Rama asgjësoi disa avantazhe që i dha bashkimi me LSI-në

Mero Baze - INTERVISTE May 9, 2013 09:09

Rama asgjësoi disa avantazhe që i dha bashkimi me LSI-në

Duke komentuar listat e shpallura të PS-së për 23 qershorin ai thotë se llogaritë e kundërshtarëve të Edi Ramës janë të qarta. Ata duan ta sulmojnë atë në Vlorë për të shmangur rezultatin 8 me 4, dhe për ta çuar rezultatin 7 me 5. Nga ana tjetër, dalja e Agron Dukës me Berishën ne Shijak, nën siglën e republikanëve, zeron efektin e LSI në Durrës, pasi votat e Kokës dhe të Dukës eliminojnë njëra- tjetrën. Në Fier dalja e pavarur e Dritan Priftit ngre pikëpyetje për ndonjë mandat të mundshëm të tij, por rrezikon po ashtu rezultatin 10 me 6 për opozitën. Pra, Berisha tashmë e ka më të qartë objektivin e tij. Qarqet ku ai do bëjë betejë janë Vlora, Fieri dhe Durrësi, duke përdorur tripolaritetin e së majtës shqiptare, një e majtë që nuk u bë kurrë një parti, për shkak të ish- kryeministrave të saj, të cilët shkojnë njëri pas tjetrit në shërbim të Berishës – shkruan Baze. E intervistuam dje per DITA per te thene dicka me shume rreth ketij kendveshtrimi:

 

 

 

Mero, në një editorial mbi listat e saposhpallura keni thënë që objektivi i Berishës tashmë është më i qartë: Vlora, Durrësi dhe Fieri. Pse mendoni kështu?

 

Vlora, Fieri dhe Durrësi janë tre qarqet që opozita synon të bëjë diferencën e thellë. Objektivi i saj është ta nxjerrë Vlorën 8 me 4, Fierin 10 me 6 dhe Durrësin 7 me 6. Në të tre këto qarqe Berisha ka pasur pak shanse t’i mbijetojë politikisht këtij rezultati dhe shansi po i vjen nga gabimet e opozitës. Agron Duka po kandidon për Berishën, ndërkohë një muaj më parë ka qenë sekretar për programin e PS-së për Bujqësinë dhe i anatemuar prej Berishës.  Përse ndodhi kjo? Natyrisht që Duka ka kusuret e veta, por problemi i komunikimit dhe transparencës në listë ka peshën kryesore. Ai po shkon sot të hakmerret ndaj PS-së, dhe jo të fitojë. Është duke bërë diçka primitive, por për shkak të një gabimi thelbësor politik nga Rama, që nuk di të vendosë komunikimin me ekipin e tij. Në Fier po ashtu Dritan Prifti po kandidon i pavarur, në një oaz elektoral të tij, ku mund të marrë aq vota sa t’i heqë një mandat opozitës. Ai pretendon se opozita e persekutoi duke mos i lejuar kandidimin me asnjë parti brenda koalicionit dhe kjo është sërish një kosto elektorale.

 

Po Vlora?

 

Një tjetër fenomen negativ u krijua në Vlorë. Arben Malaj, një kontestues i patru i vijës së Partisë Socialiste, që ka qenë në një gjatësi vale me Berishën për katër vjet, në vend që të sfumohej në kohën e duhur, u pompua nga Edi Rama, u rizgjodh në kryesi dhe pasi u forcua politikisht, u zbua. Kjo i jep atij të drejtën tani të hiqet si një i persketuar, ndërkohë që i persekutuari i madh në këtë mes është PS prej tij për katër vite rresht.

 

Unë nuk mund të kundërshtoj kauzën e një deputeti që kërkon të sfidojë Partinë si i pavarur, edhe pse s’do të votoja kurrë një person si Arben Malaj. Në rastin konkret ai duket si një pjesë e një plani të listës Nano për të sfiduar Ramën, por që ia kanë dalë. Rama nuk ia ka dalë t’i bëjë të parëndësishëm.

 

Keni shkruar që pas kësaj liste Rama “së paku duhet të jetë i qartë se nuk është aq afër suksesit saç ishte më 1 prill dhe nuk është aq afër lidershipit në PS saç ishte para 1 prillit”. Çfarë keni parasysh me këtë?

 

Euforia e marrëveshjes me Ilir Metën është sfumuar duke asgjësuar disa avantazhe që sillte ky bashkim. Në Durrës aq vota sa sjell Lefter Koka për opozitën, i heq Agron Duka për Berishën, në Fier dhe Vlorë po ashtu. Dhe kur them se nuk është aq afër lidershipit të PS sa ka qenë, kam parasysh që gjithë pakënaqësitë e krijuara nga mungesa e komunikimit me ekipin e tij, do të kthehen në favor për Ilir Metën, ku shumë socialistë ndihen më të sigurtë dhe më të qartë.

 

Cfarë nuk duhet të kishte një listë e mirë deputetësh, sipas Mero Bazes?

 

Një listë e mirë deputetësh është një listë që përfaqëson tiparet e opozitës, konsekuencën, bekgraundin opozitar, majtizmin në rastin konkret të kësaj opozite, dhe disa simbole besimi tek morali dhe ndershmëria në politikë, që edhe pse duken jashtë mode, për mua mendoj se vlejnë ende më shumë sesa paratë. Lista e PS-së ka plot diamante të fshehura nën baltën që ka ndotur listat.

 

Lista e PD-së ka lënë jashtë 35 emra aktualë. Mendoni se edhe kjo do kalojë si çdo gjë tjetër në PD, pa kundërshti? Cili është mendimi juaj për listën e PD?

 

Lista e PD-së është një fitore e fëmijëve të Berishës për të zhdukur nga PD çdokënd që nuk kanë pasur nën kontroll dhe i kanë hapur kështu rrugë marrjes së plotë të kontrollit mbi partinë. Kanë lënë jashtë liste emrat më të shquar të PD-së, intelektualët më të spikatur dhe e kanë mbushur listën me njerëz ordinerëqë janë të punësuarit informalë të fëmijëve të Berishës. Ka ngelur jashtë liste Ilir Rusmajli dhe ka hyrë shoferi i Shkëlzenit, që quhet prefekt në Tiranë, kanë lënë jashtë liste Mark Markun, student i dhjetorit dhe kanë futur Kastriot Islamin që u ka mbyllur Universitetin studentëve në vitin 1991, kanë hequr Jemin Gjanën dhe kanë futur një biznesmen lojërash fati… Është një spastrim i menduar për çdo figurë të PD-së që mund të bëjë rezistencë në emër të biografisë së tij politike. Janë lënë thjesht njerëzit që i kanë shërbyer djalit dhe vajzës së Berishës.

 

Ju flisni për tripolaritet në listat e PS. Rama-Meta-Nano. Nga sa deputetë të shpallur e të pashpallur kanë këto tre pole, sipas jush, me përafërsi dhe a mund të ripërçahen këto pas 23 qershorit? (Berisha ka kandiduar tashmë në vende të sigurta emra, si Islami apo Idrizi, por garojnë edhe Duka apo së fundmi Malaj, që shihen si njerëz të Nanos. Mendoni se edhe nga Berisha po investohet për krijimin e një poli Nano?)

 

Sponsori i vetëm i Lëvizjes Nano prej vitit 2011 ka qenë Sali Berisha. Në këtë rast është konkret. Ai po përsërit veprimet e 2007, 2009 dhe 2011. Fatos Nano me sa duket vuan nga Sindromi i Stokholmit. Ka rënë në dashuri me persekutorin e tij.

 

Pse ka ngjallur kaq reagime kandidimi i Kokëdhimës në Vlorë?

 

Është dicka që e fryn më shumë se duhet Berisha, pasi kërkon të zhurmojë me Kokëdhimën, Klanin Koka që ka marrë në PD. Histeria rreth Koços është pak e fryrë dhe nga e majta. Unë realisht isha i trembur siç ishin hapur fjalë se mund të kandidonte vajza apo gruaja e Kokëdhimës. Ajo do ishte diçka poshtëruese për PS, pasi do të dukej si gjobë për mblesin e koalicionit.

 

Kokëdhima vetë në këtë gjendje që e ka katandisur Berisha, është thjesht një botues. Nuk është më biznesmen se i kanë falimentuar gjithë bizneset dhe nuk është më poshtë intelektualisht se shumica e deputetëve të të këtij parlamenti. Thjesht jetojmë të gjithë atë çka Berisha na ka formuar për figurën e tij dhe lidhjen me Ramën.

 

Pas zgjedhjeve të vitit 2011, kur Rama u largua me dhunë nga Bashkia në Tiranë, Kokëdhima u bë thuajse aleat i Berishës, Bashës dhe Metës dhe nuk fliste me Edi Ramën. Të gjithë e mbajmë mend se Beirsha jo vetëm nuk e sulmonte, por e ftonte në pritjet e tij. Tani është ribërë i keq se është mbles i koalicionit. Por nuk mund të themi që Kokëdhima nuk është i majtë. Ai ka qenë më shumë se i majtë, ka qenë një komunist dhe pjesë e nomeklaturës komuniste. Ka qenë Sekretar i Parë i Rinisë në Fier, dhe politikisht është më lart se shumë deputetë të tjerë. Uroj që kur të bëhet deputet dhe ta shikojë që rroga merret çdo fillim muaji, ta aplikojë këtë dhe për gazetarët e vet.

 

 

Intervistoi: Habjon Hasani

Mero Baze - INTERVISTE May 9, 2013 09:09
Komento

31 Komente

  1. hysen May 7, 09:40

    Nuk ka problem Mero se ne Vlore do votojn te gjithe PS-ne 🙂 Nje entuziazem i madh e ka perfshire gjithe qytetin nga pjesemarrja ne lista e Koco Kokedhimes 🙂

    Reply to this comment
    • Kleopatra May 7, 14:18

      Ska asnje probabilitet per te ndryshuar rezultatet e perfundimeve ne vlore , ajo eshte e sprovuar Z.berisha.

      Reply to this comment
    • kaltra May 7, 14:25

      Perpiquni Z.Berisha sforcohuni , stermundohuni sepse ndoshta mund tja dilni mbas 700mije vjetesh . hahaha

      Reply to this comment
    • Irisi May 7, 14:29

      Mos i harxhoni fuqite tuaja te fundit , ruani disa per pleqerine betejen e keni te humbur , koha per rilindje 23 qershori eshte afer .

      Reply to this comment
    • ersI May 7, 19:32

      O MERO PO IK O MERO IK SE RILINDJA ESHTE NE VLORE E NE GJITHE SHQIPERINE , MOS NA JEP MEND TI …..NGELE NGA FRYNE ERA , MEROOOOOOOOOOOOOOOO BAZE TANI FLITET VETEM PER SHQIPERI DHE PER RILINDJE

      Reply to this comment
  2. Fleks May 7, 10:58

    Nuk ka asnje problem.

    Berisha me listen multiperfshirese shpiku sitemin AMFIB.

    Qe eshte per Toke dhe Uje.

    Pasi kish fituar me pare betejen nga ajri,me Kreshnikun e martinajve te AK-se.

    Duke i hequr nga dora 15% te votave PS-se.

    Vete Berisha i ka te dyja kembet ne Toke,e eshte mjeshte ne terren.

    Betejn e Ajrit e fitoi.

    Betejn e Tokes e ka te fituar.

    Betejen e Ujit(aty ku perdridhen ngjalat)se ne Toke e Ajer nuk perdridhen dot.

    E fiton me sistemin AMFIB,duke i kudervene profesioniste te ujit.

    Sidomos tani qe Rama”pushtoi”Vloren e perzuri vlonjatin Malaj.

    E per pak e hengri dhe Braçe.

    Reply to this comment
  3. ismail islami May 7, 11:58

    Mero qetesohu se do hash gjithmone qyl te restorarti lad kosttes , prandaj nderhre te edushka.
    anej na anet e tua thone :
    duroni pas nje viti,
    pa ju bej qee te cuditi

    Reply to this comment
  4. OLA May 7, 12:26

    Qartesin e tij e ka bere me te lehte manipulimet jo te dukshem te Rames dhe kjo e ben qe Doktorri te kete fitore te thelle ndaj PS! Nuk eshte e lehte por largimi i deputeteve ndervite te PS ben me te thjeshte fitorene e PD

    Reply to this comment
  5. Frank May 7, 12:31

    Ashtu eshte po mos harroni se aty kandidon edhe FRD keshtu qe votat e PD fraksionohen.

    Kete do tentoje Arben Malaj , megjithese mendimi i pergjithshem eshte se ai nuk merr asnje vote atje PS me kandidimin e Edi Rames ne Vlore do nxjerre shume socialiste ne votime.

    Reply to this comment
  6. ura May 7, 12:36

    Mero me duket se tone i paske ulur ca perkundrejte Doktorit!! Ai gjithmone i ka pasur objektivat e qarta dhe prandaj ka dalur fitimta gjithmone

    Reply to this comment
  7. tea May 7, 13:19

    Loje politke eshte kjo Mero, por nje loje qe kete radhe nuk do te mund ta fitoi dot kurre Berisha.

    Reply to this comment
  8. REI May 7, 13:20

    O Mero mos u ktheve gje dhe ti me ato qe te rrahen e te shane gjithe diten….se si shume i bute po tregohesh edhe pse e di qe jane thjeshte deshtake.

    Reply to this comment
  9. REI May 7, 13:21

    Persa i perket listave te PD jane humbese padiskutim, sepse ka mbeldhur rreth vetes deshtaket dhe tradhtaret e idelaeve te tyre…e kush mund ti vti me socialistet qe per nje mandat deputeti u kthyen ne demokrate.?

    Reply to this comment
  10. eleminatoret e dt 23 May 7, 13:26

    Rama ,hera e pare qe ben liste me kembe ne toke,por perseri ka shume delfine te berishes brenda qe do e tradhetojne gjate rruges.Keto jane punet e atij pacavures Nano qe se ka problem te shesi nene e babe per ca pak miliona euro.

    Reply to this comment
  11. arbenita May 7, 13:28

    Mero nuk ka rrezik qe e ndal fitoren e PS..sepse popullit i ka ardhur ne maje te hundes nga kjo qeveri e deshtuar, qe e shkaterroi shqiperin per perfitimet personale te Berishes.

    Reply to this comment
  12. ada May 7, 13:40

    Besoj se vendi e ka jo vetem te nevojshem,por e te domosdoshem ndryshimin, dhe kjo realizohet vetem npm RILINDJES…Prandaj populli nuk i ha me keto “taktika” te vjetra politike.

    Reply to this comment
  13. ergi May 7, 13:54

    ANALIZE GOXHA A MRIE NGA EMRO BAZE POR DUKET PAVARSISHT KETYRE NDRYSHIMEVE QE SALI EBRISHA NUK KA PER TI MARRE REZULTATET QE AI DESHIRON PAVARSISHT LISTAVE T ESJA TE ZEZA

    Reply to this comment
  14. evi May 7, 13:56

    REZULTATET E PS NE KETO QARTE DO JENE PLEBISHITARE MBI FITOREN E SAJ,KJO ESHTE NJE REZULTAT I GARATUAR DHE PS DO JETE KRYESUESE NE FITOREN E SAJ NE 23 QERSHOR

    Reply to this comment
  15. Shpetim May 7, 13:56

    nuk te pyeti njeri mero. gjithsesi ti nuk ke cfare ben dhe do flasesh , por mos u merzit se e dime kush je ti dhe ke perfaqeson

    Reply to this comment
  16. gjergji May 7, 13:57

    PAVARSISHT SE SALIU BERISHA ME KETO LISTA U MUNDUA TE NGUSHTONTE REZULTATIN NE KETO QARQE PS DO KETE FITORE SHUME TE THELLA DHE TE PAPARE ASNJEHERE NE EKTO QARQE

    Reply to this comment
  17. eri May 7, 13:59

    OBJEKTIVI I BERISHES ESHTE I PAARRITSHEM PAVARSISHT SE AI MBASE KA KUPTUAR SE NE EKTO QARQE DO KETE HUBJE SHUME TE THELLA,PD NUK KA ASNJE SHANS NE MARRE REZULTATET QE DO NE KETO QARQE

    Reply to this comment
  18. ervin May 7, 14:01

    SALIUN NUK E SHPETON ASGJE NGA HUMBJA EDHE FUTJA E ALEATEVE NE KETO QARQE DHE AS TENTATIVAT E TIJ PER TE VJEDHUR ZGJEDHJET SIC KA BERE GJITHMONE,HUMBJA ESHTE E SIGURTE EPR TE

    Reply to this comment
  19. HB May 7, 14:03

    Ymer djali pse te ulen ashtu majat e veshit babuc? ke 8 vite qe nuk u lodhe duke u bere qesharak dhe i bezdiseshem me perrallat per Saliun dhe per Edvin leshin asnje llaf vetem elozhe dhe perkedhelje. Kur te thosha shiko eshte opozita qe duhet shkundur dhe goditur per qendrimin pro Berishe nuk na e vije veshin dhe ja tani vazhdo te korresh ate e mbolle . Lufta duhej bere me kohe per eliminimin e Rames si drejtus i PS qe te sistemohej situata jo vetem perralla me Sali se ato i shihte vete populli nuk kish nevoj tja tregoje ti perdite si i babezitur. Nuk mjafton Ymer te jehsh vetem tregimtar i mire duhet edhe pak patriot i mire te jesh qe te mbahesh mend….

    Reply to this comment
  20. klara May 7, 14:03

    Nuk ka asgje qe e ndal fitoren e PS, as ndonje manover e bere oret e funsit, as ndonje emer i larguar..e as lista e PD….fitorja e PS eshte e pandalshme tasheme, e ka nisur rrugetimin e saj.

    Reply to this comment
  21. klara May 7, 14:04

    O mero e di si po me dukesh tani edhe ti si Kac Islami e Arben Malaj, merni dhe Fatos nanon dhe beni dhe ju skuadren tuaj te humbesve.

    Reply to this comment
  22. beso May 7, 15:00

    si ka mundesi qe Saliu la jashte listave shume nga bashkpunetoret e afert, kandidoi tre socialists dhe plot gjera te tilla dhe te gjithe merren vetem e qefmbetjen e Malajt?

    Reply to this comment
  23. une jam shqipetar May 7, 23:44

    Mero Baze, i shpalle lufte Berishes pas 2006 sepse nuk kape dot RTSH, i bere lufte Rezart Tacit dhe i more 100 mije euro per nje pellembe e nuk po shkruan me tek gazeta TEMA rreth kompanise ARMO …. tani po i bene veri Berishes se do jesh i kercenuar…por mos u mundo te torrullosesh lexuesit ketu, sepse aksesin e internetit shume pak votues e kane, por populli eshte i varfer e nuk ia mbush dot mendjen ti me llogarite matematikore te Berishes….sot jane dy krahe : e majte dhe e djathte….e populli nuk voton me Malaj e Prifterinje qe dalin vecmas….ne 23 qershor ka vetem RILINDJE….LSI apo PS pak rendesi ka …mjafton qe e majta eshte me e bashkuar se kurre ! dhe populli ne 24 qershor do RILINDI me RILINDJEN ! VOTONI LSI ose PS o popull………!

    Reply to this comment
  24. BAY AREA CA. May 8, 04:31

    Me Meron nuk bie dakort, vete Mero e jo ne te tjeret. Do te desheshironja qe e Majta le ta humbi nje deputet, me kusht qe ne parlament te jete deputet Fahri Balliu. Ka per te gajosur gjithe miletin dhe njerezit do te behen shume shtepiake per te ndjekur seancat parlamentare, kur do te flasi brockullaxhiu i 55. ish gazetari i ZP, tani qeni i rraf i Sali kriminelit. Pa folur Balliu Kaslysh Komlesh do te beje qe audiences ti bjere te fiket , kur te filloje te flase njerezit e semure me zemer, u ndalohet ndjekja e seances parlamentare, se askush nuk do te mbaje pergjegjesi nga e mekura e se qeshures dhe mund te vdesin, per ata qe jane me shume te ndjeshem, te veshin pampers per urinim e per ndonje, mbushje brekesh. Tyc & Toc.

    Reply to this comment
  25. Rilindasi May 8, 08:43

    Votuesit e majte votojne partin, dhe jo emrat! Mire apo keq jemi sistem Proporcional rajonal dhe ska perballje direkte! Edhe pse per te qene realist gabime ka ne lista,perseri fitoria e PS eshte e sigurte, si ne Vlore e si ne gjithe Shqiperine. Nuk jane dele Vlonjatet te shkojne pas Arben MAles/

    Reply to this comment
  26. VEZHGUESI May 8, 08:43

    BRAVO MERO. JAM NJE SIMPATIZANT I KOMENTEVE TUAJA,POR TE LUTEM THUAJI KETYRE QORRAVE TE SALES QE TE I BEJNE VEREJTJE ATIJ QE MORI NE PARTINE PSEUDO-DEMOKRATIKE NJEREZ SI XHUVELI,ISLAMI,DOGJANI,KANDELLI,SHEHI,LEFTE MALIQI ME KOZIN ETJ.DHE MOS HAROJME SE SALA SA HERE ESHTE NE REZIK MER NANON NE TEL.DHE E FUT SI KOLLON TE PESTE .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*