Merkel fillon sot me Tiranën turin e saj ballkanik: Vizitë në kohën e duhur

July 8, 2015 11:43

Merkel fillon sot me Tiranën turin e saj ballkanik: Vizitë në kohën e duhur

Një vizitë në kohën e duhur. Kështu perceptohet vizita sot ( 8 korrik 2015) në Tiranë e kancelares Merkel në fillim të turit të saj ballkanik, i cili vijon nesër në Beograd dhe mbaron po nesër (9 korrrik 2015) në Sarajevë. Dr. Albert Rakipi, Drejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare në Tiranë, thotë për DW se vizita në Tiranë i kancelares Merkel është shumë i rëndsishëm në disa aspekte.

“Në atë të marrëdhënieve dy palëshe Gjermani-Shqipëri. Gjatë 25 viteve të fundit është ndërtuar një marrëdhënie e konsoliduar, në rritje mes një fuqie europiane si Gjermania dhe një vendi të vogël si Shqipëria. Është kuptimplote shifra prej më shumë se 1 miliard eurosh kontributi gjerman që nga viti 1988, shifër që i jep Gjermanisë vendin e një prej donatorëve më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm për Shqipërinë. Mes dy vendeve ka edhe një marrëdhënie politike në rritje sidomos pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO-s.”
Aspekti tjetër është ai rajonal. Përmirësimi i marrëdhënieve mes Shqipëris ë dhe Serbisë pas vizitave historike të kryeministrit Rama në Beograd dhe kryeministrit serb Vuçiç në Tiranë, të dyja vendet fqinjë ballkanike shihen potencialisht si promotorë të pajtimit dhe bashkepunimit në rajon.
“Gjermania mbështet procesin e pajtimit në Ballkan si parakusht të bashkëpunimit, duke u bazuar në modelin e vendeve europiane, që kanë kapërcyer trashëgiminë konfliktuale, armiqësore të historisë së tyre. Dhe ky është modeli më i mirë i ecjes përpara. Kështu ka ndodhur me Gjermaninë dhe Francën, model që u vu në themel të BE”, thotë Rakipi.

Si është situata sot në Balllkan?

Sfida e procesit te pajtimit në Ballkan dhe roli pozitiv, që Tirana duhet të luajë që ky proces të shkojë përpara shoqërohet me shumë sfida të tjera.
“Megjithë përparimet e arritura nga Shqipëria dhe vende te tjera të Ballkanit Perëndimor në përgatitjen e tyre për të qënë një ditë vende anëtare të BE, pra shtete të stabilizuara, funksionale, shoqëri demokratike, standarte ekonomike, Ballkani nuk ndodhet në një pozitë shumë premtuese. Ka pothuajse një dështim të sistemit demokratik në Maqedoni, ka një demokraci shumë të brishtë dhe shtet jo funksional në Kosovë, po kështu edhe në B-H. Shqipëria dhe Serbia kanë një nivel të ulët të funksionimit të demokracisë dhe shtetit. Ka probleme, që lidhen me politikat e brendshme, marrëdhëniet ndërshtetërore në Ballkan. Kriza e madhe politike dhe ekonomike në Greqi mund të ngadalëësojë procesin e integrimit europian dhe të ketë implikime negative në çështje ekonomike dhe politike”, thekson Rakipi.
Në këtë kontekst vizita e kancelares gjermane sot në Tiranë dhe nesër në Beograd dhe Sarajevë është historike dhe në kohën e duhur.
“Për t’i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit europian që në rradhë të parë ka të bëjë me politikat e brendshme dhe me procesin e ndërtimit të shteteve në këtë pjesë të Europës. Ka një moment të rëndësishëm në Ballkan për të patur vëmendjen e Gjermanisë, fuqisë më të madhe europiane, madje një nga fuqitë botërore. Kjo mund të shihet edhe në një kontekst ndërkombëtar, kur vëmendja e BE, vendeve perëndimore dhe SHBA është drejtuar në vatra me rëndësi më prioritare, kur është puna për çështje të sigurisë, si zhvillimet në Lindjen e Mesme”, thotë Z. Rakipi.

Çfarë duhet t’i kërkojë kancelarja Merkel Tiranës, Beogradit dhe Sarajevës?

Natasha Srdoc, drejtore e Institutit të Adriatikut, për politikat publike, një think tank i mirenjohur ne Europë, që merret me studime, analiza dhe kërkime për vendet e Europës Jug-Lindore, thotë për DW:

“Vizita e kancelares Merkel në Tiranë, Beograd dhe Sarajevë mund të ketë rëndësi për sigurinë dhe paqen jo vetëm në rajon por edhe në Europë dhe SHBA, nëse kancelarja Merkel kërkon dhe monitoron sundimin e ligjit dhe një gjyqësor të pavarur në këto vende; kërkon gjetjen e qindra miliarda dollarëve, që janë dalje të paligjshme financiare përmes krimit, korrupsionit, evazionit fiskal, që i kanë shkaktuar ”hemoragji” buxheteve të vendeve të Ballkanit; konfiskimni e pasurive te paligjshme të grumbulluara nga politikanë të korruptuar dhe partnerët e tyre private në krim dhe kthimin e tyre për taksapaguesit e vendeve të Ballkanit.”
Srdoc thekson se “bashkëjetesa e korrupsionit politik me krimin e organizuar në Ballkan, kombinuar me pastrimin e parave kanë qënë faktorët kryesorë te konflikteve rajonale dhe paqëndrueshmërisë ekonomike. Srdoc mendon se “në vendet e Ballkanit duhet të ndiqet i njëjti veprim i autoriteteve amerikane në Ukrainë: ndjekja, ngrirja dhe riatdhesimi i pasurive të paligjshme të grumbulluara nga zyrtarët e korruptuar të Ukrainës.”

Orientimi pro-europian i rajonit dhe konteksti gjeopolitik i vizitës së kancelares Merkel

Në këtë situate jo shumë premtuese lidhur me kriteret, që kërkon përparimi në afrimin me BE, vende të tjera, jashtë rajonit, janë të interesuara për të patur dhe rritur ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor.

“Vizita e kancelares Merkel në Tiranë duhet parë edhe në një kontekst gjeopolitik. Ka përpjekje të fuqive jashtë rajonit, perfshirë edhe Rusinë, që të kenë ndikim në rajon. Në Shqipëri dhe në gjjthë rajonin nuk ka asnjë hezitim, kur ështe fjala për orientimin proeuropian dhe të ardhmen europiane të rajonit. Por megjithate flitet edhe për plane të tjera për të ardhmen e Ballkanit. Nderkohë që e ardhmja në BE është zgjedhur me sistemet politike, që ka zgjedhur Shqipëria dhe vendet e Ballkanit. Pra nuk ka një plan B, që të mbështetet në një system tjetër politik, që të ketë fuqi tërheqëse. Edhe në Beograd, pavarësisht nga hezitimet lidhur me politikën e jashtmne të BE, BE mbetet fuqia e vetme tërheqëse për të ardhmen e vendeve dhe shoqërive të Ballkanit.”

Reformat – çelësi i përparimit drejt BE

Për Gjermaninë dhe BE është e rëndësishme që rajoni ta shikojë të ardhmen e vet drejt Europës. Në këtë perspektivë mbështetja e Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe rajonit është e domosdoshme.
“Përparimi në procesin e integrimiut europian do të varet nga vullneti i elitave politike për të vazhduar reformat, që kanë të bëjnë me sistemin politik, ekonominë e tregut, shoqërinë demokratike. Në Shqipëri ndodh që krijohen mite. Në vitet e fundit është folur për një lloj ”marrëdhënieje ekskluzive të Gjermanisë me Shqipërinë”, gjë që reflekton një nivel të pazhvilluar të shoqërisë shqiptare lidhur me modernizimin e saj”, thotë Rakipi.
Vizita e kancelares Merkel ne Tiranë bëhet disa javë para Konferencës së Vienës, që vijon atë të Berlinit , të inicuar nga kancelarja Merkel në gushtin e vitit të kaluar, ku qëllimi kryesor ishte të tregohej zotimi ndaj procesit të zgjerimit të Europës me vende të Ballkanit Perëndimor. Konferenca hapi procesin e njohur si ”procesi i Berlinit”, ku Shqipëria paraqiti vizionin e saj për Ballkanin si “një rajon në paqe, i përgatitur për t’iu bashkuar BE, duke garantuar një jetë dinjitoze për qytetarët e tij”.

 

July 8, 2015 11:43
Komento

3 Komente

  1. filozof S.Karovica July 8, 12:13

    MERKEL:Shqipetaret duhet te bejne reforma te rrisin numurin e deputeteve,borxhin publik rrisin shoqatat fetare qeverritare e jo qeverritare te rrisin numurin e te pa puneve,te ngujuarve,lypsareve prostitutave TE DROGUARVE,gazetareve,lypsareve e te jene mire te pergatitur per qeverisjen e 25 viteve te ardhshem ku ne krye te vendit pa popull do te jene:Xeni-kryeminister,Bora-kriekare parlamenti,Eriku-drejtor banke e djali servet Pellumbit-president
    ZAHO-BOJAXHI.

    Reply to this comment
  2. Emigrandi July 8, 13:48

    Grua e mencme,grua trime,e zgjuar dhe me kulture.Jam i sigurt se nuk do me thote kapeni prej zhele mer dhe qiteni jashte,moj Joziiiiiiiii.

    Reply to this comment
  3. Graosi July 8, 18:21

    KaclarjaMr.Dr Honorable Angela Merker- Gjermaqne esht FEMRA udheheqse me Zgjuar.ne bote.Por adminiatrata shqiptare duhet ti shfrytzojn ndihmet dhe kshillat e Hekurta te Gjermanise.Gjermanet si kombe jane te kulturuar e respektuar.
    Nje Politkan shqiptar dr,shkencave politike qe nuk u lejua te punoj 50 vjet ne prpfesionin e tij Ka shkaur ne gjermani per pune zytare thjesht financuare.
    Mos I zote qe flitet te shkojn ne Gjermanin Perindimore
    Pra filet per ishe Gjermanin e lindej apo demokratike
    Atje u semur nga nje goditje ne zemer dhe e shtruan ne spital.
    Rastsisht esht njohur me nje gjerman qe dinte dhe frengjisht.Fare thjeht kane biseduar per zhvillimet qe ka shqiperia.kuptohet I ka folure(nuk I ka then qe nje universitar qe mban titullin dr I shkencave potile e merr buken me vete me pak vaj ulliri dhe ne themojn -cope e vogel djathi me vete dhe qe mos ta shikojn kush cfare hane mbyllte porten per 10-15 minuta,me falin per shprehjen kohe aqe sa mund te shpenzojn per te shkuar ne tualet)
    Nje dite Gjermano lindori e fton shqiptarin=pacente ftoj ne shtepi per darke
    .r shqiptar blen nje buqet me lule qe bente shtrejte por nuk kishte si te vepronte ndryshe
    Sapo ka shkaur kan dal ke porta mebe prit familjarisht.
    Mekniku e ka prezentuar me shoqen dhe femijet.
    Kur hyme Brenda femijet kerkuan leje dhe shkuan ne dhomat e studimit sejcil vec e vec.Darka ishte pregatitur shume shume mire me piije e fruta te ndryshme
    Gjetke e kisha fjalen nderkohe pas darka I futi ne nje dhome studio ku shfaqi nje film me Carli caplinin l..D.m th nje mekanik Ing. ne oficinen e spitalit kishte apartament banimi per cdo person vec e ves si dhe studimi dhe nje dhome pritje e nje dhome per artin, film ,muzike etj.
    Tekniku eka marr dhe e ka shetitur 2-3 here ne vende te bukura empiktureske ne berlin dhe rrethina.
    Sa her qe l l ash takim me te vinte perciz fiks ne oren e caktuar.
    Kur kerkonte takim Ing ai shkonte(ing) 5 minuta perpara gjithnj

    e Po korrektsie ka karekterizuar gjermanet.
    Jan njerzit me te besuar ne firmat qe prodhojn cdo lloje materiali.
    Me shtetin gjerman shqiperia e ka veshtire te jete partner besnik se ne nuk kemi culture pune,tregtie precision e perpikmeri..
    Me gjith ata duhet punojm qe te perfitojm se ne
    e Gjermanet jemi te nje race A R I A N E.
    Por ne kemi humbe nga tradita nga sundimet e perendorive qe e kan keqperdore Vemdin dhe popullin e Arberite.
    Gjermnia ashtu sic ja la porte hapur greqise per Negociatat ne KRIZ duhet ta ndihmojn Popullin shqiptar te Kosoves ne perballjen me bisedimet me ndermjetsin e Bash,europjan
    Kompromise duhen por Serbia esht ne kushte mbi co m p r o m I s e Ajo ka pushtetin serb mbi mitrovicen e Kosoves,Ajo ka sfiduar e ceneur itnegritetin ,ka vendose ne sy te komisioneve OKB. ete Europse ka vendos kufirin mbi lumin IBER.
    Pra ka disa gjera qe nuk duan koncesione.
    ,C far koncesioni kerkon qe nuk I jep drejt menjher numrin telegonik Republikes se Kosoves:
    Kjo hyne ne shkeljen e te drejtave qe kerkon bota e qytetruar e Serbia shifet me tjeter standart Sikur Kosova duhet bejne leshime e jo Serbia.Sa mire I zbatoj per reepublikat tjera qe I ndane apo Cekia me sllovakine.
    Shife cfar ben serbi ,OKB ,Kshilli Sigurimit vendosen me e quajt “srebenicen” )gjenocid Serbet ja bejn me sy R u s i t e K i n e s dhe e hedhin poshte-Perdorin Veton.????Paradoksalet nuk duhet lejohen.Duhet ti hiqet vetoje Kshillit sigurimit ose te hyje dhe shtet te tjera si Gjermania qe esht superfuqia e europes.
    Po me tregjedi ka bare Ish Gugosllavija +Serbia0e Serbia me shqiptaret e Kosove jo vetem 50 vjete komunizem por edhe POST KOMUNIZMIT e pase luftes etj etj.
    Gjjermanin ,shqiperia ,gjithmon shqiptaret kan patur aleate qysh ne Kohen e gjergj Kastriotit SKENDEBEUT bile do te thonim qe Kryeministri I shquiprise te thoshte Ms.Kancenare Shqiperia esht formuar si shtet ne Kohen e ARBERIT(Hist.Shqip,) dhe Gjergj Kastrioti ka ngrite Flamurin me shqiponjen dy krenare per 25 vjet ne kalane legjendare te Krujes dhe kalat tjara nga dardania ne Moloset-Thespotet.1443-1468)
    Jemi te bindur dhe shpersojm se edhe tani gjernania esht I vetem aleat pa hilele ndaj shqiptarev
    Kencelria besojm e dine qe konferencat e ndryshme perfiundimisht e 1913 ka len jasht kufive 2/3 e popullsisie dhe hic me pak se 2/3 e aiprfaqes Tokes.
    Populli shqiptar I Kosoves DARDANE nuk po kerkon asgje me teper vec te drejten me jetuar I lire dhe I pacarure.Te drejtat e pakicave serbe ne kosove jan te barabarta me te shqiptarve bile edhe me te favorizuar qe nga parlamneti deri te teprit me Associacionet qe nuk e kaasnje shtet ne bote me mire per pakicate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*