Mero Baze: Berisha s’do t’ia dijë për pasardhësin

INTERVISTE April 20, 2013 13:03

Mero Baze: Berisha s’do t’ia dijë për pasardhësin

Mero Baze një eskpert i “leximit” të PD-së e konsideronte në një editorial dy ditë më parë pozitën e Bashës si “delikate” pas largimit të Ilir Metës nga koalicioni. Duke zbërthyer më tej këtë qëndrim të tij në një intervistë për “DITA”-n, Mero Baze shton se aleanca Basha-Meta është një lidhje mëse e konsoliduar në politikën shqiptare. Ai shprehet se vetë Metës i intereson të mbijetojë duke pasur piketat e tij të forta në PS dhe në PD, ndërsa parashikon një të nesërme me Ramën dhe Metën në pushtet dhe një Ilir Meta që do jetë gjithnjë i interesuar që të ndihmojë sa më shumë Bashën edhe në të ardhmen. Baze nuk ka asnjë dilemë nëse Berisha po mendon ose jo për një lidership të ri, për një pasardhës të ri në PD, që do të garantonte unitetin e kësaj partie. Ai shprehet se Berisha e konsideron veten Zot, e Zoti sipas mendjes së Berishës s’mund të ketë pasardhës…

Z.Baze, a i ndryshon raportet brenda PD-së ikja e Metës?

I ka ndryshuar tanimë. Lulzim Basha nuk arriti dot të ngjiste në stukturat e PD-së, as si Ministër dhe as si drejtues i PD-së dhe e vetmja periudhë lulëzimi e tij ishte alenca me Ilir Metën nga viti 2009. Në një farë mënyrë i ngjiti muhabeti me dikë tjetër si ai,  që nuk ndjehej rehat në shtëpinë ku kish hyrë dhëndër brenda. Ata krijuan të dy një pol të rëndësishëm pushteti, të cilin Meta diti ta menaxhoj mirë deri në fund. Përmes Bashës, ai vuri në gjumë Berishën për një aleancë afatgjatë dhe po përmes Bashës, ai arriti të heqë qafe atë pjesë të pushtetit që nuk e donte dhe e survejonte çdo çast. Ishte një raport i vërtet pushteti mes tij dhe Bashës që tashmë nuk ekziston më. Poli tjetër i pushtetit, tashmë ka të drejtë të ndjehet i tradhtuar nga përdorimi që Meta i ka bërë pushtetit të PD-së përmes Bashës. Kjo është një thyerje e madhe,.

 

Nëse humbasin më 23 qershor, si e parashikoni “verën e PD-së”, pra muajt që vijnë pas?

PD do të humbas në Qershor dhe e vetmja gjë që kam parasysh është rikthimi i Berishës në PD. Të tjerët nëpër zyrat e tyre, të pahapura për 8 vite.

Jeni shprehur në editorialin e fundit se Ilir Meta me bashkimin e votave me PS-në në Këshillin Bashkiak, po i shërben tagent Bashës duke e bërë të duket si të viktimizuar atë. Cili është interesi i Metës për të ruajtur një linjë afatgjatë me korridorin e Bashës në PD?

Ilir Meta ka nevojë të jetë faktor politik mes PD-së dhe PS-së. Paqja e tij e madhe me Ramën dhe një derë e hapur nga opozita e ardhshme i japin atij pozicionin më komod në politikën shqiptare.

Duket se ekuilibri mes klanit të rioshëve që përfaqësohet nga Basha dhe klanit të drejtuesve të vjetër të PD-së(Topalli, Olldashi) është ruajtur nga autoriteti absolut i Berishës në të dyja rrymat. Nëse Berisha heq dorë nga kreu i PD-së, çfarë parashikoni ju se do të ndodhë?

Kur Berisha të ikë nga PD-ja, do ketë ikur dhe nga kjo botë. Dhe pas kësaj nuk do kenë më rëndësi këta emra që po përmendni sot. Do jenë harruar deri atëherë.

Në rast të ardhjes në pushtet të opozitës më 23 Qershor, duke qenë se Meta do të menaxhojë pushtet mendoni se do të investohet në mbështetjen e Bashës për ta bërë atë drejtuesin e së djathtës shqiptare?

Meta është i gatshëm të bëj më të mirën për Bashën, por Basha ka një rreth më të zgjeruar simpatish jashtë PD-së ose rrotull saj se sa të tjerët. Ai përveçse është aleat i Metës, ka marrëdhënie nëntokësore të mira dhe me ish-disidentë të PD-së, me njerëz që kanë probleme me pushtetin e PD-së etj. Ndoshta ju duket pak e ekzagjeruar, por dhe ish-Presidenti Topi është më afër Bashës se sa PD-së në çdo variant. Basha nuk ka konsumuar luftën e Berishës ndaj të tjerëve, por ka marrë vetëm të mirat e pushtetit të Berishës. Grupi përballë tij është një grup lufte që është përdorur në opozitë dhe pushtet si çomage e Berishës. Basha është përdorur për të qeshur, pozuar dhe natyrisht për të vjedhur.

 

Shpesh jeni shprehur në editorialet tuaja se PD-ja praktikisht funksionon si pronë familjare e Berishës. Mendoni se një si Berisha do ta linte këtë “pronë” të shqyhej mes klaneve rivale dhe të tërhiqej pa garantuar më parë pasardhësin që do garantonte unifikimin?

Berisha ka një parim që nuk shikoj se ka shanse ta ndryshojë. Ai ecën me parimin “pas meje kiameti”. Ashtu siç lë pushtetin gjithmonë si një tokë e djegur, ashtu do ta lërë dhe PD-në. Është qesharak ai njeri që mendon se Berishës i shkon mendja ndonjë herë tek pasardhësi. Ai ka parimin se Zotat nuk kanë pasardhës.

INTERVISTE April 20, 2013 13:03
Komento

7 Komente

  1. beso April 20, 14:21

    Si gjithmone I sakte ne analizat e tij z. Baze…

    Reply to this comment
  2. Kerpaci April 20, 15:24

    Kjo rrefen se c’shporte karavidhesh eshte katandisur PD!

    Reply to this comment
    • H.B April 20, 16:31

      Nuk na folet o trima per te nesermen e 24 qershorit. Thua se Berisha ka parimin “pas meje kiameti” dhe kete e dime se eshte provuar per kiametin dhe tanket e mbas zgjedhjeve nuk the gje ti “Mya’ i Tema-s. dhe ish opinga fshiresi i Saliut…

      Reply to this comment
  3. entelakuqi April 20, 19:47

    PD eksrem si Berisha . si ne qendrer dhe ne baze, u duket sikur shqiperia eshte vetem e demokrateve prandaj jemi katandisur ne kete gjendje.Ne 23 qershor fund luftes se klasave qe po perdor PD ne te .gjithe vendin.

    Reply to this comment
  4. Mark uk April 21, 20:21

    Dy here goja jote ju ka qite ne sherr,mos harro se e treta eshte e verteta.

    Reply to this comment
  5. llirija April 21, 23:55

    Po Mero i shkrete nuk dine ku do shkoje mbas 23 qershorit kur te humbe Rama e ti heqe financimin.Po cfare te sakte ke ne kete palo interviste>Vetem deshirat haluncioane te Meros

    Reply to this comment
  6. Kastraveci Alpin April 22, 02:30

    Zotni apo shokqe Ymer apo Mjero kjo eshte zgjedhja ose shija juaj por te na serviresh Edi(a) Ramen per njeri normal eshte gabimi ose verbimi juaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim