Merita antikomuniste nuk mund të futet në një thes

September 18, 2017 12:55

Merita antikomuniste nuk mund të futet në një thes

Artan Xh. DUKA

Dakord, mirë komunizmi (apo mëqaktë socializmi, se i pari mbeti në letra) vate se koha i doli kundër, po ç’ne akoma 30 vjet retorika antikomuniste të shërbejë si kriter për të vlerësuar njërin si burrë të mirë, e tjetrin si të keq! Pretendojmë demokraci, por ama, si dhe dje në monizëm, politika sërish tenton të ribëjë historinë mbi bazën e kultit ideologjik kur sot, me rregull treshi, por në invers, antikomunizmi të shndërron në njeri me vlera, patriot dhe demokrat (fut këtu lajmet më të fundit për Calin, heqjen e dekoratave etj).

Antikomunizmi në një thes!

Nëse garën e historisë e kryeson sot demokracia, vlerësimi bardhë e zi i së kaluarës stonon dhe është kundërproduktiv. Ndarja prej tij do të ishte distancimi më kuptimplotë nga e djeshmja që na është bërë rropoth.

Sot, në “thesin” antikomunist gjen si disidentin patriot, intelektualin demokrat që në udhëkryqin historik të luftës botërore, u entuziazmua nga zgjidhja e çështjes kombëtare e ofruar prej Boshtit (vallë nuk i falemi sot të huajit sërish?), qytetarin dinjitoz që tha me kurajo fjalën e vet në monizëm, pronarin që i dhëmbi shtetëzimi i pronës së vënë me djersë, klerikun patriot për të cilin feja e shqiptaria ishin një, të pafajshmin që u persekutua pa të drejtë, etj, ashtu dhe kolaboracionistin aktiv që ngriti pushkën ndaj partizanit, agjentin e grekut dhe të serbit, monarkistin antikomunist e antirepublikan që nuk e pati problem braktisjen e madhe të 7 prillit, abuzuesin dhe përvetësuesin ordiner të pronës publike në monizëm. Të rënin nga fiku i nomenklaturës për shkak të klaneve apo zullumeve në monizëm, pinjollët që iu kundërvunë me zell monizmit për inerci të të parëve, pronarin që u zhvesh nga prona e dhuruar nga pushtuesi, etj. Nuk janë të gjithë njësoj, e pra të gjithë antikomunistë!

Njeriun nuk e bën figurë me vlera historike thjesht antikomunizmi (të paktën nga kjo anë Skënderbeu të rrijë i qetë). Gjithnjë përfliten hapjet e dosjeve të monizmit dhe mirë bëhet, por ndërkohë pronë e publikut duhet të jenë edhe larmia e antikomunizmit në Shqipëri. Se të tentosh të djegësh depon e kooperativës apo të vrasësh mësuesen e fshatit, të bësh lojën e grekut e serbit, të ngresh dje pushkën kundër bashkëkombasit që luftonte për liri dhe sot ta etiketosh luftën nacional-çlirimtare si civile etj, sado antikomuniste apo antiqeveritare, zor se të bën demokrat. Të paktën me standardet e sotme edhe në perëndim.

Merita antikomuniste nuk mund të futet në një thes. Sot janë mbushur sheshet me monumente dhe buste të antikomunizmit shqiptar pa dallim. Nga ish-monarku e deri kolaboracionistë e trashëgimtarë të kauzave të tyre që ndonëse kanë qenë antikomunistë në origjinë, kanë qenë për motive krejt të ndryshme nga ato tonat sot apo disidencës reale gjatë monizmit (që iu kundërvu ideologjikisht sistemit nisur nga vlerat e afirmuara të demokracisë perëndimore pa flirtuar as me okupatorin apo më keq interesat greko-serbe). Një shoshitje e kujdesshme e dosjeve të antikomunizmit do të ishte një mundësi për të vënë në dukje realisht rolin dhe kontributin e disidencës shqiptare përkundrejt spekulimeve që janë bërë me flamurin e antikomunizmit deri më sot.

 Dy gabime nuk bëjnë drejtësi

Ajo çfarë nuk pritet të ndodhë në demokraci, është që në emër të antikomunizmit, nga njëra anë të rehabilitohet e të lëvdohet pa dallim, nga ana tjetër të denigrohet e kriminalizohet po ashtu. Përmes historianëve, shoqëria demokratike duhet të angazhohet në një proces analizimi pa komplekse, mirëkuptimi të konteksteve dhe mosparagjykimi ndaj së shkuarës dhe kriteri udhëheqës në vlerësim duhet të jetë jo ai ideologjik (siç është antikomunizmi), por patriotik.

Kështu p.sh, është e mirëkuptueshme që një pjesë e inteligjencës së shkolluar në perëndim (republikanë, socialdemokratë etj) para luftës të ishin dyshues, deri sfidues të rendit të premtuar komunist, sado bukur tingëllonte ai. Përvoja jashtë, hamendja apo intuita i bëri të tillë gjithnjë me perëndimin si model dhe kurrsesi axhendën greko-serbe në rajon.

Nga ana tjetër, komunizmi, si çdo gjë e re, u paragjykua që në gjenezë ndonëse edhe ai ofronte një ëndërr (që për një vend të skamuar ngjiti kollaj) sikurse edhe vetë feja që ndryshe nga ai, ende mbijeton pavarësisht dramave dhe tragjedive që kanë ndodhur në emër të saj (inkuzicioni, kryqëzatat etj). Ata iu kundërvunë komunizmit kur ai ishte akoma praktikisht në letër dhe vetëdija e publikut ishte minimale sepse problematikat në B.S. nuk mund të shndërroheshin kollaj në lajm si sot, aq më tepër për një vend të varfër, të zhytur në injorancë dhe analfabetizëm kronik.

E ndërsa mund të mirëkuptohen besimi apo mosbesimi tek fillimet e komunizmit, ajo që nuk lë vend për mirëkuptim është kundërvënia aktive ndaj tij si kolaboracionist aktiv, apo akoma më keq, si mashë e greko-serbit në rajon që kanë një axhendë shekullore antishqiptare me zanafillë 1913 (ndërsa vende të tjera, me agjenturat e tyre (CIA etj) kishin axhenda antikomuniste, por jo antishqiptare, antikomunizmi i sponsorizuar prej UDB e Asfalisë synonte jo thjesht ndryshim regjimi, por tkurrje të hartës shqiptare në Ballkan).

Në këtë kontekst, nëse antikomunizmi (apo komunizmi) nuk shihet apriori si kriter objektiv për vendin në histori të kujtdo, atëherë krijohet shansi që demokracia të futet në një cikël racional reflektimi ndaj së shkuarës (me të mira e të këqija, përgjegjësi e merita) që minimizon spekulimet, përplasjen emocionale dhe e shndërron të kaluarën problematike në referencë për ecje përpara dhe mospërsëritje gabimesh dhe jo shkop nën rrota si deri më sot.

Paragjykimi dhe ndroja ndaj historisë nuk ka vend në demokraci dhe politika duhet të mos trazojë gjërat kot më kot sikur lançon e largon monumente e buste, ashtu dhe kur dekoron apo heq dekorata vend e pa vend. Përfolja më e fundit e nismës për heqje dekoratash, nëse e vërtetë,  stonon me praktikën demokratike ku përgjegjësia është individuale dhe ajo vihet në kandar me meritat eventuale. Patriotizmi nuk përkufizohet nga ideologjia e nuk ka kuptim që ndërkohë që propozohet të hiqen dekoratat e agjentëve të serbit e grekut, të hiqen edhe ato të sigurimsave që i zbuluan ata. Dekoratat nuk jepen e hiqen në tufë. Mban era monizëm.

September 18, 2017 12:55
Komento

17 Komente

  1. Lira September 18, 13:31

    Shkrimi me i dobët që kam lexuar si nga ideja dhe shtjellimi.
    Ka vetëm replikë mllefese, analizë anësore e propogande qorre…

    Reply to this comment
    • shaqo September 18, 21:55

      Qenke paksa debile. Duket qe je pa shkolle se nuk paske kuptuar ” fare gjoje”.

      Reply to this comment
    • Che Guevara September 19, 00:16

      Nje shkrim i perpunuar nga nje mendje shume fisnike dhe idealiste!
      Me me teper guxim,do te behet e mundur qe te shfryhet tollombacja antikomuniste,qe ne fakt deri me sot i ka sherbyer antishqiptarizmit!
      Nje shikim dhe gjykim i ri i kellires “antikomunizem”,qe duket se po merr goditje nga shumica e popullit shqiptar!
      Doli nje fare fashisti A.Tufa dhe hodhi dorashken qe filmat dhe librat e kohes socialiste te mos shfaqen ne TV!
      Nje akt i tille tregon hapur se ketij njeriu,por edhe te tjereve antikomuniste si ky,u ka hyre dreqi ne bark nga frika se ka dale i deshtuar totalisht ai shtet i lumturise qe i premtuan popullit pas 90-tes!
      Me qenese nuk jane ne gjendje te ballafaqohen me socializmin me pune,mireqenie,arsim,shendetesi,mjedis,drejtesi,pyje,punesim etj,doemos qe do kerkojne te thyejne “pasqyren” q jo te pastrojne fytyren e tyre pis!
      Nuk e ka fajin “pasqyra” ,o A.Tufa,por ju qenuk prodhoni filma,libra etj me te mire se ato te spcializmit.

      Reply to this comment
  2. Divjaka September 18, 13:59

    Thuhet qe demkoracia na solli lirine e te mendimit e te Folurit ?

    Ne kohen e enverit nuk lejohej , qe te mendohej Lirisht … [ haaaaaaaaaa ]
    Sot eshte e lejuar , por asnje nuk eshte i Zoti te mendoje i Lire ,
    Sot njerzit duhet te mendojne ate qe i supozojne
    te mendojne ,
    dhe eshte kjo , ajo qe e konsiderojne Liri .

    Reply to this comment
  3. Divjaka September 18, 14:06

    Konkurrenza kapitaliste , bene IZOLIMIN e individit ,
    Jo vetem te Borgjezit , por akoma me shume edhe te Plebenjeve , duke i vene keta njeri – kundra tjetrit .

    Desocializzare per isolare

    Reply to this comment
  4. Ballist i Lodhur nga Injorantet September 18, 14:49

    Consumismo , nessuno é se stesso .
    é l’omologazione di massa .

    Strano tempo , il nostro .
    e oltrtutto , il tempo in cui l’elogio ,
    sempre ribadito ,dell’individuo trapassa senza soluzione di continuita , nell’annullamento dell’individuo per il tramite della suo INTEGRAZIONE , nel mondo totalmente amministrato della tecnica e del consumo .
    Si ha , cosi , il trionfo di una realta irreale
    e inautentica in cui — con le gramatiche Heiderggeriane di Essere e tempo [27 – ognuno é gli altri , e nesuno e se stesso ]

    La nostra é , effettivamente , la prima societa di conseso di massa e dell ‘omologazione di massa ::
    Ognuno pensa come si pensa ,
    Vive come si vive ,
    desidera come si desidera e ,
    non in ultimo ,
    Dissente come si dessente .

    Con la grammatica dei Minima moralita di Adorno , il potenziamento smisurato dell individuo
    a opera del discorso del capitalista determina , per cio stesso , LA MORTE DELLA SOGGETTIVITA .

    L’iposizione coatta dei modelli COMPORTAMENTALLI
    E DEGLI stili di vita a opera della Moda
    e della PUBLICITA ,
    permette non soltanto di rilanciare sempre il movimento della valorizzazione del Valore
    , ma anche di controllare gli individui capillarmente .lasciandosi viveri nell’ILLUZIONE DI ESSERE LIBERI e AUTODETERMINATI .

    Quando in realta — lo sappiamo – Sono Controllati ,
    sorvegliati e direti Millimetricamente dalle strategie ,
    Panoptiche del Consumo .

    Ndoshta fjalet e Enverit , tingellojne
    me bukur Italisht .

    Reply to this comment
  5. intelektuali September 18, 15:18

    HEQJA E TITUJVE DHE DEKORATAVE TE ENVERIT ESHTE NJE AKT I VONUAR I POLITIKES SONE KOMBETARE

    Deri kur shqyptaret do te jene me trunin me te ndrydhur dhe te nenshtruar ne Bote?

    Reply to this comment
    • Veterani September 18, 15:43

      Intelektual ,
      Ja hoqem dekoraten komunisteve , qe
      derdhen djersen e ballit per ndertimin e shqiperise ,
      Dhe ta Varem ne qafen tende Dekoraten e KESTEVE
      sepse , bytha jote djersiu shume ,
      duke u Jargavitur sa me Italionet , gjermanonet
      dhe me te gjitha ata qe te Paguanin me mire .

      A nuk me thua , ç’fare i thate ju Intelektualet Shiperise ?

      Reply to this comment
    • floriri i Bençes September 18, 22:22

      Dekoratat do t’ja heqim Sali Qenit dhe ty.

      Reply to this comment
  6. Rezi September 18, 15:38

    Historianët mund të shkruajnë historinë duke hyrë “lakuriq” në arkivat e historisë, që do të thotë të zhvishen nga njëanshmëria. Vetëm kështu shkruhet e vërteta, në bazë të fakteve. Prandaj e vlerësoj këtë analizë të bërë në gazetën tuaj.

    Reply to this comment
  7. Veterani September 18, 15:43

    Intelektual ,
    Ja hoqem dekoraten komunisteve , qe
    derdhen djersen e ballit per ndertimin e shqiperise ,
    Dhe ta Varem ne qafen tende Dekoraten e KESTEVE
    sepse , bytha jote djersiu shume ,
    duke u Jargavitur sa me Italionet , gjermanonet
    dhe me te gjitha ata qe te Paguanin me mire .

    A nuk me thua , ç’fare i thate ju Intelektualet Shiperise ?

    Reply to this comment
  8. Mark uk September 18, 15:56

    kumandar intelektuali ,nuk po di pse ala shkrujn keta komunista , a nuk me thu , i nerumi nastradin pse
    eruropa e amerika i len gjall keta morra te kuç?
    me nerime prej inglitere Mark uk

    Reply to this comment
    • Bulli September 18, 22:25

      Do te gjejme edhe ty mor shkedhate qe je i regjistrum ne Angli si kosovar.

      Reply to this comment
      • Mark uk September 19, 09:14

        Bulli
        ata shajta nanen ty more zagar , qe ofendon , Vec emni kallzon shume sa i mecem je , bull hajde edhe ti se nji ketu ne ingliter se po te regjistroi si kosovar , e me punu per mu me la makinat ne lavazh ,
        po komunistat ne inglitere nuk po i pranojne .

        Reply to this comment
  9. proletar September 18, 17:17

    E majta keto 27 vite ka ndryshuar shume ,
    per mos te vdekur .
    Eshte nje mekat ky , qe ka sakrifikuar jetet tona , dhe panvarsine tone .
    Ajo qe e bene me te trishtueshme , eshte se kjo sakrifice e saj eshte e padobishme ,
    ku me politikat afat gjata perfiton vetem e djathta ,.
    Sa burra e gra te ndershem rane ne dashuri me nje te majte qe nuk i donte aspak .
    Tashme e majta ka vdekur , ajo e kupton se vetem gjaku i thate ne venat tona ka mbetur ,
    Kurse ata kane mbijetuar te gjithe
    Do te mbetet ne histori kjo e majte ,
    Per dorzimin e popullit tek tmerri i totalitarizmit te Tregut , duke mos mbrojtur interesat e atyre qe i votuan .
    Tradheti .

    Sa ka ndryshuar ekonomia shqiptare ?
    Nga uzinat
    Fabrikat
    kombinatet , tekstile e ushqimore ,
    [ fanellata jone ……….kutit e qumshtit , konservat e peshkut dhe te mishit ]
    AGRIKULTURA bio …..

    Po Sot ç’fare prodhon shqiperia ?
    Tajvaniste me keste ..
    Balliste te dekoruar ,
    ç’dekorim te atyre djemve te rinje qe dhane jeten per çlirimin e atdheut .

    Kurveri .
    Hashash
    Muzike mejhanesh ,
    mode Kam-kumesh ,
    Prodhojme Emigrande , ne vend te pare .
    per 27 vite , i vetmi sukse eshte asfaltimi i rrugeve , Ku po aty kane gjetur vdekjen
    aq shume shqiptare , sa nuk vrau as Hitleri me Duçen bashke .
    Po Pensionet , VALLE KY KAPITALIZMI ,
    ju ka garantuar ?
    Brezi yne rrezikohet , dhe do te marre vetem sa per nje cope Buke ,
    KURSE FEMIJET tane ta harrojne .

    Popull , shendet e bythe te forta ,
    se dite me te feshtira do te vine ,
    Keni kohe te enderoni Enverin ,
    Enveri do tu duket si jEZUkrishti perpara kesaj
    katrahure te quajtur demokraci .

    Reply to this comment
  10. fshatari pafshat September 18, 17:40

    Te vdekurit me vete
    Dekoratat i kane mare
    Nuk mund te cbehet
    Perjetesia
    Me kazma e lopata
    E dekoratave te luftes
    E te Punes
    Dhe te ballisteve
    As te tradhetareve.

    Kur bota perseri te permbyset
    Perndryshe
    Nuk mund te gjalloje
    Dhe nga miresia
    Ajo tejmbulohet
    Atehere
    Kujdes duhet bere
    Qe te mos shuhet Shqiperia
    Ngaqe pasardhesit
    Se qeshuri do shklyhen
    “Per vdekje”
    Me demokracine antikomuniste
    Dhe antikomunizmin demokratik
    Te te mjereve paraardhes.

    O Zot, na ruaj !
    Nese ekziston
    Ne te kundert
    I mbetet Natyres
    Ty te krijoje.

    Reply to this comment
  11. lili September 18, 17:47

    aman, vetem mos na thoni se kemi pasur antikomunista ne qeverisjen e Shqiperise gjate ketyre 27 vite!
    Te gjithe komunista,qe shtirren si antikomunista…
    pra mos na perzini me mutin tuaj.
    Dini nje figure antikomuniste me ma permend ketu?Josepse Antikomunistet e vertete qe moti i keni vrare.
    Te tjeret, dmth familjaret e tyre as nuk mendojne per komunizm se komunizmi ka vdekur, po kerkojne drejtesi e kerkojne ndeshkim jo te komunizmit se ajo eshte ideologji,qofte e shemtuar a jo, po ndeshkim te krimeve qe jane ba ne emer te komunizmit nga njerezet aspak komuniste po kriminele.
    Pra kerkojme qe kriminelet te asaj e kesaj kohe te denohet per krimet, qe engrenazhi qe ka mundesuar keto krime me ndodh te studiohet e anazlizohet per te pare kush ishte pergjegjese e kush jo. Se gjithe populli nuk ishte kriminel, po populli u detyruar me u ba katil. Pse nga kush ,jane pyetje qe duhet te na interesoje te gjitheve, e jo kjo ‘lufte’ qe artificialisht po mbahet gjalle nga disa per interesat e tyre;; sa ma shume zgat kjo lufte aq ma mire per zuzaret qe po sakatojne popullin ,qofte komuniste,qofte antikomuniste.
    Pra stop kesaj loje te felliqte edhe po, nje reflektim per te mesuar nga Historia qe mos te perseriten punet! U pajtuat me naziste e fashiste te botes e antikomunizmi i shqiptareve qenka pengese per ju?
    pfff
    njereze pa vlere qe tallen me kombin e tyre me tema false!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*