Poznan / Ballkani Perëndimor dhe BE, ç’mendojnë Merkel e Macron

July 5, 2019 22:25

Poznan / Ballkani Perëndimor dhe BE, ç’mendojnë Merkel e Macron

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të premten se Bashkimi Evropian synon të mbështesë partnerët në Ballkanin Perëndimor në të ardhmen e tyre evropiane dhe të lehtësojë përparimin e tyre drejt integrimit, sepse kjo është përgjegjësi strategjike e bllokut.

Ajo i bëri këto komente në përfundim të takimit të kryeministrave nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me kolegët e tyre nga vendet anëtare të Bashkimit evropian në Poznan të Polonisë, për të diskutuar mbi procesin e anëtarësimit në bllok.

Takimi në Poznan është në vazhdën e atij që është quajtur procesi i Berlinit, i organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014, për të shfaqur përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj aspiratave të rajonit për anëtarësim.

“Pra kjo nuk është një ngjarje që e bëjmë për të tjerët, por kjo është edhe në interesin tonë. Nëse e shihni më gjerë, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rrethuar me vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe këtë e shohim si përgjegjësi strategjike”, tha zonja Merkel, sipas së cilës janë shënuar përparime në rajonin e Ballkanit, por vështirësitë mbeten aty.

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, po kërkojnë garanci se rruga e anëtarësimit është e hapur, pasi disa udhëheqës evropiane ngritën mëdyshjet për gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u zgjeruar.

Të hënën presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se “do të refuzoj çfarëdo zgjerimi para se të kryhen reforma të thella në funksionimin institucional të Bashkimit Evropian”. Zgjerimi kërkon mbështetje të njëzëshme të vendeve anëtare.

“Pajtohem me pikëpamjet e presidentit Macron se mekanizmat e BE-së duhet të përmirësohen”, tha kancelaria Merkel. “Nuk e shoh këtë si braktisje të negociatave për zgjerim”.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e kritikoi sot Bashkimin Evropian për shtyrjen hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe i bëri thirrje bllokut që t’iu ofrojë vendeve të Ballkanit një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian shtyu për në vjeshtë vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të mëdyshjeve të disa vendeve anëtare, përfshi Francën dhe Holandën.

Serbia dhe Mali i Zi, llogariten si më me avantazhe, ndërsa Maqedonia e Veriut shpreson që marrëveshja me Greqinë rreth emrit të saj, do t’i hapë dyert e BE-së.

Serbia megjithatë, nuk mund të përparojë në proces pa një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të premten në Poznan se mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse janë të mëdha, mund të zgjidhen por ekziston një rrafsh më i gjerë politik, ku duhet të merren vendime të guximshme, tha ai duke theksuar se duhet një kuadër i një marrëveshjeje mbi bisedimet për njohjen e ndërsjellë të të dyja vendeve në kufijtë ekzistues të tyre.

Në përgjigje të kësaj, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se nuk e kupton “çka do të thotë njohje e ndërsjellë, sepse për ne nuk është e domosdoshme njohja nga Prishtina”.

Beogradi akuzon Prishtinën se ka bllokuar procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me vendosjen e taksave 100% ndaj mallrave serbe në nëntorit të vitit të kaluar dhe kërkon heqjen e menjëhershme të tyre, ndërsa Prishtina akuzon Beogradin për kushtëzim bisedimesh.

Qëndrimet e pandryshuara të palëve bënë që të dështojë edhe një nismë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në fillim të këtij muaji për ripërtëritjen e bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve që aspirojnë integrimet evropiane./  VOA

 

July 5, 2019 22:25
Komento

3 Komente

  1. Vaso Pasha super OSMAN ne Liban July 5, 22:51

    Skllever!
    Shikoni endra! Kjo po ja nxjerr fundin Gjermanis e juve ju don fort.

    Reply to this comment
  2. Arben July 6, 07:13

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik.

    Skllav I bindur deri ne vdekje

    Reply to this comment
  3. Lili July 6, 13:31

    Kjo tregon se Macroni nuk eshte per politike te jashtme e nuk njeh interesat e evropes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim