Merkel, Macron dhe May: Pro integrimit, por më parë duhen reformat

May 17, 2018 13:44

Merkel, Macron dhe May: Pro integrimit, por më parë duhen reformat

Samiti i liderëve europianë në Sofje e kthen për një ditë gjithë vëmendjen e institucioneve europiane dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian te Ballkani Perëndimor. Gjashtë liderët e Ballkanit duke mbërritur në samitin e Sofjes nuk e kanë fshehur kënaqësinë që ky samit i kushtohet  krejtësisht perspektivës europiane  të vendeve të Ballkanit, projekteve konkrete në rajon dhe një bashkëpunimi më të fortë me Bashkimin Europian në disa fusha.

Të gjashtë kanë buzëqeshur teksa hynin në samitin e Sofjes. Por shtetet anëtare të Bashkimit Europian nuk shprehin të gjitha të njëjtin entuziazëm për anëtarësimin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian. Edhe pse kanë ecur krah për krahu në samitin e Sofies, tre liderët e shteteve kyçe të BE-së Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe e kanë shprehur qartë këtë ndasi.

Angela Merkel: “Kryeministri i Bullgarisë ka punuar shumë gjatë presidencës bullgare për përafrimin e rajonit të Ballkanit me Bashkimin Europian. Është në interesin e Europës që rajoni i Ballkanit Perëndimor të ketë siguri dhe që të zhvillohet ekonomikisht”.

Emanuel Macron: “Unë jam shprehur mbi këtë pikë. Jam në favor që Ballkani t’i bashkëngjitet Europës, por çdo zgjerim i Bashkimit Europian duhet të shihet me shumë kujdes dhe rreptësi. Ka diskutime në vijim dhe duhet të vazhdojmë t’i zhvillojmë. Duhet të ndihmojmë të gjithë vendet që po kryejnë reformat dhe që avancojnë drejt Bashkimit Europian dhe kjo është një zgjedhje gjeostrategjike e imja. Por, nuk jam në favor të zgjerimit para se të kemi të gjitha bindjet e duhura dhe para se të bëjmë një reformë të vërtetë që mundëson thellimin dhe funksionimin më të mirë të Bashkimit Europian. 15 vitet e fundit kanë treguar një rrugë që e ka dobësuar Europën, duke menduar çdo herë për zgjerimin e saj. Dhe mendoj, se kjo nuk i shërben as vendeve kandidate as neve vetë duke pasur një mekanizëm që nuk ka më rregulla dhe që shkon gjithnjë drejt zgjerimit. Por jam në favor që Ballkanit të ketë një dialog strategjik të përforcuar, një perspektivë dhe që ne të ndjekim nga afër reformat që bëhen dhe t’i inkurajojmë ato pa hiprokrizi”.

Theresa May: “Jam e kënaqur që Britania e Madhe do mirëpresë në Korrik raundin e pestë vjetor të samitit të Ballkanit mbi procesin e Berlinit. Ne do të ndërtojmë takimin tonë mbi rezultatin e samitit të Sofies. Ajo që do shohim sot është se si mund të punojmë së bashku në Europë për t’i ofruar stabilitet dhe prosperitet Ballkanit.

Mesazhi është i qartë. Është koha për të folur për reforma substanciale dhe jo data të caktuara.

o.j/dita

May 17, 2018 13:44
Komento

4 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku May 17, 13:52

    E bukur edhe kjo, Britania vete ka dale nga BE dhe eshte pro integrimit te te tjereve ne BE. Si behen lemsh gjerat kur duam t’ia mbushim vehtes mendjen me rrena.

    Reply to this comment
  2. Une... ti... ne te gjithe... May 17, 13:59

    Eshte mesazh j thjesht: “sapunin per djath nuk e hane evropnanet,- reforma ne drejtesi jane ato qe vene ligji mbi te gjithe perfshi salin, edin, ilirin dhe gjithe kyrvat d dobicet e tyre qe jane te futur deri ne gju ne mutin e krimit dhe korrupsionit shqiptar”

    Se keta tanet po kerkojne qe mishin ta pjekin dhe hellin te mos e provojne por ashtu nuk ka!!!

    Reply to this comment
  3. A.W. May 17, 14:34

    Tre M… qe qeverisin Europen!

    Reply to this comment
  4. Po.Po May 17, 17:41

    Europianet , si gjithenje hipokrite e te shtirur deri ne neveri ! Kulmi i hipokrizise eshte k/min. e Britanise !
    Populli ka nje fjale te urte : Me mire nje veze sot , se sa mje pule mot !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*