Merkel-Sarkozy dhe Franca sot

November 2, 2012 23:32

Merkel-Sarkozy dhe Franca sot

Ku është ndryshimi thelbësor ndaj asaj që kanë firmosur Merkel – Sarkozy dhe asaj që kërkon Hollande? Për ta thënë shqip, Merkel u thotë Europianeve nëse doni të paguani rrogat (të sektori publik) dhe pensionet, ulini ato dhe ulni shpenzimet e përgjithshme. Në Shqipëri për shëembull nëse na ndodhte një hall I tillë, më e keqja kryeministri I jep urdhër bankës qëndrore të “shtypë” lekë. Por Europianët nuk kanë më monedhë lokale.I luten Gjermanisë që të shperndajë euro, dhe ajo vë kushte shkurtimesh buxhetore. Këtë gjë bëri Greqia e vënë nën diktat, dhe që po bëjne Italia, Spanja, Portugalia. Mesazhi I Merkel është se vetëm kur ta shohë se po bëhen përpjekje shkurtimesh radikale buxhetore, atëhere ajo do të mund t’i japë « leje » bankës qëndrore europiane të ndihmojë vendet nevojtare. Domethënë, Merkel po sillet me Europën , pak a shumë si FMN-ja me vendet në zhvillim apo me Shqipërinë kur jep ndihmë të kushtëzuar. Në këtë kryqëzatë të Merkelit ndaj vendeve neglizhente në Europe me financat publike, Sarkozi e « mbylli gojen », i mbajti iso-n, sipas Hollande, nga frika se mos nesër Gjermania nuk e ndihmon Francën kur kjo mund të goditet fort nga spekullatorët në bursa. Tani mbërrin Hollande dhe kërkon të përmbys tavolinën.

Ai u thotë europianeve çojeni kokën, boll vuajtët se nuk është Merkel që bën ligjin, pasi edhe zeri i Francës ka peshë. Dhe Franca mendon ndryshe. Ja u ulën rrogat e pensionet në Greqi. Apo shkon më mirë ekonomia greke ? Ajo po shkon më keq akoma në një kohë ku sipas modelit gjerman shkurtimet buxhetore duhet të kishin dhënë frytet e tyre. Prandaj Hollande « përplas » grushtin në tavolinë  : jo (vetëm) shkurtime shpenzimesh, por njëkohësisht dhe shtim shpenzimesh !!! Hollande kerkon një pakt të ri ne Europë ku Banka qëndrore europiane të zgjidhë qesen dhe të japë kartmonedha euro me tonelata, qofte eurobonde, qofte financim direkt per arkat e shteteve anëtare, për të financuar investime në çdo vend te Euroznës si e vetmja mënyrë që Europa të prodhojë më shumë për të larë borxhet e për të dalë nga kriza.

E shihni pra, janë dy vizione radikale, dhe në javët e ardhshme do të përballemi si në një ndeshje boksi në negocjatat më të vështira franko-gjermane që nga krijimi i BE-së. Për Gjermaninë është tabu që të zgjidhet qesja pa pastruar defiçitet, për Hollande është tabu që të ribëjmë gafën ku e futëm Greqinë, ku vetëm kursehet dhe nuk investohet më në asgjë. Ministri i jashtëm gjerman duket i gatshëem të negocjojë , Merkel thotë « nein ». Në këtë pikepamje , zgjedhja e Hollande, është historike për Europën për nga ndeshja që ajo do të ofroje me Gjermaninë mbi strategjinë e ardhshme ekonomike të Europës.

November 2, 2012 23:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*