“Meqë ke dashnore gruan time, dua 50 000 euro”

February 10, 2016 16:40

“Meqë ke dashnore gruan time, dua 50 000 euro”

E dinte se gruaja e tradhtonte, por për këtë të paktën kërkonte shpërblim. Një shqiptar u arrestua nga policia italiane për gjobvënie, pasi i kishte kërkuar 50 mijë euro një 31-vjeçari nga Roma në mënyrë që të heshtte për rastin.

Mediat italian shkruajnë se 45 vjeçari me origjinë shqiptare i ishte paraqitur me një emër të rremë biznesmenit italiane, duke i deklaruar se ishte pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal.

Por, plani i ka dështuar pas denoncimit të rastit në polici nga shtetasi italian.

Skema e arrestimit në të tilla raste dihet; viktima fton kërcënuesin për t’i dhënë paratë, dhe më pas ndërhyn policia.

Gjatë momentit që do kryhej shkëmbimi i parave, shqiptari u arrestua në flagrancë. Policia vendase është e kujdesshme me dhënien e identitetit të të arrestuarit, duke mos e publikuar. /Dita/

 

 

February 10, 2016 16:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim