Merkel, Rama, Berisha…

Bedri Islami August 29, 2014 10:10

Merkel, Rama, Berisha…

Në fillimin e takimit të pazakontë të 8 shteteve ballkanike, nën kujdesin dhe drejtimin e qeverisë gjermane, posaçërisht të zonjës Merkel, ashtu si ishte pritur, ish-shefi i qeverisë shqiptare, Berisha, bëri publik mesazhin e tij, që (po ashtu siç ishte pritur) hodhi edhe një herë vrer mbi shefin aktual të qeverisë.

Në të gjithë paranojën e tij politike, mllefi i shpërndarë bujshëm mes rreshtave, të dukej si një thirrje linçuese, sidomos ndaj shtetit gjerman, i cili, pa marrë paraysh se në Shqipëri, paska ” burra më të mirë” , na paska ftuar atje njerëz që po marrin nëpër këmbë dinjitetin e vendit të tij.

Nuk dihet se çfarë e ka vrarë më shumë plakun e lënë në dreqninë e tij: fakti se po bëhet një samit i pazakontë ballkanik, apo tjetri se, në fund të këtij samiti, rivali i tij, do të jetë njëri ndër figurat përmbyllëse. Sado haluçinant të jetë një njeri i politikës, aq më shumë prej kaq shumë viteve në turrin e tij tërbues, përsëri ndoshta do i thirrte mendjes për një moment dhe të ndalej. Por me sa duket, vreri i mbledhur prej kaq kohe edhe ndaj zonjës Merkel, që asnjëherë nuk begenisi as ta ndalojë vemendjen tek një njeri i kapur nga krimi, e bëri politikën e tij të këtyre ditëve edhe më skizofrene, por jo më pak të rrezikshme.

Është i njohur fakti se përmes miliona dollarëve të taksapaguesve shqiptarë, përmes favoreve, tenderave, ndereve privatë, lëshimeve, dhurimeve, servilosjes dhe përsëri pagesave deri në frymën e fundit të qeverisjes së tij; Berisha ka bërë që disa zëra, nganjëherë edhe të vemendshëm, të jenë pro tij, të bëhen shpërndarës të mesazeve të tij.

Berisha e ka ditur më mirë se të gjithë se qëndrimi i tij ende në pushtet ishte një fantazi e sëmurë dhe se përpjekjet përmes gardës pretoriane për të ndryshuar vullnetin e njerëzve do të ishin të pafrytshme. Por nuk e ka menduar greminën që ka hapur. Në momentin e prapmë, më në fund, ai e mori vesh se  për më shumë se tre të katërtat e banorëve të shtetit ku drejtonte ai ishte (dhe mbetet) gogoli i politikës dhe i jetës së njerëzve.

Përse nuk u bë ky takim sa ishte Berisha shefi i qeverisë shqiptare? Për shumë shkaqe, së pari sepse shtetet e rëndësishme dhe të dinjitetshme nuk mund të ulen në një tryezë me atë që e kanë ende nën përgjim për lidhje me krimin e organizuar. Sido që të vijojnë punët, sado që të zhduken dosjet dhe të krijohen alibi të reja, fakti do të mbetet themelor: Berisha ishte njeriu i lidhur, sidomos  vitet e fundit, me të gjitha fijet e krimit të organizuar; që nga pazaret e familjarëve të tij, lidhjet me fazlliqët e ekonomisë serbe, ngritjes së një makine vartësie ndaj të gjithë strukturave të shtetit, krijimin e një garde mbi shtetin; eleminimin e pasurisë publike dhe shterrimin e financave, krijimin e sude-ekonomisë dhe rritjen e ndjenjës së terrorit dhe të ankthit; deri tek skenat makabre të Gërdecit dhe të 21 janarit.

Në të gjitha këto shfaqet gogoli i politikës berishiane, si një përbindësh, por njëkohsisht edhe si oktopod i stërmadh, i cili përfshin përmes këmbëve të tij gjithë strukturat e shtetit. Në fund të fundit, që nga ngjarjet e 2 prillit në Shkodër e deri tek vrasja e Artan Santos në mesin e Tiranës, gjenden gjurmët e politikës së tij, e nxjerrjes së krimit nga shtrëngimi i ligjit dhe krijimi i ortakërisë së gjerë, i cili, në pamjen e tij më të dukshme (Lazarati) është dhe më foshnjori.

Ditët e fundit, djali i Shtrausit, qartësoi se dy ishin shkaqet përse nuk u bënë investime serioze në energjetikën shqiptare, ofruar nga një firmë ku ai ishte pjesë e saj: sepse Berisha kërkoi si “lëmoshë” një takim të posaçëm me zonjën Merkel, si shans për të fituar zgjedhjet, dhe e dyta, sepse sistemi i tij ministral ishte tejet i korruptuar.

Njeriu që ishte gati të jepte liçenca të mëdha apo t’i mohonte ato vetëm për hir të një takimi me zonjën Merkel, njeriu që blinte në shuma marramendëse avionë në Francë vetëm për një takim me Sarkozinë, njeriu që dhuronte CEZ vetëm për një dorëzim dokumentash në shtetin çek; njeriu që dhuronte Lotarinë Shtetërore për një marrje në mbrojtje të vjedhjeve politike të zgjedhjeve ; njeriu që dërgonte në Libi nxënësin e tij Lulëzim për një foto në çadrat e Gadafit; njeriu që paguante miliona e miliona dollarë për një pudrosje të figurës së tij në Departamentin e Shtetit Amerikan apo ndër senatorë të ndryshëm; pra, njeriu i të gjithave, tani, kur historikisht jemi në një staturë të re, krejt ndryshe, përsëri lëshon “kushtrimin” e të parëve të tij: përmbysje.

I fryrë nga madhështia e rreme ai ende sot kujton se është çështje nderi të ruajë tonin e tiranit, duke kërkuar, që të nesërmen e humbjes, përmbysjen e një pushteti që ende nuk e kishte dorëzuar.

Do të ishte e vështirë për zonjën Merkal të argumentojë përse në krahun e saj do të ishte një shef qeverie si Berisha, i cili mburret se “Lazarati ishte politika ime”, do e kishte të vështirë të mbante pranë vetes në një konferencë shtypi një shef qeverie që kishte në skedat e fundit të biografisë së tij katër demonstrues të vrarë barbarisht ; do e kishte të vështirë të kuptonte se çfarë kërkonte pranë saj njeriu që kishte linçuar kryeprokuroren e shtetit të vet dhe presidentin  e kishte quajtur horr bulevardi.

Në praktikën e përditshme të politikës evropiane marrëveshja e jo shprishja, qetësia dhe jo egërsia, ligji dhe jo antiligji, e vërteta dhe jo shpifja e paskrupullt, ndershmëria dhe jo grabitja janë ato që mbajnë në këmbë sistemin e vlerave. Ajo që spikat te Berisha, në 24 vitet e pjesës së tij politike, qeverisëse apo jo, ka qenë shprishja, egërsia, antiligji, shpifja e paskrupullt, grabitja dhe rrënimi. Dy herë, në dy vite të ndryshme, ai ka ikur duke lënë pas vetes humnera njerëzore, ligjore dhe financiare, dhe këtë mund ta bënte vetëm një njeri që është stisur për të keqen e vendit të tij.

Është e vërtetë se në tri vitet e fundit të mandatit të tij, Berisha ka dërguar me dhjetëra ftesa në kancelaritë evropiane, që qeveritarë të lartë të vizitojnë shtetin tonë, por edhe ka lobuar fort, përmes parave tona, që të ketë një ftesë për të vizituar Berlinin, Londrën, Parisin, Kopenhagen, Stokholm….pra për t’i ardhur dikush dhe për të qenë diku. Në fakt ka marrë vetëm përgjigje të vakta falenderuese për ftesat, e njëkohësisht nuk ka marrë asnjë ftesë. I ngjan njeriut të ngujuar në kullën e tij, ndaj së cilës, ata që janë jashtë nuk duan të futen, por edhe njeriun që është brenda nuk duan ta nxjerrin. Si të ishte një gogol…. Dhe në fakt ai është gogoli i politikës shqiptare, kopja më e lemeritshme e asaj që mund të shpërfaqë ky vend, i cili, edhe në kohën më të keqe, ka pasur figura më të denjësishme.

Ndoshta, për fat të keq, pas disa dekadash, në politikën shqiptare mund të paraqitet një rast i njëjtë, megjithëse është e vështirë që të besohet. Ky i sotmi i kalon të gjitha parashikimet, por, në se ndodh, njerëzit mund të thonë lirisht se kishim një ringjallje të gogolit , pra një riardhje e së keqes. Mëkat për një njeri që u prit si mesia i politikës shqiptare dhe përfundon si shëmtimi i saj, mëkat për një njeri që e fillon politikën me një pardesy të bardhë dhe po e përfundon me antiplumb.

Dhe është e natyrshme përse nuk ka vend për të në kancelaritë ndërkombëtare. Ashtu si është e natyrshme të ketë vend për atë, tjetrin. Dhe, sado të mos jemi në një mendje me të, përsëri është i pranishëm, aty ku do të donim të gjithë të ishte shefi i qeverisë shqiptare: është në Berlin, njëkohësisht, si qytetar i thjeshtë dhe si burrë shteti.

Bedri Islami August 29, 2014 10:10
Komento

51 Komente

  1. Vladimir August 28, 20:17

    Urime Bedri! I ke thene te gjitha.

    Reply to this comment
    • ben chicago August 29, 12:00

      respekte

      Reply to this comment
    • Dielli mbi KORAB August 29, 12:29

      Faleminderit Zoti Bedri.Si gjithmon jeni brilant ,por ka ardhur koha qe Sali Berisha duhet te arrestohet per krimet qe ka bere gjate ketu 23 viteve ne krye te Pd,dhe mjaft më me krahasimet qe beni mes nje vrasesi politik si Sali Berisha dhe Kryeministrit aktutal Edi Rama.
      Shqiptaret shpetuan prej tij me 23 Qershor dhe i dhane mandatin PS qe ta dergoje Sali Serbin ne banken e te akuzuarve.Çdo vonese i jep mundesi ketij Gogoli qe te demtoj te ardhmen e Shqiperise.Trupi i Sali Berishes ka filluar te kompozohet dhe bashke me te dhe mendja e tij.
      Kush eshte demokrat i vertete duhet te largohet nga Partia e Lulusheve te Kadafit dhe ti bashkohet Frymes se Re Demokratike.Per ti sherbyer nje Shqiperie me te vertet demokratike.Ne duam nje OPOZITE SERIOZE dhe jo nje OPOZITE LAPANJOZE

      Reply to this comment
      • caci August 29, 17:46

        Te karikatura Merkel Rama paska nje detaj shume te lezetshem: Dryni ne deren e BE qenka pa vrime 🙂
        Asnje celes nuk i ben atij
        Sh i poshter ky dizajneri i Dites, hahahaaaaa 🙂

        Reply to this comment
  2. Jozi August 28, 20:20

    SALI ME VJEN SHUM KOQ PO MERKELI E VURI NE QOSHE EDIN GOXHA RESPEKT EEEEEE SALI PROTOPAPA ……………A IK PIRDHU SE JE BER LEGEN NE MOSHEN 80 VJC

    Reply to this comment
  3. Shkodrani August 28, 20:49

    Ik o gomar dhe ruaj dhit ne vicidol se atje e ke vendin ti se rreziku i Shqiptarve qe qeverise per 13 vjet o sali vicidoli

    Reply to this comment
  4. endri August 28, 21:02

    Ky eshte nje shkrim mjeshtri gramatike! Gjynaf te harxhosh kete shqipe te bukur per te analizuar nje figure te shemtuar shqiptare, siç e konsideroj ish kryeministrin! Bedri, me angazhimin tend po e mban gjall ate qiri tashme te fikur!

    Reply to this comment
  5. LM August 28, 21:33

    Si ka mundesi e flet mor PLEHRE. I gjithe ky gjak i derdhur keto 22 vite dhe qe vazhdon akoma te derdhet rrugeve te SHQIPERISE TIME, i gjithe ky shkaterrim qe i eshte bere dhe vazhdon ti behet ATDHEUT TIM (se i yti nuk ka qene asnjehere o Serb i felliqur), e gjithe kjo vjedhje qe i eshte bere dhe vazhdon ti behet POPULLIT TIM, ka mbajtur dhe vazhdon te mbaje vulen tende O GJAKPIRES dhe E ZEZA e KOMBIT TIM. Nuk di sa vite do ti duhen SHQIPERISE dhe SHQIPTAREVE kudo qe ndodhen, te eliminoje sadopak te keqijat qe ti ke planifikuar per ti realizuar dhe mbasi i MADHI ZOT te te marre e te te coje ne FERR, por kur te vije ai moment, atehere ky POPULL do clirohet vertet, e do jetoje ne PAQE e HARMONI.

    Reply to this comment
  6. Labi Vlore August 28, 21:48

    Flitet se Znj.Merkel(Halla) i ka derguar dhurate Sali Berishes disa dhi bionde te rraces Gjermane ne menyre qe ky i fundit te mund ti mbareshtoje ne Vicidol.Llafe njerezish jane,por si thote nje fjale e urte Shqiptare:”Ku ka ze,s’ehte pa gje”.

    Reply to this comment
  7. Noli August 28, 21:56

    Helm nga goje dhe shpirti nxerr ky njeri. Ka rrjedhur dhe nuk pushon ky goje shthurur. kash na ka qeverisur per kaq vite. Fatkeqsi si gjejne perkrahje ne shoqeri ky lloj politikani.

    Reply to this comment
  8. Noli August 28, 21:57

    Helm nga goje dhe shpirti nxerr ky njeri. Ka rrjedhur dhe nuk pushon ky goje shthurur. Kush na ka qeverisur per kaq vite. Fatkeqsi si gjejne perkrahje ne shoqeri ky lloj politikani.

    Reply to this comment
  9. Makony08 August 28, 22:07

    ‘Per te gjitha keto qe ka bere , duhet derguar te vendi .
    Por kur?
    A do vije ajo dite?

    Reply to this comment
  10. adem August 28, 22:22

    Nuk mund te thuhet me teper, se e prish…

    Reply to this comment
  11. latifond August 28, 22:30

    Ky malok beri politike malokshe.Kryetari i kooperatives ftonte kryetaret dhe sekretaret e qytetit ne katund,e pesonte tufa e bagetive.Plenumi i bujqesise rrethit rinovonte kandidaturen per kryet. koop. dhe mjere krahina qe e kishte kete kryetar!Anetaret mezi merrnin 30 leke te vjetra per dite pune.Tani qe u dogjem nga qulli t`i fryjme kosit.Te mos lejohen me ligj katunaret deri ne brezin e kater te marrin poste qeverisese.Psh.Ilir Meta duhet te jape doreheqjen,se eshte katunar,brezi dyte,pra,eshte rrjedhimisht hajdut.

    Reply to this comment
    • Tartufi August 28, 23:53

      @Latifond
      Fatkeqesija e madhe e nje kombi eshte,kur kondributin per nje shoqeri me te
      mire e marin ne dore per ta perfunduar { katundarija } e ketij populli.
      Ka katundare,por ka dhe katundare mbi katundare,qe nuk hane pyke per terre
      jeten e jetes o latifondi i mire.Shqiperija perbhet nga masa e shumte katundare
      qe eshte e pa reabilituar ne nje qytetar dashamires dhe respektus.
      Jepi fshatarit Francaz ,Gjerman apo Amerikan 5 hektar toke me vendim te qeverise te votuar ne parlament.ki fshatar nuk e pranon,por vetem kerkon ta
      bleje tek nje pronar i kasaj toke keto 5 hektare toke,se nuk beson tek qeverija
      por vetem tek trashgimnija dhe prona e tij e blere.Ky fshatar nuk ka as me te
      voglin ndryshim nga qytetari i vendit te tij….. biles ka me teper vlera per prodhimin qe i jep shoqerise,nderime

      Reply to this comment
  12. xh August 28, 22:38

    Sado fjale te thuhen per kete perbindsh,eshte pak.Koha do te kaloje e ky do te mbahet mend gjate si Neroni i Shqiperise.

    Reply to this comment
  13. pelivan August 28, 23:38

    “…Ket’ dhe pjella qe e polli,
    Mbane varrit s’do e qas (!)
    Gjith’ do thone nje dite :- Ngordhi..
    Dhe ngordhjen harram e paste!…

    Reply to this comment
  14. bato August 28, 23:41

    Edhe kur u fut ne politike ( tinezisht si hajn ), edhe kur u be president, edhe kur u rrezua e rihipi ne pushtet, ngeli me i urryeri nder politikanet shqiptare. Mjafton fakti qe te gjithe ata qe i ka neveritur, rrahur, etiketuar si kriminela, i ka rimarre nen pushtetin e tij duke i kercenuar me dosje, qe nga Ceka, Imami, Pollo, Kaci i zi, Selami e dhjetra te tjere. Miku i ngushte i Fazllicit kriminel e hajdut njesoj si ai. Burgu eshte pak per kete fytyre te urryer.

    Reply to this comment
  15. fraza August 28, 23:49

    Falenderimet me te larta per te nderuarin BEDRI ISLAMI!
    Gjuha dhe stili letrar i perdorur ne shkrimin e mesiperm (si gjithmone) dhe argumentet e renditur jane nje kontribut shume i cmuar, per te kthjelluar mendjen e shqiptarit, per te kuptuar se pas kujt kane shkuar deri dje nje pjese e mire e shqiptareve, si dhe per ate grusht njerezish, qe e ndjekin ende ne verberine e tyre.
    Ky eshte i marri, qe u zotua se do te ishte “sheruesi i plageve te kombit nga regjimi i kaluar”.
    Ky eshte njeriu, qe ne jeten e tij politike per 24 vjet, ne qeverisje dhe jashte saj, te cilit nuk i gjendet shoku per ligesite e tij jo vetem ne mbare boten shqiptare, por edhe ne planet. Shkaterroi gjithecka dhe nuk beri asgje.
    Shkaterroi pronen e perbashket, djersen e popullit punetor, fabrika, kombinate, uzina, shkolla e universitete, miniera e punishte, i dha krahe korrupsionit, shkaterroi administraten shteterore. Gjate regjimit te tij kudo lulezoi krimi ne te gjitha kategorite, vendin e shnderroi ne nje kultivues te bimeve narkotike dhe te perpunimit e shitjes se tyre… dhe nuk mbarohen te keqiat, qe i ka sjelle kombit tone ky monster.
    Me keqja nder te keqiat eshte shkaterrimi i unitetit te kombit dhe rritja e ushtrise se analfabeteve…
    Nje komb i percare dhe me analfabetizem te larte eshte i destinuar te asimilohet…
    Cdo gje, qe ka bere, e ka bere per egoizmin e tij: vetem e vetem te qendroje ne kolltukun e pushtetit, te mbroje oborrin e tij familjar dhe pasurine perrallore.
    Mania per tu dukur si heroi i bemave, mburrja, fodulleku, arroganca, kokefortesia, imponimi dhunshem, shpifja, perbaltja e kundershtarit, mungesa e argumentit, banaliteti ne te folur etj jane disa nga tiparet e ketij njeriu te pakulturuar, provincial dhe te marre…
    Cfare fatkeqesie per vendin tone! Dy here qeveris nga nje i marre, qe per krimet e bera duhet te ndeshkohet nga drejtesia.
    Te falenderoj, z. Bedri Islami! Kontributi juaj eshte i jashtezakonshem ne ndergjegjesimin e qytetarise shqiptare. Eshte kenaqesi te lexosh shkrimet tuaja. Suksese!
    FALEMINDERIT DITA! JENI GAZETA ME E PREFERUAR! SUKSESE TE METEJSHME!

    Reply to this comment
  16. Tomorri August 29, 00:15

    24 vjet fatkeqesi….

    Shpresoj te mos vdese – duhet te jetoje dhe te denohet qe na i mori 24 vjet nga jeta e secilit.

    Reply to this comment
  17. Dardan August 29, 00:19

    Nje piktor i mrekullueshem i tablove te politkes shqiptare. Cuditem qe pse Berisha te mos ngerthehet ne ato dare shternguese prej kundershtareve te vet politike ashtu si e ngerthen gazetari Bedri Islami ne shkrimin e vet.
    Ju faleminderit zotni gazetar!

    Reply to this comment
  18. Luciano29 August 29, 02:53

    Krye krimineli i shqipetareve Sali Berisha duhet te marr denimin e duhur , per 23 vjet vetem ka vjedhur Dhe vrare popullit shqiptar te pafajshem , 92, 94, 96, 97 , 98, 99,00,01, 02 ,05-13 ketoo Jane vitett e demokracise me ne krye Sali kriminelinn ,Vdekje Fashistittt Sali Rame lulush Sheqere Berishaaaa”

    Reply to this comment
  19. kadri August 29, 04:08

    Kur komentet tregojne mbeshtetje per nje shkrim qe eshte zedhenie qeverie sherbim per nje rrog apo per nje akses te dikush ne politik, duke i thene “he me si te duket shkrimi qe bera per Ramen?”me duket fyerje per inteligjencen shqiptare. Do doja te dija ky gazetar i tipit servil ne sherbim te partise a ka naj detyrim ndaj profesionit, qe ja detyron te merret me Poziten dhe jo opoziten, me hallet dhe jo arritjet, me shqetesimet e shoqerise dhe jo sa i mire eshte kryeminstri, pasi per kete pune ka fond cdo qeveri…
    do doja te dije si fle ne dark nje njeri qe i thot vetes gazetar dhe kenaqet qe e lavderojne se ai lavderoi njeirun ne detyre, pasi si trim dhe guximtar ne mendime e fjale s mund ta beje

    Reply to this comment
    • Dardan August 29, 09:56

      Dale, ti kadri! A e lexove shkrimin e z. Islami? Nese e lexove, a e njeh gjuhen shqipe? Nese e njeh, a e kupton kete gjuhe? Nese e kupton, a di ta perdoresh gjuhen shqipe? Nese vertet e perdor shqipen, çfarë djalli je, je kulish serbi apo je kulish i zagarit serb te mallkuar prej shmë brezash, Sali Berishës???…..

      Reply to this comment
    • Zefi August 29, 14:02

      O kadri matufi si guxon more djali i sali dreqit nuk do te guxonte te mbronte te atin ne gjithe ato mori komentesh qe japin OK per gazetarin per realitetin qe shkruan ,ndersa ti si nje injorant fillestar mundohesh te shkruash pallavra ne mbrojtje te nje krimineli serb me emrin shqiptar, turp te keshe, dhe mos u duk me ne faqen e komenteve ne qofte se ke 5 pare mnd..

      Reply to this comment
  20. shqip hesapi August 29, 04:36

    Shkrimi i perket fakteve reale.Si gjithmone gazetari Bedri Islami eshte i sakte ne shkrimet e tij.Sot dua ta shoh kete gazetar si profesionist ,si nje nga gazetaret me te talentuar,me i afti,si nje gazetar qe di te shkruaje brenda te gjitha normave te gazetarise.Me te tille gazetare duhet te mbushet e tere medja e shkruar,edhe vete “Dita ” dhe gazetat e tjera duhet te marrin shembull nga ky gazetar.Do te kisha shume deshire ta njihja,te pija nje kafe me te dhe ta pergezoja per shkrimet tij jo vetem nga permbajtja po sidomos per stilin dhe korrktesine ndaj gjuhes shqipe.Te lumte Z.Bedri Islami,u bere per ne nje gazetar i proferuar.

    Reply to this comment
  21. adriatik xhafa August 29, 06:20

    politika eshte eveshtire por vitet po vazhdojne zonja merkel ja dha informacionet edit rames tani shikoni per pak kohe dote fillojne arestimet prandaj edi itrembet gjykates prekurorise kjo eben ramenqe ti bej punet me qetesi por duhet krah nga shoket etij njerezit ueshte ngushtuar mezi po presin keto vendime parlamentido mblidhet se shpejti dhe policia ka keto detyra kapjen epersonave qe kane ushtruar vjedhje shume te konsiderueshme nuk llogariten miliarda prandaj shteti do funksjonoj vetem me urdhera tenji njeriu qe ruan shtetin ka dinjitet ka personalitet dhe cdo gje eshte sekrete ne parlament te gjithe kane imunitet por kane dhe poste ne qeveri kjo nuk eshte edrejte tani fillon lufta aty brenda do dalin te gjitha pislleqet kryesisht bankat shuma elekeve qe kane perfituar nga kontratat 2 perqindeshi do filloj gerdeci etj . nga me ivogli te imadhi merkeli do kontrodhoje cdo hap ecurine eshqiperise prandaj jemi ne nji prove te fundit nga shteti gjerman dhe me siguri edi rama do fitoje pa diskutim kete beteje qellimi ishte se gjermania ka nji personalitet ne punet eqeverise gjermane ka burokraci por jo kaq te eger te theksuar si ne shqiperi dalin hapur se kemi leke esna beni dote gje fati jone varet vetem tek ligji qe po vendoset sot ne shqiperi duhet ndihmuar kjo qeveri por cdo gje do funksjonoj drejt per drejt me policin eshtetit kjo eshte arma me eforte qe do godasi shume per ata njerez qe grabisinleket eketij populli qe punon eroptohet nga dita ne dite urme edi eshte nji ngjarje shume interesante dhe populli dota kuptoje mire urime popullit shqiptar nga jugu ne veri ene te gjith biten ku jane shqiptare ju uroj gjithe te mirat nji dite do kthehemi tek vendi jone te rime te qete tena qeshi buza me shoket tane urime kjo eshte rruga evetme eketij populli…

    Reply to this comment
  22. info analitike August 29, 07:06

    Pertej fluturimeve pindarike dhe inatit personal me te cilin tashme na ka mesuar, Bedri Islami pershkruan takimin si “te pazakonte” dhe perpiqet te nxjerre Mesine, Edi Rama, ne lufte me Belzebune, Sali Berisha duke i dhene keshtu ushqimin e perditshem militanteve qe shkojne ne delir me keq se tifozet neper stadiume.
    Shqiperia nuk ka nevoje per nxites te turmave nepermjet propagandes por per zgjidhje konkrete. Rezultatet e nxitjes se turmave i kane paguar gjithnje njerezit e pafajshem te cilet me pas jane perdorur politikisht nga te dyja palet.
    Kjo Konference u mor me nismen e Kancelares Merkel nen kujdesin e BE. Merkel mori shkas nga festimet e 100 vjetorit te Lufte se Pare Boterore per nje Konference qe kishte synim perfshirjen e vendeve te Ballkanit perendimor si partnere strategjike te BE dhe per nje bashkerendim te ideve dhe te projekteve.
    Ne Konferencen e Vendeve te Ballkanit Perendimor perfaqesuesit e Kroacise dhe Serbise erdhen me propozime konkrete ndersa Rama kujdesej per hartime, shprehje e imazh.
    E keqja e Shqiperise eshte se politikanet si te majte ashtu te djathte mendojne pike se pari se si te nxjerrin perfitime personale ndaj e kemi te veshtire qe te bashkepunojme ne menyre te cilter e ne te miren e vendit.
    Nga nje gazetar me pervoje une pres analiza mbi te mirat e te keqijat, pro-te dhe kundershtite mbi bisedat, projektet, investimet dhe jo nje shfryrje bajate mllefi personal.
    Le te fillojme te veme ne plan te pare interesat e vendit, te qytetareve dhe te mos merremi me sulme meskine qe nuk sjellin asnje dobi.

    Reply to this comment
  23. arvanitasi August 29, 07:51

    Ike Plaku Mere me gjithe Tosum Baç….. hahahahahahah hajde pirdhu tani se mjafte te kemi duruar kaq vite.

    Reply to this comment
  24. psy August 29, 07:55

    Faleminderit !

    Reply to this comment
  25. Meteh August 29, 08:13

    Z.BEDRI ISLAMI,Tu befte dita 1000 per shkrimet e tua perhere te perkryera,per çdo problem,por sidimos shigjetat-GOZHDE qe thur mjeranit SALIMILLOSHEVIÇ,i cili na eshte bere “BURRE NENE”ne keto 24 vjet.Jane realitet ato qe ju ja perpasni ne fytyre ketij OKTAPODHI,por & shkruesit e tjere qe sapo lexova te njejten gje tregonin per kete hajdut,vrases,shkaterrim te prones & lekut te shqiptareve(PIRAMIDAT),shitjes se trojeve,thyerjes se enbargove,prurjen e MUXHAHIDINEVE(si duket ata na mesuan perdorimin e tritolit me celular),por megjithate ky nuk pushon.Mesa kuptohet,ky do qe te vdes “TRIMERISHT PREJ POZITES” & ti ngrihet busti pran A.ZOGUT,pasi hajduti-hajdutin kerkon.Ky njeri tashme nuk ka me tru & ne vend te tij ka BAJGA,i ka ikur llogjika dhe duhet te dergohet per kurim ne PSIQATRIN e Vlores.Po pse nuk e kuron PD?Kete parti ai e ka kapur,si gjith org.e drejtesise ne kete vend.Secilit peson ai i ka studjuar e sajuar dosjet,ua di vjedhjet qe kane bere dhe i poshtron sa her e doi,ndaj i rrin lepe-peqe.Kur te vije dita e keqe per te,te gjithe do e flakin,siç po behet sot per Enverin.FM,Ju Bedri qe jeni bere rreze shprese per kete popull fukara.Zoti e shpetoft shqiperiv nga SB.

    Reply to this comment
  26. shpatar August 29, 08:33

    Mos i perqendroni shkrimet dhe komentet se si do te reagoje apo si reagon Berisha.Me sa kuptoje nuk kemi te ngopur me Berishen duke e komentuar apo dhe duke e share .Keto nuk sjellin azgje vecse na marrin kohen per te per te ecur perpara .
    Berisha nuk eshte fenomen i vecante qe te zere kohe per tju referuar .Ai dihet jo tani por qysh kur hypi ne pushtet .Evropa dhe disi Amerika e kishin te qarte se cperfaqsonte ai. Populli shqiptare ishte midis dilemes komuniste dhe aspiratave per demokraci .Si te pa mesuar ,me sistemin e ri qe u vendos ne Shqiperi, vazhduam per inercjon me shprese se nje dite gjerat do te ndryshonin pamvarsishte se kush ishte Berisha . Berisha u kuptua se kush ishte por perkedheljet dhe helozhet ,qe i beheshin nga perfaqsuese te larte te se djathtes ne Evrope dhe SHBA ,suallen qe ai te mbetet dhe sot ne qender te vemendjes politike shqiptare por jo Evropjane .
    Evropa dhe deri diku Amerika e kane mbyllur kapitullin e tije .Jemi ne qe e mbajme dhe ua kujtojme te tjerve . Z.Karamalis kur la pushtetin u permend apo su permend 4 muaj dhe rrjedha e politikes greke shkoje atje ku i interesonte popullit grek .Keshtu ndodh dhe me shume te tjere qe humbasin apo dorhiqen. ne vazhdojme ,bile dhe Mazhoranca e blinduar ,ti bjeri fyellit te Saliut .

    Reply to this comment
  27. alfade August 29, 08:57

    Z. Islami ,sinqerisht me pelqejne analizat tuaja ! Vetem dicka dua te them : Berishen asnje
    here nuk e kam konsideruar si ”mesia shqiptare”, por si ‘Trusti i Lulelakres shqiptare” ! Ju
    vete e permendni 2 prillin e Shkodres e deri te vrasja e Santos ne mes te Tiranes diten per
    diell ,ne te gjithe kete tragjedi shqiptaren qendron dora e zeze e Sali FasllicMilloshevicit !
    Historia shqiptare periudhenn23 vjecare te sundimit politik berishian do ta konsideroi si
    njollen me te zeze te historise shqiptare dhe per kete nuk kam asnje pike dyshimi ! Nuk do
    te permend faktet qe keni renditur ju sepse atodihen nga te gjitheshqiptaret ,por do te shtoj
    se ne Shqiperi Berisha vendosi nje lufte klasash krahinore te papare ne historine shqiptare
    keto 100 vjet pavaresi , Berishizmi mblodhi ne gjirin e tij te gjithe krahinoret, pr jo njerezit e
    ndershem , por horrat e rrugacet e”Milotit dhe te Mamurrasit ” dhe me keta do te permbyste
    qeverine legjitime , dmth do t’i kundervihej te gjithe votuesve shqiptare me nje grusht horrash
    e rrugacesh te mbledhuar ane -kend Shqiperire .
    Berishizmi , kjo agjenture e borderur nga armiqt tane historike , vendosi ne Shqiperinje diktature
    specifike nen veladonin e ”demokracise” , por qe faktikisht ishte nje amalgame e diktatures me
    bajraktarizmin kanunor primitiv per te shtypur e likuiduar kundershtaret politike permes forma-
    ve diabolike makiaveliste !
    Berishizmi do te mbahet mend ne historine e Shqiperise jo vetem si regjim shtypes dhe vrases
    por edhe si regjimi me grabitqare e plackites i popullit shqiptar ! Fakti me elokuent i kesaj vje-
    dhje eshte skandali iBSH. Kot ”lodhet.” e ”famshmja” hetuesi per t’i ”shkuar deri ne fund heti-
    mit te skandalit bankar” ! Banken ,zoterinj e ka vjedhur Berisha-Basha-Bode-Fullhajni ! Prandaj
    ‘lodhja” juaj zoti ”Dhalla” eshte e kote sepse edhe ju e dini mire se kush i ka grabitur parate por
    beninsikurnuke dini dhe rrihni”uje ne havan” !
    Mallkuar qoftebajo dite kur ne krye ketij vendi u vu nje kriminel i lindur qe per 24 vjet i ka bere
    gjemen Shqiperise dhe kjo e keqe vazhdon ne menyre paranojake …….. !

    Reply to this comment
  28. Tradita August 29, 08:58

    “Pal Golemi edhe i vdekur, i tmerroi armiqte e tij” i ka thene Gavril Dara i riu te gjitha ….. A me kuptuat ju kuqalashet….. komentues?

    Reply to this comment
  29. Rimi August 29, 09:18

    Teksa i ke thene te gjitha nje pyetje legjitime lind ne kete kendveshtrim:Si ka mundesi qe Dep.i ShBA nuk u ngjit kurr ne nivelin e qendrimit te ketij shteti e kesaj zonje por te mos harrojme kurre qe nga i derguari Administrator i ketij vendi me 21 Janar 2011 ne te njejten dite,ne te njejten ore qe beri vrsjet u etiketua “Burre shteti” e ai qe drejtoi operacionin vrastar “Yll ne ngjitje”?Mos valle ky departament nuk merrte dot kurajon per ta denigruar deri sa ta bente realitet populli Shqipetar!Mos valle ka qene kjo heshtje qe e k bere ate te marrosur duke vrare ne mes te dites,duke perdhosur institucionet Shqipetare e duke vazhduar akoma ,gjithmone pas pushimeve tek bregdeti shqipetar i privatizuar nga njerezit e familjes,te vjelle vrere sikur nuk eshte ky vrastari i nje populli,shkaterimtari i nje vendi,tradhetari i nje kombi !Mos valle perseri flet me gjuhen e imunitetit qe mbart fale pazareve te pista me ata qe e kane zanat te vjeter ?Se fundemi nje pyetje legjitime do te beja :Kur do te behet i mundur dorezimi i Sali Berishes perpara drejtesise Shqipetare jo asaj Berishjane?

    Reply to this comment
  30. gjok August 29, 10:25

    Takimi i vendeve te ballkanit nen kudestarine e SHtetit Lider i evropes do te behej ne kete kohe,edhe sikur te ishte ne pushtet nje qeveri tjeter e dale nga vota e popullit,agjenda gjermane nuk varet nga ndryshimi i qeverive .qasja per ti shfrytezuare ne favor te tyre partite politike se na u bekan takime se erdha une ne pushtet, eshte e gabuare nga te gjitha palet, idete e gjermanise jane per tju ardhur ne ndihme popujve te ballkanit dhe jo partive ne vaqanti………………

    Reply to this comment
  31. dajti August 29, 10:34

    Kesaj egersire po i vjen fundi dhe ai po e ndjen.
    Bedri Islami i ka dale hakut ne te gjithe artikujt qe ka shkruar duke i bere nje analize te plote per veprimtarine antishqiptare te ketij perbindeshi, s’ka çfare ti shtosh me.
    I lumte Edi Rames dhe qeverise qe e ngriten Shqiperine ne vendin me dinjitoz ne keto 23 vjet.

    Reply to this comment
  32. drejtesia August 29, 11:07

    Bravo e forte per z.Bedri Zenel Islami….sa shume kontribut i ke dhene popullit shqiptare sa qe meriton titullin e madh…Njeri Patriot i perkushtuar,duke demaskuar veprimet antishqiptare te tradhetarve…..ka shume vlera ky njeri….uroje jetegjatesi…

    Reply to this comment
  33. skrapalliu August 29, 11:45

    Nje shprese me shume per ne shqiparet dhe brezat tane se kjo toke do te behet. Kush vjell vrere edhe per kete ngjare eshte TRADHETAR. Te paketen mund te ngrej koken lart tani kur shikoj se Rama zgjidhet ne konferenc me Merkelin

    Reply to this comment
  34. naim August 29, 12:03

    Besoj sot eshte dita qe berishizmi si idologji dhe politike qe ne histori duhet te quhet kalifati berishi duhet te kerkojne gjykim kombetar,se ato deme qe i ka shkatuar ketij vendi jane te pafundme…………por tashme duhet ti kerkohet medies te rihap problemin e armeve kimike ,shansi me i madh historik qe shqiperia te ishte ne nje projekt kaq gjigand nderkombetar bashk me dy lideret e globit, ,vfare qendrimi mbajti kryepolitikani i shqiperise qe hyri me perdesy dhe doli me antiplumb…………si mund ta duroj ai qe kryeminstri po deshmon se po bene histori te jete ne nje koference me kancelarite evropian si kryeminster i ballkanit……………..sali beju thirrje atyre qe ju prene livadhet te jene me ty ne bulevard………….

    Reply to this comment
  35. Kris August 29, 12:16

    Nuke gjen gje Berishen nga sharjet.Te merret shtypi me nje kufome nuk eshte serioze.Pas me shume se nje viti eshte mire qe shtypi te merret me sa gram buke eshte shtuar ne tryeza dhe te analizoje nje nga nje premtimet elektorale te ringjalljes.Pse vazhdojne te shumepunesuarit socialist si at a Berishist,pse nuk zbardhet 21 janari e gerdeci,pse luffa kinder korrupsionit behet ne nivel komunash etj Pse Rama qendron ne Facebook dhe argetohet me Berishen dhe nuk I pergjigjet shqetesimeve te popullit

    Reply to this comment
  36. tomsojeri August 29, 13:45

    clirimi per se dyti i Shqiperis ne historin e re esht vetem arestimi i Sali Berishes ! Ky arestim esht intoksikimi dhe shpresa qe te sherohet ky “trup” i semur me emrin Shqiperi ! BRAVO Bedri ! I ke then te tera ashtu lakuriq sic duhet qe edhe perbindeshit ti hiqen ter “robat”e ndyra qe ka pervetesuar dhe ja ka kaluar “familjes” !Kan frik te arestojn kte perbindesh se do vjell zjarr per shum kelysha qe qarkullojn e qe akoma jan ne pushtet ! Spo mbahet dot e i “jep mend” Merkelit, shiko ku shkon cmenduria e tij!Sa e sa esht shkruar per kte njeri qe mir thot dikush me lart dhe e quan NERONI i Shqiperis por Neroni dogji Romen e ky gjith Shqiperin!Pra nje pjes e turpit do ju mbetet edhe shqiptareve qe edhe pse e rezuan po e len te lir te vazhdoj me banden e tij “vepren” qe nisi ! Burg ,burg ,burg dhe vetem burg e shpeton Shqiperin nga ky “Sulltan i se keqes” ! Vetem ateher do shpetoj Shqiperia e vetem ateher do shpresojm per ndryshimin qe enderojm ………….

    Reply to this comment
  37. Skraparlliu August 29, 15:29

    Ky kryeminister na nderoi ne samitin e organizuar nga zonja Merkel

    Reply to this comment
  38. Taulant August 29, 16:08

    Zonj Merkel, që asnjëherë nuk begenisi as ta ndalojë vemendjen tek një njeri i kapur nga krimi, .Ti qe jeton ne Gjermani mbasi shef edhe enderra me skenar te dy prillit te kujtoj se ai 2 prill bri qe ti dhe shpura yte te zhdukej nga skena politike e Shqiperise.Si njeri qe han buke ne Gjermani Merkel jo vetem e begenisi Berishen por e priti disa here,bile permendi nje fjali te Berishes ne nje takim te BE.Ato presin perfaqesuesin e shtetit ndersa lakejve si ti i japin kafshaten sociale dhe tepricen e hane me honorare shqiptare per shpifjet dhe vrerin e pafund qe nxjerr per te treguar gjoja te verteten tende qe nisi me vjedhjen e lekev te shokut ne konvikt per te cilen u perjashtove apo historine per te nderuarin babane tend qe e cnderove me shkrime peralle se e kane vare ENVERISTEt.Leri hartimet shkruaj konkretisht cfare vendimesh u morren si u prit ky takim nga shtypi gjerman etj

    Reply to this comment
  39. Sali komunisti August 29, 16:23

    Z. Edi nje politikan vizionar I petmadave Evropiane. Z. Bedri I ke thene te gjitha, por duhet te shtoje ndonje rrjesht per “bamiresen” hajduten Lori (Slobodanken), per Shkerdhenin matrapazin e armatimeve qe vrau 25 qytetar ne Gerdec, se i 26-ti ishte burri i tezes, si dhe bukuroshen hundespate miliarderja Gita (Cita), bashkepunetorja e agjentit Serb, Damir Fazllic.

    Reply to this comment
  40. SEKRETARJA ..me floke te palara August 29, 17:04

    Shoku Bedri ,eshte kenaqesi tu lexosh ,jeni njeri i kenduar .
    Ja dhe une nga pak ,per merite te rilindjes , mire qe nuk na hapi ato 300 mije vendet e punes
    {koperativat duhet te hape per kaq vende pune} e kaloj kohen duke lexuar .
    ne fakt dhe per merite te seksereve …ops sekretareve zgjodha mos te punoj {sekser me pelqen me shume ….me rrenqeth}
    Tani mbarova se lexuari SHTRIGAT E SALEMIT {ve bast se po te kish njohur Saliun ,do shkruante vellimin e dyte me shtrigat e Saliut}
    nuk e di ne kohen tende e lejonin kte liber ,kishim vetem shtrigat borgjeze ,nejse
    ju keshilloj ta lexoni ,
    ky opinioni juaj ka dicka te frikshme ,te perbashket me ate liber .Ai paragrafi i parafundit me
    mbas disa dekadave ketu mund te vije perseri nje politikan i tille …..ne liber mbas disa dekadave rikthehet kjo kuti misterioze ,po ne nuk kemi arsye te presim disa dekada .
    [ne marrim 1 milion vota dhe rrufeshem ringjallim nje fotokopje te shemtuar te paraardhesit]

    Ju me te drejte ,merreni me Saliun …e beme per 23 vjet …u morem me Enferrin {ti ca vite me shume} dhe ky demon krati u be nje fotokopie e shemtuar e tij .
    Nga ajo epoke denuam vetem nje bust bronxi …
    tani pervec faktit qe Merkel vdes per Edvinin ,rilindi nje dashuri e zjarrte ,u treguan barsoleta pa fund {mbi mjerimin tone} u ul ne karrigen e djathte dhe u puthen me faqen e majte
    ka ndonje detyre tjeter ??
    ka ndonje arsye , nen ligjor , oh zot ,ka mundesi qe per shendetin mendor te te gjitheve
    ky njeri te denohet 4 dite te vetme ?? Nga nje dite per 4 Kokepalaret
    Kaq vlejme ne Bedri ,kaq do na mjaftonte

    Bedri , jane shume faktore qe ti i di me mire ,per dhenien e statusit ,per kte kthim te tyre ne drejtimin tone ,ata te japin gjithmone nje mundesi …kerkojne llogari ,rezultate
    po arsyen se perse u dhame 1 milion mundesi , nuk po e shohim .Nuk mjafton qe te shkruani perdite per lehjet e Berishes
    nuk funksionon me “fajin e ka saliu” …tani degjohet me shume
    Fajin e ka Ramiu !

    Reply to this comment
    • Vani August 29, 18:47

      E para. Mos thuaj,u dhame 1 miljon mundesi!… Por,thuaj u dhane 1miljon mundesi,sepse duket, sikur tek ky miljonshi hyn’ edhe ti,(Me falni}, Ju.
      E dyta.

      Gjithnje faj do ket saliu…
      (Dhe pas ngordhjes,esht’ fajtor!)
      Se,dhe boren,bardh’ vetiu…
      E nxiu,me pishe ne dore!

      Reply to this comment
      • SEKRETARJA ..me floke te palara August 29, 20:20

        Vani
        po pse mor shok mos te hyj dhe une te 1 milioneshi
        nuk te dukem si kokepalare une ty …une dhe
        emrin ashtu ja kam vene vetes
        si mos te hyj te 1 milioneshi une
        mua me tha Muci ‘Qelbesira bashkohuni
        Thano na mesoi qe “ai eshte e keqja e madhe ”
        Edvini tha qe duhet ngrene ngjala
        pak me heret me thane ne fakt qe duheshin 13 mije te vdekur per ngjalen
        po vetem 4 vrau Saliu …biles dhe Meta u be shenjtor ,tani u be me bllok ne dore …por gjithesesi u be kr kurVendi
        te gjitha keto mi thane ne emer te Luftes per korrupsionin ,per DREJTESINE dhe duke qene qe une kam njohuri te mjaftueshme per kte te fundit ,di qe eshte guri themelor ne berjen e nje Shteti
        sepse Pushteti me ka lodhur , me ka dhene nje vdekje klinike ,me te vrare po pa vrases , me vjedhje por pa hajdute , me fajtore… me pishe ne dore por pa faj ……..etj etj
        e dua voten mbrapa une shoku Vani ,

        SEPSE MA KANE VJEDHUR
        {vota eshte e ardhmja ime …dhe e Juaja !

        Reply to this comment
  41. LISI August 29, 20:44

    Nderime Z. Islami!
    Si shpjegoht qe nje ” Njeri” qe e quan vehten shqipetar te urreje kaq shume popullin dhe vendin e tije? Mendoj se eshte nje rast unikal ne bote. Prandaj dhe gjykimi i tija duhet te jete unikal,ku duhet te mesojne, ne radhe te pare, te gjithe ata matufa, qe e ndjekin si laro nga mbrapa dhe, me andej, te mesoje dhe bota mbare se c’mund te beje nje qenie,qe vete quhet njeri.Do ruajtur se mos vet-vritet. Do jete nje humbje e madhe se nje qenie e tille do studjuar me imtesi.

    Reply to this comment
  42. M A R K O August 29, 21:49

    Kjo tregon se Berishes nuk i ka mbetur gje tejeter. Te vare nje gur ne qafe dhe te hidhet ne det, por te shkoje thelle ku mos ta gjejne dhe peshkaqenet, se e copetojne dhe na del ne siparfaqe qofte edhe nonje therrime.

    Reply to this comment
  43. lani September 1, 08:47

    Sali Berisha ishte tumori me rrexikshem dhe mi dhimshem per kete popull dhe kete vend!Edhe tashti pa pushtet vazhdon te helmoje opinionin publik me fryme asfiksuese kete vend dhe kete popull.Si vegel anti shqiptaris ne duart e te tjerve ai keshtu dote jete.Gelltit diku nje luge corbe te prishur dhe vjell gjithe jeten!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*