Merkel përpiqet të bindë Macron për Shqipërinë

June 25, 2018 11:02

Merkel përpiqet të bindë Macron për Shqipërinë

 

Deputeti gjerman i CDU-së, Johann Wadephul shprehet për Deutsche Wellen, se Gjermania po përpiqet të bindë Francën për të dhënë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Nëse Gjermania ka një qëndrim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Bashkimit Europian me Shqipërinë, Franca është vendi që ka dyshime për këtë hap, krahas Holandës.

Bundestagu pritet të konfirmojë të enjten këtë (28.06) çeljen e negociatave me Shqipërinë pas rekomandimit pozitiv për negociatat të grupit parlamentar konservator, CDU/CSU të shoqëruar me kushte.

Por qëndrimi i Francës mbetet skeptik.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkon që BE të reformohet më parë, pastaj të merret me zgjerimin. Por pala gjermane nuk është e këtij mendimi.

Johann Wadephul

Deputeti gjerman i CDU-së, Johann Wadephul është shprehur për Deutsche Wellen, se Gjermania po punon për të bindur Francën në këtë drejtim.

Ne po shpenzojmë shumë energji që të bindim miqtë tanë francezë që të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë”, tha Wadephul.

Deputeti konservator gjerman thekson, se “megjithë vërejtjet kritike që kam bërë për Shqipërinë, dua të them në veçanti, se ne gjermanët dhe fraksioni i CDU/CSU-së gëzohemi që kemi kontakte miqësore me Shqipërinë, që Shqipëria është një vend mjaft miqësor ndaj Europës dhe ne duam që ta shoqërojmë pozitivisht atë në rrugën drejt Europës. Kjo nuk do të thotë, që i harrojmë kritikat që kemi.”

Edhe eurodeputeti gjerman, socialdemokrati Knut Fleckenstein nuk e përkrah qëndrimin pritës francez për negociatat.

Ai i tha Deutsche Welles, se Franca ka rezerva, por “mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera.”

a.s/dita

June 25, 2018 11:02
Komento

2 Komente

  1. Arbeni June 25, 11:38

    Merkel ne se vertet perpiqet qe BE te hape negociatat me Shqiperine, e ben kete vetem e vetem se ka lakun ne fyt prej refugjateve e kerkon ti perplase ketu, si fature e atyre negociatave te hapura qe para mbushjes se Shqiperine me lloj-lloj refugjati, kane vleren Zero. Merkel po kerkon nje psikopat ti marre persiper ate marrezine e saj te fteses per refugjatet. Dhe psikopati i vetem ne Europe qe mund t’ja heqe kete lak nga qafa eshte Edi Rama. Askush nuk merr persiper ndertim kampe refugjatesh ne vendin e vet. Kete e ben vetem Edi Rama. Ky eshte shkaku pse BE dhe Merkel planin per kampe refugjatesh e bejne me Shqiperine. Ketu kane psikopatin ne pushtet qe nuk ja kundershton kete marrezi.

    Reply to this comment
  2. Thjeshte Mashtrime FAKE June 25, 11:46

    hik mer plehra boll manipuluat trurin e skiptarit

    po ju krrujka bythderres per shqiptaret ,

    ajo o bo wild per Miljonat e Afrikaneve qe do te marri

    ne Europe ,” se po plaket shoqeria Europiane”

    per ata s’i ze gjjumi naten mrikllen por shqiptaret ajo

    i nxori me dhune jashte gjermanise ,sepse do AFRIKAN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*