Merkel, Cameron, Renzi, dhe Rajoy të dielën në Paris përkrah Hollande

January 9, 2015 20:16

Merkel, Cameron, Renzi, dhe Rajoy të dielën në Paris përkrah Hollande

Krerët europianë janë solidarizuar me francezët pas rasteve të njëpasnjëshme të pengmarrjeve.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ai i Italisë, Matteo Renzi së bashku me kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy dhe kancelarin e Gjermanisë, Angela Merkel do të jenë përkrahë Presidentit të Francës, Francois Hollande në marshimin e Paqes në Paris të dielën.

“Nuk do të lejojmë që frika të na ndryshojë”- shkruan Matteo Renzi në rrjetin social “Twitter”duke shtuar se në kryeqytetit francez do të zhvillohet manifestimi në mbështetje të Charlie Hebdo.

Po përmes rrjetit social “Twitter” kanë konfirmuar praninë e tyre në Paris të dielën edhe Cameron e Rajoy, ndërkohë që mediat franceze thonë se do të jetë e pranishme edhe kancelarja Merkel.

January 9, 2015 20:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim