Merkel, presidentja e ardhshme e Komisionit Europian?

July 30, 2018 13:13

Merkel, presidentja e ardhshme e Komisionit Europian?

 

Gazeta prestigjioze italiane “Il Sole 24 Ore” ka zbuluar disa lëvizje “sekrete” të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Il Sole 24 Ore” shkruan se Merkel mund të synojë vitin e ardhshëm kreun e Komisionit Europian, post që aktualisht mbahet nga Jean-Claude Juncker.

Në analizën e publikuar evidentohet fakti se vitin e ardhshëm përfundon mandati i kreut të Bankës Qendrore Europiane dhe ai i Presidentit të Komisionit Europian.

E në garën për drejtimin e këtyre institucioneve të rëndësishme, sipas “Il Sole 24 Ore”, Merkel mund të lëshojë në garën për postin e kreut të BQE-së për të marrë drejtimin direkt të Komisionit Europian.

“Përllogaritësja pragmatike Merkel mund të vendosë që të sakrifikojë presidencën e BQE-së, që do të përbënte detyrën e katërt financiare që mbajnë përfaqësues nga vendi i saj, një “poker asash” gjerman.

Duke lëshuar drejtimin e BQE-së, Merkel mban një dorë në fondin për shpëtimin e shteteve që do të përforcohet me paketën e reformave europiane dhe në shkëmbim mund të kërkojë poltrona politike me peshë, për shembull atë të Jean-Claude Juncker që lirohet në nëntor të vitit 2019, njëkohësisht me atë të Mario Draghit të Bankës Qendrore Europiane e në të cilën mund të ulet vetë Kancelarja”, shkruan gazetarja Isabella Bufacchi në artikull.

Artikulli ngre shumë pikëpyetje për përshtatshmërinë e kandidatit gjerman për drejtimin e BQE-së ndërsa evidentohet se rrethanat e pritshme në Bashkimin Europian (populizmi në zgjedhjet e ardhshme të majit 2019, nevoja për një dorë të fortë në përballimin e krizës së ardhshme, pikëpyetjet për euron apo negociatat politike për ristrukturimin e borxheve të shteteve në krizë)  mund të bëjnë që vëmendja e Gjermanisë të përqendrohet në detyrën e kreut të Komisionit Europian.

a.s/dita

July 30, 2018 13:13
Komento

9 Komente

  1. larg qoft ! do t'i ndryshoj identitetin Kontinentit July 30, 13:18

    grat e asaj moshe boen teper e rrezikeshme ne ate post

    e dun me kercy valle afrikanesh rreth zjarrit

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta July 30, 13:25

    NJi grua e denje per ate vend!Ajo e meriton ta drejtoje Europen , ashtu sic drejtoi per gati 8vjet gjermanine qe eshte sot fuqia e pare ne Europe dhe mete organizuarat ne bote!

    Reply to this comment
  3. Konti Sbalta July 30, 13:33

    NJi grua e denje per ate vend!Ajo e meriton ta drejtoje Europen , ashtu sic drejtoi per gati 8vjet gjermanine qe eshte sot fuqia e pare ne Europe dhe me te organizuarat ne bote!

    Reply to this comment
  4. MH July 30, 13:53

    Merkel ta jepe vezen pa te Kuq brenda!

    Z.Merkel asht e afte te luaj ne cdo pozicion ne drejtimin sic e kemi pare ne postet shteterore Gjermane,po keshtu asht e afte edhe ne cdo poste te BE.Asht politikania ma intiligjente dhe ma e kompletueme e planetit.

    Reply to this comment
  5. A.W. July 30, 13:54

    Per plakushen Merkel te diskretituar plotesisht ne politike me ftesen drejtuar klandestineve kudo ku jane per te ardhur ne Europe, ka vetem nje rruge shpetimi. Te zevendesoje pijanecin Juncker (javen e shkuar u rrezua nga pija gjate nje takimi ne Bruksel). Pra e thene shqip, mutin Juncker ta lash me shurren Merkel. Kriza me e rende qe nga pas-lufta ajo qe quhet Kriza e refugjateve, eshte vetem e lidhur me kete plake budallaqe qe desh te behej Nene Tereza e klandestineve. Sa kohe vazhdon surrati i saj i dyllosur te jete ne politike, aq me shpejt vjen shperberja e BE.

    Reply to this comment
  6. heu bre burra mrrriklla dashka me zbyth prej asaj karrige pijanecin pervrs Xhuncer July 30, 14:24

    po sekur me fillu ene Mriklla gjimone me
    i kthy krikot e birrs ,
    njona pas tjetres ,
    cere bohet pasanej n’at Brryxel
    bashkim pijanessh ne prag pensioni

    Reply to this comment
  7. Kopshtari July 31, 09:08

    Angela eshte politikania me e mençur, me e paster dhe me e kompletuar ne EU. Per me teper, respektohet nga shumica e gjermaneve dhe shtetasve europian, te majte e te djathte, sepse eshte tolerante dhe gjithperfshirse. Mendoj se ka per ta len Gjermanine vetem nese diskutohet qenia e Komunitetit Europian. Kush e ka inat apo nuk e vlerson, eshte injorant ose ekstremist i indoktrinuar politikisht dhe i perket pakices.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*