Merkato e Superiores. Kukësi dhe Skënderbeu nuk humbin kohë, nisin blerjet

June 18, 2017 17:07

Merkato e Superiores. Kukësi dhe Skënderbeu nuk humbin kohë, nisin blerjet

Edhe pse nuk është hapur zyrtarisht merkatoja e transferimeve të kësaj vere, disa prej klubeve shqiptare kanë nisur të bëjnë përforcimet e tyre.

Deri tani më aktivët kanë qenë Kukësi dhe Skënderbeu, ndërkohë që nuk ka mbetur pas as Flamurtari. Kampionët e Kukësit janë duke mbyllur përfundimisht transferimet e 2 lojtarëve dhe bëhet fjalë për spanjollin Alberto Serran dhe mesfushorin  vlonjat Hair Zeqirin.

Të dy këta futbollistë pritet të firmosin kontratat e tyre ditën e hënë, përpara se Kukësi të dorëzojë listën e skuadrave në UEFA, në prag të debutimit në Ligën e Kampioneve.

Edhe Skënderbeu ka bërë jo pak lëvizje gjatë këtyre ditëve. Skuadra korçare ka mundur të sigurojë Donjet Shkodrën, Bruno Ditën dhe Goran Vujovic, por ajo nuk ndalet këtu.

Mësohet se së fundmi Skënderbeu ka bërë një tjetër blerje, atë të Afrim Takut nga Tirana. Mesfushori që sezonin  e kaluar shënoi 9 gola, pritet t’i bashkohet skuadrës së tij të re në Slloveni, për të bërë përgatitjet për Europa League.

Partizani, pasi siguroi Gerhard Prognin, arriti të sigurojë edhe qëndrimin e Gëzim Krasniqit, me këtë të fundit që e rinovoi kontratën me të kuqtë edhe për 1 sezon tjetër.

Ndërsa Flamurtari i ka shtuar radhët e tij me 4 futbollistë të tjerë. Ditët e kaluara, klubi vlonjat arriti të sigurojë shërbimin e mbrojtësve Ditmar Bicaj dhe Siljanovskit. Atyre iu bashkuan portieri nga Kosova Adis Nurkovic dhe Ardit Hoxhaj, për të cilin ky është një rikthim tek skuadra e Flamurtarit.

June 18, 2017 17:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*