Merkel mund të japë dorëheqjen?

January 26, 2016 16:57

Merkel mund të japë dorëheqjen?

Analisti gjerman Michael Spreng argumenton se kancelarja gjermane Angela Merkel në tetë javët e ardhshme do të vihet nën presion të rëndë për shkak të krizës së refugjatëve dhe do të detyrohet të vërë në pikëpyetje besimin e qeverisë, raporton e përditshmja vjeneze “Österreich”.

Këshilltari politik dhe ish-kryeredaktori i gazetës gjermane “Bild am Sonntag”, beson se marsi do të jetë muaji vendimtar për Merkel-in për shkak të zgjedhjeve provinciale dhe samitit të BE-së.

“Merkel lëviz midis dy poleve: humbjes së besueshmërisë dhe humbjes së pushtetit. Prognoza ime është se me BE-në deri në sekondën e fundit ka për të negociuar dhe do të kuptojë se çdo gjë që kishte provuar ishte e padobishme. Atëherë do të gjendet kompromisi, që do të jetë diku në mes të kufizimeve për pranimin e refugjatëve dhe mbylljen e kufijve”, tha Spreng.

Ai beson se nuk ka asnjë pasardhës të vërtetë për Merkel-in, me përjashtim të, Volfgang Schauble, që mund të jetë një kancelar kalimtar deri në vitin 2017, por jo më shumë se kaq.

January 26, 2016 16:57
Komento

1 Koment

  1. Aristidh January 26, 21:32

    Mendoj se zgjidhja perfundimtare per greqine eshte te kaloje nen kujdestarine dhe kontrollin e parlamentit gjerman. Vetem nen nje regjim rigoroz dhe zbatim te perpiket i pagimit te taksave, si edhe prapambetjeve deficitare do te bej te dobishem kete pjese te infektuar te Evropes. Sigurisht, projekti Çurchillian per gadishullin ballkanik pesoi nje deshtim spektakolar, te ngjashem me katastrofen ushtarake te Galipoloit, dhe verteton rendesine jetike te nje Evrope te bashkuar nen shembullin Gjerman.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*