Merkel, e preferuara e shqiptarëve

August 13, 2018 19:10

Merkel, e preferuara e shqiptarëve

Angela Merkel është liderja e huaj që simpatizohet më shumë nga shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë përfundim arrin një anketim i agjencisë së njohur të sondazheve ‘Gallup International’ për popullaritetin që liderët botërorë kanë në shtete të ndryshme të botës.

82% e të pyeturve në Shqipëri dhe 77% e të pyeturve në Kosovë kanë mendim pozitiv për Kancelaren gjermane.

Për numrin e simpatizantëve të Merkelit, Shqipërinë e kalon vetëm Vietnami me 1% më shumë. Aq popullore sa në Shqipëri e Kosovë, ajo nuk është as në vendin e saj ku pëlqehet nga 54% e pyeturve.

Pas Merkelit, simpatinë e shqiptarëve e ka marrë Papa Françesku. Kreu i Kishës Katolike Botërore pëlqehet nga 77% e të pyeturve në Shqipëri, ndërsa në Kosovë e kanë ndër liderët më pak të preferuar.

Interesant është fakti se Presidenti rus Vladimir Putin simpatizohet më shumë nga shqiptarët se ai amerikan Donald Tramp. Diferenca është me 1% në favor të Putinit.

Megjithatë duke qenë edhe kombi më pro-amerikan në botë, Trump gëzon më shumë mbështetje mes shqiptarëve sesa në të gjithë vendet e tjera të rajonit. Ndërsa Vladimir Putin në Ballkan mbështetet më së shumti nga serbët dhe grekët.

Në sondazhin e zhvilluar në 55 vende të botës, më popullori është Papa Françesku që ka një mbështetje 56%.

Mes 12 liderëve, më pak i vlerësuari është Hasan Rohani i Iranit me një nivel vlerësimi 24%. Anketimi përfshin periudhën Tetor – Dhjetor 2017.

o.j/dita

August 13, 2018 19:10
Komento

10 Komente

  1. mos ja fusni kot nashi ! August 13, 19:58

    per mu e ashte Fam.Kardashjan

    Reply to this comment
  2. Walter August 13, 21:36

    Popull servil qe Nuk ka deshire te ndertoj diçka per atdheun e vet. Prandaj e duan Mama Merkelin kaq shume. Se shpresojne se do I hedhi ndo nje here nje kothere.

    Por popuj varfanjak asnjehere Nuk kan mundesi te shofin pikpamjen e madhe, gjithmone jan te fokusuar te paraja qe mund te bejne shpejte dhe me hile.

    Edhe Afro-Arabet e duan Mama Merkelin sepse ajo I Futi ne Gjermani dhe I dha gjithe te mirat e pasurise Gjermane, Por eshte nje pasuri e siguruar me djersen e popullit Gjerman. Jo popujve Afro-Arab qe vin ne Gjermani, jetojne ne kurizin e Gjermaneve, pjellin si bubureca dhe sulmojne vajzat Gjermane me perdhunime dhe shoqerine e pergjithshme me sulme Teroriste. Zona te Tera ne qytete Gjermane jan kthyer ne “No Go” per vendalinjte dhe policine.

    Keto Jane pasojat e qeverise Merkel. I vuri ne rrezik qytetaret e vendit te vete, Per te ndihmuar parazita. Vetem qe te dukesh “humanitariane.”

    Dhe ne si popull budalla dhe naiv, adhurojme nje Grua pa femije….qe Po shkaterron Europen, civilizimin Europiane. Pse ta çaj koken Mama Merkel? Ajo eshte sterile dhe kur te vdesi, do vdesi linja e saj. Kur Gjermania te kthehet si bota e trete qe Merkel Po importon me miliona….Çfare do themi ne si popull? A do emigrojme me ne Gjermani? Do I thurrim elozhe Mama Merkel kur Berlini do duket si Baghdadi?

    Çohuni nga gjunjet O popull Shqiptar! Mjaft u bete servila te ketyre “liderave” te felliqur.

    Ne qofte se doni idhuj nga Europa….adhuroni nje burre te vertet Europiane. Adhuroni patriotin Viktor Orban. Huniadi I keti shekulli.

    Reply to this comment
    • katarakti August 14, 10:31

      Ty te qenka bere mendja fe. Qenke nje lloj fondamentalisti, njelloj siç jane edhe talibanet. Por nga ana tjeter. Ndofta je gati te fillosh luften vellavrasese ne Shqiperi per hir te dallimeve fetare, Njelloj siç ngjau ne Bosnje.
      Shqiperia e shqiptareve,
      Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje.

      Reply to this comment
      • Walter August 14, 15:25

        Se shof vetem nje Fe qe shtyp njerezit me makina, apo sulmojne vajzat ne koncerte. Jo Nuk eshte vetem feja, nje pjese e Afrikaneve qe vijne, jan me fe kafsherie. Kanibal Po thuajse.

        Te sjellesh boten e trete ne Europe, do e beshe Europen si bota e trete.

        Ti e ke humbur Fare piken. Un nuk Po flas Per lufte vellavrasese ne Shqiperi. Ate deshire e kan ish-Shqiptar si Lavdrim Muhaxheri apo Hoxha Krasniqi.

        Po Shqipëria e Shqiptareve. Por jo Shqipëria e Sirianeve apo Shqipëria e Kongoleseve. Europa e Europianeve.

        Mama Merkel Nuk e shef keshtu. Per ate Sudanezet dhe Afganet jan “Gjermanet e rinj.”

        Duke suportuar kete Shtrige, ju Po suportoni vdekjen e Europes. Vecanteria e Europes do zhduket ne qofte Se pushtimi demografik nga bota e trete vazhdon pa fund.

        Udheheqes I forte eshte Orban. Ai thot stop! Hungaria Nuk do humbi ngjyren dhe vlerat e saja, per hir te Merkel. Budapesti do mbetet Europian. Nuk do kthehet ne Afrike.

        Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku August 13, 21:44

    Ne fakt ne Rusi kish dale qe Edvin Bytho Ramen e pelqenin 82% e te pyeturve, kurse Sali Koqe Berishen e preferonin vetem 14%. Cudine me te madhe e kish realizuar nje plak 82 vjecar nga Irkutsku qe preferonte Enver Koqe Hoxhen, po nuk e dinte qe kishte vdekur,

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic August 14, 02:04

    MERKELI PREFEROHET SE SHQIPTARET MENDOJN QE mERKEL DO TI NDIHMOJE SHQIPTARET TE bASHKOHEN SI kOMBE.
    Keshtu Merkenm si kryetar e Evropes duhet ti bashkangjite SHBA-se per te rregulluar kombin e coptuar shqiptare,
    Kjo eshte arsyeja qe shqiptaret e p[referojn ne mase MERKEL.!

    Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE August 14, 05:29

    Zonja e nderuar Merkel, kufijte ne Ballkan nuk ndryshojne po qe se priten kufijte e mbrendshem te Shqiperise, qe po i ndajne e coptojne shqiptaret dhe SHQIPERINE artificialisht, po me ndihmen e Evropes Plake dhe Rusise Cariste (qe edhe sot fatkeqesisht po I luajne te njejtat lojera anti shqiptare!)…
    Prandaj, SHBA, ju si BE dhe e gjithe bota duhet te kendelleni dhe te shihni sa e keni copetuar Shqiperine dhe prerja e kufijve te mbrendshem te saj nuk e demton askend dhe nxjerr ne drite popullin nga me te lashtet e Evropes – iliro-shqiptaret…
    Mos t’u mashtrojne e genjejne me fqinjet dinake e pushtues te Shqiperise e te shqiptareve (serbet, bullgaret, greket, maqedonet, malazezet) qe po mbajne toka te pushtuara shqiptare edhe ne kete fillimshekull!
    Kthjelluni, se eshte koha te kendelleni!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. Arben August 14, 06:45

    Shume mire, atehere nuk ka perse te kete frike nga

    fjala e popullit ne referendum per fatin e kosoves.

    me duket se keto publikime jane propogande e paster.

    Reply to this comment
  7. info analitike August 14, 12:43

    Mos shoke! Vendin e pare na e paska marre Vietnami.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*