Merkel i jep zemër një kombi të tronditur

July 28, 2016 14:20

Merkel i jep zemër një kombi të tronditur

Konferenca shtypit e verës tradicionalisht jepet në gusht, por për shkak të gjendjes së krijuar në Gjermani, pas katër sulmeve në një javë, ku tre prej tyre u kryen nga refugjatë, me sa duket kancelarja gjermane e zhvendosi atë të enjten (28.07).

Merkeli dënoi sulmet terroriste, me sfond islamist, jo vetëm në Gjermani, ajo iu referua edhe sulmit të fundit në Nica, në Orlando, apo atij kundër një prifti katolik para pak ditësh duke theksuar se terroristët duan të mbjellin urrejtje.

Ajo i cilësoi sulmet si “thyerje të tabuve të civilizimit”. Merkel theksoi se ndodhemi para një sprove të madhe, si Gjermania dhe Europa, tek fqinjët tanë është luftë, tha ajo duke iu referuar Francës. “Por edhe kësaj sfide do t’ia dalim”, tha Merkel.

Ndodhitë e fundit kanë sjellë frikë tha ajo, por “frika nuk duhet të jetë udhëzues për veprimin politik”.

Angela Merkel Bundespressekonferenz

Plan nëntëpikësh për sigurinë

Kancelarja gjermane u shpreh, se nëse terrori kërkon që të mbjellë urrejtje dhe të përçajë shoqërinë, ne do t’u mbetemi besnik parimeve tona.

Ajo paraqiti një plan nëntëpikësh për sigurinë, që do kërkojë masa shtesë në Gjermani duke filluar nga ulja e pengesave burokratike për kthimin e azilkërkuesve, ruajtjen e të dhënave, bashkëpunimi më i mirë mes shërbimeve sekrete, por edhe tek zhvillimi i një sistemi të hershëm paralajmërimi për radikalizimin.

Do bëjmë të pamundurën që njerëzit të ndjehen të sigurtë”, tha Merkel. Këtu duhet të ruajmë balancën e sigurisë dhe lirisë sonë, e të sigurohet që “të vazhdojmë të jetojmë mënyrën tonë të jetesës”.

Kancelarja gjermane iu referua edhe fjalisë që përmendet shpesh në Gjermani, e thënë para një viti në lidhje me valën e refugjatëve që po vinte në Gjermani.

Kur thashë para në viti “ne ia dalim mbanë” nuk kisha parasysh që kjo ishte një detyrë që bëhet aq lehtë, krahas të tjerave, kjo është sprovë historike në kohët e globalizimit, tha Merkel. Por prapë ajo theksoi se ka besim që do t’ia dalim mbanë të gjithë bashkë./DW

July 28, 2016 14:20
Komento

1 Koment

  1. katarakti July 28, 18:56

    Kjo ka ikur per lesh. Kur edhe Dalaj Lama tha qe Gjermania duhet te mbetet Gjermani dhe Arabia Arabi, çfare pret me?! Pse moj debile pranove 1 milion refugjate ne Gjermani?! Ju qe me perpara benit sikur nuk kishit nevoje per njeri! Pse nuk i more nga Spanja, Portugalia, Ukraina, Rusia etj etj keta njerez,te nje race, te nje feje, te nje kulture, por shkon dhe fut gjarprin ne gji?! Je per tu lidhur. E keqja eshte se pas veprimeve te tille prej te rrjedhure vjen ne pushtet ekstremi i djathte. Siç ngjau para afro nje shekulli ne vendin tend. Dhe atehere fillojne dhomat e gazit dhe kampet e perqendrimit. Dhe digjet edhe i njomi me te thatin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin