Merkel dhe Macron nën presion të madh

June 19, 2018 17:54

Merkel dhe Macron nën presion të madh

 

Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron do të këshillohen për reformat e domosdoshme në BE. Politika ndaj refugjatëve dhe reformat në Eurozonë, janë ndër temat kryesore.

Ky konsiderohet edhe takimi vendimtar në prag të samitit të BE-së, i cili mbahet më 28 dhe 29 qershor. Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron duan të gjejnë zgjidhje të përbashkëta në kështjellën Meseberg në Brandenburg për linjat e reformave në BE.

Takimi mbahet në kuadër të këshillimeve gjermano-franceze që zhvillohen çdo gjashtë muaj. Në qendër të vëmendjes do të jetë politika ndaj refugjatëve dhe azilit, politika e mbrojtjes dhe e sigurisë në Eurozonë. Në mbrëmje pritet në Gjermani edhe presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker. Ai do të bisedojë edhe me sipërmarrësit në Gjermani pas grindjeve tregtare me SHBA-në si dhe për problemet e digjitalizimit.

Mungesa e unitetit

Merkel po përballet me presione të mëdha në prag të këtij takimi. Lideri i CSU-së, Horst Seehofer i ka paraqitur asaj një ultimatum që deri në fillim të korrikut të gjejë zgjidhje evropiane për çështjen e refugjatëve. Merkel dhe Macron duan që të gjejnë zgjidhje të përbashkët evropiane për çështjen e azilit dhe standardet e azilit në Evropë. Qëllimi është edhe krijimi i një autoriteti të përbashkët evropian për refugjatët. Këto autoritete do të punonin në zonat e jashtme kufitare të BE-së. Ndërkohë që Frontex-i duhet të shndërrohet në një polici kufitare.

Ka dhe pika mosmarrëveshjeje mes Merkelit dhe Macronit, në lidhje me Eurozonën. Macroni do të donte një buxhet të përbashkët për vendet e zonës së Euros. Ai e konsideron si të mundur edhe zgjedhjen e një ministri të përbashkët për financat. Qeveria gjermane është kundër. Ajo do të donte krijimin e një buxheti të përbashkët për investime në Eurozonë.

“Të flasim me gjuhë të përbashkët”

Shefi i grupit parlamentar ekologjist Anton Hofreiter kërkon një ofensivë të investimeve në Evropë, me qëllim zbutjen e dallimeve ekonomike mes vendeve. “Nëse Angela Merkel dëshiron të ketë solidaritet, atëherë duhet t’u bashkangjitet angazhimeve të presidentit Macron në çështjen e reformave dhe jo të merret me gjoja zgjidhje”, tha Hofreiter për agjensinë DPA.

Parlamentarët gjermanë dhe ata francezë presin nga ky takim në Meseburg “përparime esenciale”, në radhë të parë në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes.

a.s/dita

June 19, 2018 17:54
Komento

1 Koment

  1. europa ne rrezik ! June 19, 17:58

    vetem sexi shpeton europen
    mriklla duhet ti thoj Jacron- makrronit
    ndersa Macroni Ui Madam 🙂

    dhe gjithcka rregullohet .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim