Mërgim Mavraj: Nuk kthehem te Kosova, unë jam për një Kombëtare

May 27, 2016 21:44

Mërgim Mavraj: Nuk kthehem te Kosova, unë jam për një Kombëtare

Mërgim Mavraj ishte në dyshim tek ekipi i parë i FC Köln, pas dëmtimit, por 29-vjeçari mbeti në qytetin e katedrales dhe mblodhi në gjysmën e dytë të sezonit jo pak minuta aktivizim dhe ndeshje të luajtura. Tani është duke pritur me padurim Kampionatin Europian të Francës, si pjesë e Shqipërisë. “Disa herë jam përpjekur për ta vënë veten atje, në finalet e Europianit, por nuk kam asnjë ide si do të jetë. Kjo është e vërtetë, – ka thënë Mavraj në një intervistë me “Kicker”. – Për një ekip kombëtar si Shqipëria kjo gjë nuk ndodh zakonisht. Eshtë një sukses që kurrë nuk e kemi përjetuar, ndaj nuk mund të kuptojmë plotësisht se çfarë do të ndodhë atje, por pritshmëritë janë të mëdha.”

Mbrojtësi qendror, me rrënjë kosovare, me zgjedhjen e tij ka plane të mëdha për në Francë: “Franca është një nga favorite në grupin tonë. Edhe Zvicra ka qenë gjithmonë e konsideruar nga rivalët, por kjo aktualja nuk është aq e fortë sa nën drejtimin e Ottmar Hitzfeld. Shqipëria? Njëri apo tjetri ekip, nëse do të na nënvlerësojë, atëherë kjo do të jetë karta jonë. Besimi ynë është i madh, se mund të shkojmë larg.” Marrja pjesë në “Euro 2016” për Mavrajn nuk ishte një çështje, edhe pse për shkak të një dëmtimi në gju e humbi pothuajse të gjithë sezonin:

“Më vjen mirë që trajneri dhe stafi më bënë pjesë të kombëtares për këtë event. Unë jam i ndershëm. Në qoftë se do të ishte në duart e mia, ndoshta do të kisha marrë vendimin e gabuar në këtë situatë .” Nga ana tjetër, i pyetur për temën e kombëtares së Kosovës, pas pranimit të saj në UEFA dhe FIFA, Mavraj nuk ka dilema për vazhdimësinë e tij:

“Gjenerata pas nesh ka për të vendosur të luajë për Kosovën. Personalisht, pas 10 vitesh do të luaja për Kosovën dhe jo Shqipërinë. Në situatën aktuale nuk e mendoj aspak afrimin te kombëtarja e Kosovës. Kjo është edhe kundrejt mirënjohjes dhe detyrimit moral që unë kam ndaj FSHF-së. Dëshira ime e madhe është që këto kombëtare të luajnë nën një simbol kombëtar, ashtu siç ka qenë gjithë kohës.”

May 27, 2016 21:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*