Merkel reagon ndaj intervistës së Macron: Nuk duhet të fliste ashtu për NATO-n

November 8, 2019 16:32

Merkel reagon ndaj intervistës së Macron: Nuk duhet të fliste ashtu për NATO-n

Emmanuel Macron deklaroi një ditë më parë, në një intervistë dhënë prestigjozes “The Economist” se NATO-s po i “vdes truri”, ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kthejnë shpinën aleatëve të tyre europianë.

Shefi i Elizesë u shpreh se SHBA-ja dështoi të konsolidonte përkushtimin e saj ndaj Aleancës Veri-Atlantike, çka u pa sipas tij edhe tek vendimi i saj për të tërhequr trupat amerikane nga Siria Veriore, pa u konsultuar më parë me aleatët.

Por nga ana tjetër, Angela Merkel u shpreh se nuk pajtohej me “fjalët drastike” të Macron.

“Ky nuk është aspak këndvështrimi im përsa i takon bashkëpunimit brenda NATO-s…edhe nëse kemi vërtet probleme dhe nëse na duhet realisht që ta galvanizojmë në mënyrë efikase këtë organizatë”, deklaroi shefja e ekzekutivit gjerman.

“Nga perspektiva gjermane, NATO është në interesin tonë. Është aleanca jonë ë sigurisë”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë Rusia, e cila e sheh NATO si një kërcënim për sigurinë e saj i mirëpriti komentet e Macron si “fjalë të vërteta”.

E ndërsa NATO feston 70-vjetorin e themelimit, zyrtarë të lartë brenda saj janë shprehur se misioni do të vazhdojë dhe se aleanca mbetet e fortë.

j.l./ dita

November 8, 2019 16:32
Komento

6 Komente

  1. MH November 8, 16:48

    Ka disa pirueta te pa kendshme qe improvizon Macroni,te cilat cojne uje ne favor te mullirit te ariut polar Rus.Jane dy raste tipike strategjike qe ky kundervepron me BE.Ceshtja e mos hapjes se negociatave me Shqiperine dhe MV dhe konstatimi qe kritikon z.Merkel per rendesin e NATO-s.

    Reply to this comment
  2. Vjeshta e III November 8, 17:23

    Duken si disa xixa tè vogla por, pèrbrènda njè zjarr mund tè shpèrthejè midis boshtit qè mban ende nè kèmbè Europèn e Bashkuar ! Franca jeton ende me èndrat e vjetra perandorake, tè cilat nuk e lejojnè tè jetè e qetè dhe me llogjikè nè arsyetimet e sajè. Mè sè miri kètè e demostroi intervista e fundit e Macron. Qoftè pèr justifikimet pèr ndèrprerjen e dèshirès sè zjarrtè tè Shqipèrisè dhe M.Veriore si dhe kèndvèshtrimi ndaj NATO-s! Mè ngjan se Franca po parashikon ndarjen duke ndjekur Anglinè….Nè tè vèrtetè ajo ka ndjekur historikisht linjèn e diplomacisè angleze. Nèse Franca do tè tregohet sadopak e nderèshme, mè parè se tè largohet ti dorèzojè Gjermanisè Dy krahinat e rèmbyera dhe Lamtumirè Europè !

    Reply to this comment
  3. Lala November 9, 07:03

    Me gruan që ka lumadhi do të ti kenë futur ndonje putanë ruse , nga ato që kthejnë boten permbysë dhe e ka hymbur fare lumadhi.Ajo e tijë nuk mban me shkarpa.

    Reply to this comment
  4. Arben November 9, 10:18

    Edhe njehere franca shtet kolonizator, nuk heq dore nga grabitjet dhe vrasjet ne afriken e veriut, sepse keshtu duan njerezit e ndershem.

    Pergjigja per francen eshte vetem nje.

    Reply to this comment
  5. Arben November 9, 10:36

    .

    Reply to this comment
  6. MH November 9, 13:58

    Fatkeqesi per politiken boterore.Per dy presidentet kendej dhe andej pertej Atllantikut.
    Ai andej pertej atllantikut Belgjiken e njeh sikur asht fshat,Serbet popull liridashes dhe te emancipuar.Ndersa ky kendej atllantikut nuk njeh historin e popujve te Ballkanit.Dhe sa here hap gojen per politike te ngjane me bibanin.
    Shpresojme ne zgjedhje te reja ne dy anet e Atllantikut qe bota te rimarrin rrugen e duhur qe u nderpre ne keto 4 vite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*