhe kafshet.

      Reply to this comment
  7. bobo November 7, 12:48

    Love, o love a me ha mune ore,se ato theniet e saliut,vetem ti nuk i ke ditur,te gjithe shqiptaret i kane ditur,se saliu yt e la arken e shtetit bosh,qe ti krijonte veshtiresi financiare Edi Rames,qe ai te merrte borxh,por ti si tru peshk qe je,cdo fjale e Berishes te duket sikur e ka thene perendia.Kjo vjen se ti je kokebosh,por dije mire se Saliu me perpara ta ka futur ty,pastaj shqiptareve.Ti nuk e di qe Saliu me parate qe na ka vjedhur,ne edhe ty bashke me ne,ja dergon te vjehrrit ne serbi,i cili blen ne amerike grataciela.Mbush llogarite bankare per llogari te Saliut,se Argita dhe Zeni,vjedhin me vehte.Per fatin tone te keq,gomere si puna jote,shqiperia ka shume,prandaj po vuajme kaq shume ne shqiptaret,se nuk na lini ju kafshet e Saliut qe te ngrihemi e te ecim perpara.

    Reply to this comment
  8. Kris 1 November 7, 13:23

    Do te hash Sali o zoti poet,
    Me supen Saliane do te bejme shtet
    Nje gjelle me yndyre qe ushqen krimba
    Te bukur,te majme,shih Sa ka rilindja

    Reply to this comment
  9. Mark uk November 7, 14:58

    Duka nuk e di pse partia socialite nuk e heq fare gazeten e saj edhe pse ka qe ne vitin1942 qe mban padrejtsisht ate emer.Po pse nuk ke futen ne guzhinen tuaj edhe qelbesirat e PS meqense ka me shumic o gazetaruc i shpifur partik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?