Merkel: Përgjimi i Shqipërisë? Duhet të marrim informacione për sigurinë tonë

August 25, 2014 12:11

Merkel: Përgjimi i Shqipërisë? Duhet të marrim informacione për sigurinë tonë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dhënë një intervistë për televizionin publik, ARD, ku është pyetur edhe për çështjen e përgjimit të Shqipërisë dhe Turqisë.

Gazetari i ka cituar një thënie të saj, se miqtë nuk duhen përgjuar.

Por Merkel thotë se ajo shprehje është thënë në një kontekst tjetër, ndërkohë që shton se shërbimi i inteligjencës gjermane është udhëzuar që të mbledhë informacione në shërbim të sigurisë.

“E para, duhet të kuptoni që nuk jap detaje nga puna e BND.

Së dyti, shprehja “nuk duhet të ketë spiunazh mes miqsh” është thënë në kontekstin e aktiviteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky kontekst është i rëndësishëm.

Në fund, BND-së i është kërkuar që të sigurojë nga jashtë të gjithë informacionin e nevojshëm për sigurinë tonë.

Dhe nga brenda, llogaridhënia i përket Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Dhe unë besoj, sidomos duke pasur parasysh kërcënimet në rritje, që puna e shërbimeve të inteligjencës do na duhet edhe më tej,” tha Merkel.

August 25, 2014 12:11
Komento

8 Komente

  1. Ben August 25, 12:32

    Keto pune i di Aldo, kush pergjohet mbrohet.
    USA pergjon e mbron Gjrmanine, Gjermania pergjon e mbron Shqiperine.

    Reply to this comment
  2. taf gunga August 25, 13:46

    Ju zonja Merkel jeni te njejtet qener qe keni qene

    Reply to this comment
  3. tafili August 25, 14:00

    or Taf si shume te djeg kjo pune,mos ke mizen nen kesule ?

    Reply to this comment
  4. Vlora August 25, 14:31

    Znj .Merkel cfare e keqe do ju vije juve nga ne ,,,,nje shtet pa breke ne bythe

    Reply to this comment
  5. sazani August 25, 22:09

    Shume Mire e Kane Gjermanet! Ku i dihet, ja na mbushet mendja i shpallim lufte! Tek e fundit shqiperia shtet Islamik! pirdh te shfryhesh….

    Reply to this comment
  6. . August 25, 22:43

    ==========================================

    …. edhe nese eshte e vertete,

    Gjermania ka pergjuar gjithe aktivitetin kriminal
    Isalamik, shitjen e armeve Islamikeve terroriste, levizjen e Droges dhe paras zeze se kriminelit Sali.

    Sali Bisha eshte pergjuar nga Sigurimi i shume vendeve te rajonit bile dhe USA,
    si njeri psikopat qe ka vrare mbi 6500 njerez te pafajshem me armet qe nxori nga depot e ushtrise.

    ==================================================================

    Reply to this comment
  7. lis dushku September 2, 17:21

    Pergjoni mor gjermane Salen,se ku ka bese e fe maloku?Kur ishte me Rajersonin,shkonte per xhihad ne konferencen islamike;Kur gjithe bota i shpalli lufte serbeve,u lidh me shkjete e cernagores per ti cu nafte serbise,kur amerika i dha paret per shkaterrimin e municioneve kineze,ky ja shiti amerikes me amballazh shqiptar,Shume mire keni bere qe na keni pergju,pergjoni dhe Fullanin edhe Vishon,Andej nga presidenca mos u ngatarroni,se budalla i trego vete te gjitha!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*