Merkel: Nuk pres rezultate specifike nga takimi me Putin

August 17, 2018 15:12

Merkel: Nuk pres rezultate specifike nga takimi me Putin

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se nuk pret që takimi i së shtunës me presidentin rus Vladimir Putin të ketë ndonjë rezultat të veçantë.

“Është një takim pune nga i cili nuk priten rezultate specifike, por numri i problemeve nga Ukraina dhe Siria në çështjen e bashkëpunimit ekonomik, është aq i madh sa që është e justifikuar të jemi në një dialog të përhershëm”, tha Merkel në një konferencë shtypi me kryeministrin malazez Dusko Markoviç në Berlin.

Kancelarja tha gjithashtu se edhe një takim katër-palësh midis Gjermanisë, Rusisë, Turqisë dhe Francës mbi Sirinë mund të kishte kuptim.

s.a/dita

August 17, 2018 15:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*