Merepeza: Presim të kthehen 12 mijë njerëz që kanë kërkuar azil në Gjermani

August 10, 2015 13:00

Merepeza: Presim të kthehen 12 mijë njerëz që kanë kërkuar azil në Gjermani

Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, Genc Merepeza ka inspektuar Portin e Vlorës nga ku u bëri thirrje azilkërkuesve të kthehen në vend me dëshirë pasi kështu shmangin penalizimet.

Ai tha se kërkesat për azil ekonomik nuk do të pranohen nga vendet e BE­-së, duke shtuar se ata qytetarë që nuk do të kthehen me dëshirë do të përballen me sanksionet për të mos udhëtuar drejt zonës Shengen për 5 vite.

Merepze theksoi se “bashkëpunimi i vazhdueshëm me autoritetet policore gjermane për parandalimin e azilkërkimit është në nivele të mira”, duke shtua se pritet kthimi i 12 mijë personave nga Gjermania.

“Presim kthimin e 12 mijë azilkërkuesve nga Gjermania. Të gjithë ato shtetas që do të kthehen vullnetarisht nuk do të penalizohen, ndërsa ato që nuk kthehen vullnetarisht mund të përballen me sanksione deri në 5 vjet për të mos udhëtuar drejt zonës Shengen”, tha ai.

August 10, 2015 13:00
Komento

2 Komente

  1. zoti August 10, 13:22

    Te kthehen mo evgjit? O ti mbash ti me buk? Ajt sikter shko qen

    Reply to this comment
  2. Darius August 10, 20:52

    O te mjeret ju…
    me 20-40€ kalon personin ku te dush e si te dush ne kufi.
    me 300€ kalon Tankun me gjithe zinxhire ne Pikat tuaja qe ju Rente Pika te gjitheve.
    Pse?
    Se ju jeni emeruar neper poste me PARE,dhe paret do dalin ne nje vend,se do shefi yt,shefit i kerkon Zv/ministri,ketij karabushit te fundit i kerkon Ai Koke xheli BRAVO CUNA,dhe pastaj vjen AYYY LART,RAMUSHI.
    Ky sistem vjedhjeje i FUKARENJVE QE KA NGRIT PARIA E TIRANES,eshte qe nga vitet 1990,sepse sklleverit jane per te paguar vecse leke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*