Mercedesi 600 mijë eurosh i Gruevskit

July 11, 2015 19:26

Mercedesi 600 mijë eurosh i Gruevskit

Kryeministri Nikola Gruevski sot është parë me makinën e tij superluksoze Mercedes – Benz S600 Guard që kishte kushtuar hiç më pak se 600 mijë euro dhe ishte blerë me paratë e buxhetit, pasi këtë e kishte si dëshirë vetë Gruevski.

Por çfarë është kjo makinë e ashtuquajtur “ultra” luksoze dhe një “bishë” e vërtetë e cila ka gjithçka nga pajisjet më speciale.

Ky model i makinës S600 Guard B6/B7 i blinduar, rezervohet dhe punohet vetëm me porosi. Punimi i tij bëhet për 2 vjet dhe më pas klienti e ka në dispozicion. Ajo që është interesante se kompania që shet makinën, pra Mercedes – Benz nuk jep hollësi për blerësin, informon INA.

E vërteta për makinën e Gruevskit u  zbardh vetëm përmes përgjimeve, ku ish- ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe bashkëpartiakët e saj ishin mahnitur me makinën.

Por një përshtypje  të paparë kishte shprehur edhe vetë Gruevski. Siç mësohet ai në disa raste ka shëtitur i vetëm me makinë rrugëve të Shkupit, gjatë orëve të natës.

Por kjo makinë me koston prej 600 mijë euro ka nxitur reagime të qytetarëve dhe partive politike.

Por menjëherë pas skandalit, partia në pushtet VMRO-DPMNE ka theksuar se makina nuk i takon Gruevskit, por është pronë e Republikës së Maqedonisë, konkretisht Ministrisë së Brendshme dhe shërben për nevojat e shërbimit të delegacioneve të huaja dhe politikanëve.

Me këtë makinë levizin shumë pak politikanë në vendet e BE-së. Edhe makina e Papës, Mercedes M, është më pak i sofistikuar dhe kushton më pak se 500 mijë euro.

Shiko se në çfarë makine drejton Gruevski:

 

July 11, 2015 19:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*