Mero Baze: Një histori me Islamin dhe Azemin një javë para vdekjes

September 12, 2013 22:51

Mero Baze: Një histori me Islamin dhe Azemin një javë para vdekjes

“Kam një detaj personal, që lidhet me Azem Hajdarin javën e fundit të jetës së tij. Po e tregoj se ka të bëjë me Kastriot Islamin. Azemi ishte thirrur nga Blendi Fevziu në një emision “E diela debat” në TVSH, për ngjarjet e vitit 1997. Azemi, i cili donte me çdo kusht të rehabilitohej në PD dhe të ndalte armiqësinë e Berishës ndaj tij, donte doemos të shfaqej atje si një njeri me shumë informacion për çfarë kishte ndodhur. Më thirri ta ndihmoja me çfarë faktesh kisha për trazirat. Donte kaseta video, audio dhe gjithçka çfarë mund të gjendeshin” – shkruante mbrëmë Mero Baze në editorialin e tij në Tema Online. Dhe më pas tregon historinë e mëposhtme për të cilën thotë se “nuk do ta shkruaja kurrë, por pashë në tavolinën kryesore të përkujtimores së djeshme për Azemin Kastriot Islamin, Lirinë dhe Saliun…”:

Duke e njohur mirë tipin e tij të rrëmbyer dhe aftësinë për të bërë konspiracion me çdo banalitet, bëra pak humor me Kastriot Islamin. Azemit i kishte tërhequr vëmendjen pse ai takohej shpesh me ambasadorin grek, që e kishte shtëpinë ngjitur me Rogner-in, dhe unë me humor ia përforcova paranojën duke i thënë se me siguri merr udhëzime. Për më tepër, i ishte fiksuar se në mars të vitit ’97, ai ishte fshehur tek kaldaja e shtëpisë së ambasadorit pas Rogner-it, ku është sot ambasada spanjolle. Azemit i pëlqente ta besonte shumë këtë legjendë urbane për Islamin. Ndoshta nuk është se e besonte këtë, por i pëlqente shumë si detaj, se e kishte Kastriot Islamin në debat.

I thashë se mund ta ndihmoja me një kasetë audio për këtë çështje. Fluturoi nga gëzimi. Bëra gati 20 kaseta VHS bosh, ose me këngë dasme, i futi në një valixhe diplomatike për të treguar se po shkonte në emision me fakte. Kaseta që i ofrova unë ishte një bisedë e zakonshme e Kastriot Islamit me një kolegun tim në Gjirokastër, ku bisedonin të dy për Fatos Nanon dhe fatin në burgun e Bënçës me 4 mars. Për shkak të frikës nga SHIK-u, të dy flisnin me kode dhe dukej vërtet si bisedë konspirative. Kishte shprehje të tipit “çfarë thonë andej nga qendra”, “a je lidhur me Athinën”, “a kanë dhënë ndonjë porosi”, etj. Azemi fluturoi nga gëzimi. Shkëputi rreth dy minuta nga biseda, i riregjistroi në kasetën e tij dhe shkoi në emision.

Për ata që e mbajnë mend skenën publike, ai bëri bllof duke i kërkuar Fevziut të jepte një prej kasetave, kë të donte ai, që kishte në çantë. Siç e ka falur Zoti Fevziun frikacak, nuk mori asnjë, duke thënë se nuk i lexon aparati. Atëherë Azemi nxori diktofonin e tij, e ndezi pranë mikrofonit dhe u dëgjua biseda e Kastriot Islamit me kolegun tonë në Gjirokastër, i cili i përket minoritetit grek. Pati një reaksion të hatashëm. Kastriot Islami reagoi me zemërim duke e quajtur Azemin agjent të fuqive të huaja, që e kishin përgjuar atë. E kërcënoi fizikisht dhe ligjërisht. Debati zgjati dy- tri ditë pas emisionit.

Në krye të javës, Azemin e vranë dhe shumë njerëz më thoshin se vrasjen e organizoi Kastriot Islami, i cili ishte zëvendëskryeministër. Ai krijoi dhe një alibi përmes prefektit të Tropojës për vendndodhjen e një prej të akuzuarve. Vetë Kastriot Islami nuk foli për këtë gjë, por sa herë që dikush besonte se vrasjen e kish organizuar shteti, të gjithë nënkuptonin Islamin në qeveri dhe lidhjet e tij SHIK- presidencë- Tropojë.

Nuk hyja tek ata që e besoja dhe e besoj këtë skenar po aq konspirativ, por kam idenë se në atë nivel thashethemesh i pëlqente dhe Islamit. Donte dhe ai të dukej dikush me kontribut në zhdukjen e opozitës.

Paranoja se Azemi u vra se kishte kaseta që nuk i lanë të transmetoheshin, vazhdoi pak gjatë për ata që donin të besonin se u vra politikisht prej shtetit. Në fakt ai thjesht u nxor nga Sali Berisha para PD për të larguar rrezikun që atij i kanosej për jetën. E nxori një vëllai i shoqes së ngushtë të Liri Berishës, nxitur nga Liria, që ishte e shqetësuar për fatin e burrit të saj. Pas asaj, ai që e nxori, u largua në SHBA. Nuk ka faj pse e nxori se nuk e dinte që do vritej. Dhe ai si Azemi, thjesht u përdor në atë histori për të shpëtuar Sali Berishën. Ndryshimi është se Azemi nuk jeton më.

Sot pas 15 vjetësh, po i shkruaj këto rreshta në të njëjtën orë që u vra Azemi. Nuk do t’i shkruaja kurrë, por pashë në tavolinën kryesore të përkujtimores Kastriot Islamin, Lirinë dhe Saliun. Pashë dhe disa tropojanë, nga ata që një ditë rrinin me vrasësit, një ditë me viktimën, dhe m’u dhimbs thellë Azemi.

Gjë më poshtëruese 15 vjet pas vdekjes së tij nuk mund t’i bëhej. Nuk kishin ftuar në tavolinë asnjë mik të Azemit, që nuk është dakord me Berishën sot. As Astrit Patozin nuk e pashë, njeriun që e ka takuar të fundit para se të merrte plumbin, ndërkohë që Berisha e kish thirrur në zyrë i shqetësuar. Siç ma ka përshkruar atë ditë, ndërkohë që unë u ula përballë Berishës, u dëgjuan breshëritë dhe Berisha pa lëvizur nga vendi tha: “E vranë Azemin”. Kur u ngrit të shihte nga dritarja, e kishin vrarë vërtet.

Sot në tavolinën e mortit për rivarrosjen e Azemit ishin të gjithë ata që e çuan drejt vdekjes. Me sa duket nuk u besohej që ka vdekur dhe donin ta shikonin dhe një herë duke e futur nën dhe. Më 14 shtator të vitit 1998 nuk kishin kohë. Një palë ishte e armatosur me anti-tanke, dhe tjetri kishte mbathur opingat. Më fal Azem që sot nuk të mbroj dot!

September 12, 2013 22:51
Komento

19 Komente

  1. cuci September 13, 06:57

    dritheruese me te vertet nje histori qe te mbulon teresisht me emocione faleminderit mero qe shkruan te verteten je nje gjigand i shtypit te lire

    Reply to this comment
  2. nastradini September 13, 08:16

    NJE HISTORI ME “HERONJ” DHE “DESHMORE” TE KOMBIT

    Sot gazeta “55″ e sigurimsit Fahri Balliu qe punonte per kamuflim si gazetar tek Zeri i Popullit shkruan:

    “Azem Hajdari do te prehet ne Panteonin e Heronjve”

    nje rresht me siper Balliu shkruan me stilin e tij antikomunist:

    Misioni amrikan ne 46-n: “Shqyptaret ndodhen perballe terrorit sovjetik”

    Ketu lind nje pyetje krejt llogjike: Per cilet “HERONJ” e ka fjalen ne shkrimin e tij Fahri Balliu? Per ata qe Enver Hoxha i vrau me doren e vet duke i spiunuar nga shtepia e kunatit te vet fashist dhe kuisling Bahri Omari? Apo per ata qe me urdher te Titos u sajuan te tille si ‘HERONJ” duke mbjellur faren e te KEQES sovjetiko-bolshevike ne trojet shqyptare dhe duke vrare ushtaret amerikane dhe angleze ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave? Po ta kete fjalen per keta “HERONJ” Fahri Balliu e ben mjaft te pabesueshme dhe kontradiktore gazeten e tij famoze “55″. Pse Fahri Balliu nuk ndjehet fare per “HERONJTE” e vertete te Kombit, intelektualet shqyptare qe ne vitet e terrorit bolshevik 1945-1950 dhane jeten e tyre per nje Shqypni Perendimore, jashte ndikimit sovjetik? Pse politika debile dhe dallkauke shqyptare 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit nuk nderon emerat e intelektualeve si Loni Adhami, Abaz Kupi, Zoi Fundo, Arshi dhe Muzafer Pipa, Musine dhe vellezerit Kokalari, Sabiha Kasimati, por edhe shume e shume te tjere? Pse keta nderohen dhe perkujtohen nga ambasadat e huaja ne Tirane, vecanerisht nga ambasada amerikane ne nje kohe qe as “demokratet” sigurimsa te Sali Berishes, as socialistet sigurimsa te Edi Rames nuk permendein asnje fjale ne gazetat e tyre famekeqe? Pse permendorja per mikun e nastradinit Loni Adhami te jete vendosur ne deren kryesore te ambasades amerikane, nderkohe qe politika shqyptare e ka lene ne harrese te plote? Ne nje kohe qe ben homazhe dhe nderon ne cdo 5 maj dhe 29 nentor “HERONJTE” bolshevike, te gjithe CUBA KILLERA te Enver Hoxhes? C’e lidh CUBIN e demokracise Azem Hajdari me keta CUBA komuniste? Ne nje kohe qe vendi yne kerkon t’i bashkohet BE-se dhe po implementon parimet e Demokracise Perendimore. Ka ardhur koha qe politika, por edhe media albaneze te korrigjoje BUSULLEN e saj ideollogike qe komedia GROTESKE shqyptare me “HERONJ” dhe “DESHMORE” bolshevike te mbyllet njehere e pergjithmone. Qe me ne fund edhe shqyptaret te behen normale si popujt e tjere

    Reply to this comment
  3. gozhda September 13, 09:01

    keto jane ata kriminele qe te vrasin naten e te qajne me ngasherim diten i nderuar z.mero keto duhet ti shkruaje me perpara,

    Reply to this comment
    • Hithri September 13, 10:12

      Po si te shkruante Merua? Nuk e lexon qe del edhe vete i implikuar ne kete mesele:

      “Bëra gati 20 kaseta VHS bosh, ose me këngë dasme, i futi në një valixhe diplomatike për të treguar se po shkonte në emision me fakte. Kaseta që i ofrova unë ishte një bisedë e zakonshme e Kastriot Islamit me një kolegun tim në Gjirokastër, ku bisedonin të dy për Fatos Nanon dhe fatin në burgun e Bënçës me 4 mars. Për shkak të frikës nga SHIK-u, të dy flisnin me kode dhe dukej vërtet si bisedë konspirative. Kishte shprehje të tipit “çfarë thonë andej nga qendra”, “a je lidhur me Athinën”, “a kanë dhënë ndonjë porosi”, etj. Azemi fluturoi nga gëzimi. Shkëputi rreth dy minuta nga biseda, i riregjistroi në kasetën e tij dhe shkoi në emision.”

      dhe pastaj shkruan qe Patozi i ka treguar: “”””ndërkohë që unë u ula përballë Berishës, u dëgjuan breshëritë dhe Berisha pa lëvizur nga vendi tha: “E vranë Azemin”. Kur u ngrit të shihte nga dritarja, e kishin vrarë vërtet.””””

      Sa gjera te tjera di Merua qe nuk i ka treguar ende? Merua do te ishte nje deshmitar perfekt per te denuar Sal serbin si kriminel ordiner dhe tradhetar te kombit se di shume gjera qe si ka nxjerre akoma nga barku.

      Reply to this comment
  4. arben September 13, 09:07

    Te lumte Mero, ju jeni me te vertete nje “prokuror” perkrimet dhe bemat e S. Berishes

    Reply to this comment
  5. Gege Kosova September 13, 09:36

    Se pari Azemin PD e pat dekoncetruar politikisht dhe hodhi ne Sundikate. Per te kurdisur vrasjen e Tij, me siguri dine keta vrastaret Salo e islami me shoke.Tash po keta mizevira flasin lavdata per viktimen qe vet e vrane.Ndersa Balliu eshte vetem nje shkarravites letrash, qe mendon te shkruaj dic, por habite e del te goglat e Enverit per te cilat bashke me salon kujtime te paleshyera.Azemin e “trimruan” me pare, tani e mbushen me mllef kombetar te pakontroluar, qe te humb besim ne opinion te vendit dhe nderkombetar, dhe se fundi e ngarkuan me urrejtje ndaj pales tjter politike, qe te vije me lehte me konflikt dhe te del per problematik.Sa edhe kur te vritet nga leta skenarist, te del vrasesi i panjohur, sepse dyshohej ne shume te tille.

    Reply to this comment
  6. KENI September 13, 10:05

    une mendoj se per te gjitha shkrimet dhe per te gjithe durimin duhet qe shqiptarit dhe patriotit gazetarit MERO BAZE t i ndahet nji cmim nderi dhe te cmohet puna kolosale ne rrethana te nji diktature qe sundoi shqiperin per tete vjet dhe me vjen shume mire qe sot jeton dhe nuk eshte objekt si azemi qe te poshtrojne saher kane frike se do te dale ne shesh se kush e vrau

    Reply to this comment
  7. JOZEFINKA TOPALLOVIÇI September 13, 10:11

    Azem Hajdari duhet te kujtohet si shkaterruesi i gjithe sistemit dhe strukturave prodhuese te vendit, si rrenuesi i ekonomise se Shqiperise, si personi qe se bashku me serbo-malazezin Sali Rame Shiqere Berisha i vune zjarrin vendit duke bere qe me shume se gjysma e popullsise te largohej nga vendi per tu zevendesuar nga kriminele kosovare te droges, rryshfetit, kodoshllekut e hajduterise.
    Azem Hajdari ka qene dhe do mbetet nje armik I mireqenjes se shqiptareve, personazhi qe e shpuri vendin ne skamje e mjerim, personi qe me kriminelet qe me pas e vrane, vodhi pasurine e djerses se shqiptareve, personi qe they embargon e NATO-s ndaj millosheviçeve, thaçeve e hajrudinoviçeve, personi qe they gjithe depot e armeve per ta shnduar Shqiperine ne vendin me kriminal ne bote.
    Azem Hajdari eshte nje vrases ordiner e mban ne emrin tij e te familjes se tij me dhjetra te vrare e te masakruar qe edhe sot nuk dihet ku i prehen eshtrat ne se nuk i kane djegur.
    Azem Hajdari edhe sot nuk mund te thaje lotet e nenave qe humben bijt e tyre nga egersia kriminale e ketij injoranti berishiano-serb.
    Te jete te qeta gjithe keto nena se do arrijme ta riçvarrosim kete kriminel per ta flakur ne pleherishten e Shares, ate e te gjithe ata qe e mbuluan me tituj te pamerituar….

    Reply to this comment
  8. barba September 13, 10:25

    AH MJER POPULLI QE ASNJEHERE NUK E DI TE VERTETEN,POR DHE JU QE I DINI DUHET TI SHKRUANI DHE NE LIBER QE POPULLI TI MESOJ DHE TI VLERESIJ KETA KRIMINELE.
    POSHT KRIMINELET

    Reply to this comment
  9. tol francezi it September 13, 11:13

    azem hajdari ,thjesht nje plehre,si salehu ,turp qe nje kriminel,nje person pa pike vlere si azemi te prehet ne varezat e deshmoreve te kombit.sa poshte kemi rene si popull,kurse rilindasit ministra te kabinetit PIKTORI 1 i bejne homazhe shkaterusit te ekonomise se vendit dhe nje person si zemua qe futi vellavrasjen mes shqiptaresh.

    Reply to this comment
  10. nick September 13, 11:53

    Mero del zbuluar duke pohuar se i ka dhene Azemit kaseta bosh(!!),biles me kenge popullore.Veshtire qe te besohet se luajti bllofin,sepse sikur Fevziu te pranonte inçizimin ne TV,si do shkonte kjo pune?Shume humor taverne me duket…Pastaj Mero thote qe kishte nje pergjim telefonatash(ohohohoohohhoooo…)dmth pranon se ka pasur nderthurje midis SHIK dhe keshilltareve te Saliut,se telefonat pergjoheshin dhe kush merret me pergjime ndokush mund te me ndiihmoje sesi quhet ne gjergun e sherbimeve sekrete.Mendoj se Mero prish me shume pune ndaj vetes duke pohuar gjera te tilla,sepse del zbuluar.Nuk ia vlen me tej.

    Reply to this comment
  11. Bedriu September 13, 18:40

    Abaz Ermenjin e pyeten mund ta kete ditur Berisha se Azemi do vritet Abazi ju pergjigj nuk vritet kurr i dyti i partis pa e ditur i pari..

    Reply to this comment
  12. Fazani September 13, 20:39

    Abazi i dinte mire keto pune,sepse ishte nje kriminel i regjur. Ndersa fjala e Azemit ne 28 shtator 1992 ne parlamentin shqiptar e largon shume ate nga punet e felliqura e kriminale te Berishes. Por nuk e bejne hero, sepse i tille do te ishte po te kishte bere te ditur per tere partine e vet e tere opinionin publik prapesite e pergjakshme te Berishes, qe ende nuk kane dale si duhet ne driten e diellit`.

    Reply to this comment
  13. I drejti September 13, 21:45

    Nje shkrim per te ardhur keq. Ndoshta shkrimi me demaskues per provincialet injorante qe ndikuan dhe drejtuan shqiperine ne te gjitha kleto vite. Lufte bajraktariste dhe fshatareske per pushtet, intriga te ulta dhe te rrezikshme, pjesmarje ne vrasje, personazhe shkateruese dhe negative, shtytes te paskrupullt ne vrasje, nje budalla qe perdoret per bedel, dhe te tjere qe tallen akoma me te, vrases gjkftohte qe tallen me viktimen e tyre, mashtrues ne grup per te trullosur turmat. Qellimi pushteti me çdo mjet.
    Vete shkruesi nje tregues pervers, deshmitar okular, i situatave banale dhe te rrezikshme. ( Nje nga keto situata ishte 14 shtatori 1998 ). Sot mbas pesembedhjete viteve, zbatimi i ligjit ne piken me te ulet. Ndryshe, e gjithe kjo lukuni çakejsh, duhet te kishin dhene spjegime jo vetem per vrasjen e bedelit koketrashe Azem Hajdari, por te gjitha demet qe i shkaktuan ketij populli ne opozite e pushtet.
    Nuk ka pike dyshimi se te shposh trupin e Sali Berishes ne vend te gjakut del qelb. Nuk ka gjithashtu pike dyshimi se te gjithe ata qe kane bashkepunuar me te nuk jane prej gjaku por prej qelbi. Njeri nga keta eshte edhe Mero Baze.
    Per arsye te njohura lidhja e Meros me Saliun u prish. Ajo u kthye nga nje binom bashkepunimi ne nje binom te kundertash. Binomi u kthye ne subjektin e nje lufte per jete a vdekje. Dhe per hir te se vertetes Merua me shkrimet e tij, i ka hequr perdite nga nje tulle pushtetit te Berishes. Ne luften e tij kunder Berishes, Merua ka qene me i besuar se te tjeret. E besonin se thonin: ky i di mire, ka qene afer tij. Por nga ana tjeter Merua ka zbuluar qe ka qene edhe vete, pjesmares aktiv ne krimet e Berishes. Ka qene koka e gjarperit qe leshonte helmin kunder kujtdo qe ishte kunder Berishes, dhe atakonte ate.
    Eshte e drejte te ndryshosh dhe te largohesh nga demoni e vampiri qe i piu gjakun ketij populli keto njezeteedy vite. Por nese do te duhet te behemi nje popull i zhvilluar e evropian, ky Merua qe tregon keto historite kriminale per gallate, duhet tja tregoje ato drejtesise, dhe drejtesia te vendose per pergjegjesit.
    Nuk mendoj se rihapja e procesit te vrasjes se Azem Hajdarit duhet bere per te çuar ne vend ndonje element nderimi apo vleresimi qe Azem Hajdari mund te marre ne fund te tij. Çfardo rezultati te kete perfundimi i procesit nuk do te kete asnje rezultat per Azem Hajdarin vete. Emri i tij i llustruar nga krokodili Berisha, eshte gdhendur me germat e kriminelit, rrugaçit, debilit e shkaterruesit ne mendjet e shqipetareve. Por nje proces i gjithanshem, objektiv, i thelluar e i paanshem do te nxirrte ne drite te diellit te gjith personazhet qe u perfshine ne kete vrasje qe gjithesesi politike ose jo eshte nje krim si çdo krim tjeter.
    Merua ketu duhet te kontribuoje me ato qe di. Ne kete menyre mund te pastroje sadopak edhe veten.
    Nje shkrim i turpshem, deshmi e gjalle se si ka punuar “doktori” dhe rrethi i tij i afert.

    Reply to this comment
    • tradita September 14, 16:12

      0 drejti kaq nuk e kupton se mero baze vetem nje gje ka arritut te manipoloje 100=200 lexues militante qe kenaqen duke share berishen,kur je 8 vite ne pushtet rotacioni eshte me se normal. kaq nuk e kupton. Sa per Berishen ai eshte i paarritshem. kushdo tenton te matet me te behet qesharak. Me kete histori baze ka treguar te verteten. eshte nje manipulator i rendomte dhe asgje me teper. rilexoje.

      Reply to this comment
  14. lisdushku September 13, 22:03

    nuk e di te kete dicka mr te shtrenjte se jeta , qe azemi qenka ne borxh para ketij saliut,sa nuk i mjafton vdekja per ta shlyer.Sa per rolin e meros ne kete histori mero dhe rakipi mbulonin zonen qe me vone do ta okuponte nje njohje e vjeter e saliut. Fahri balliu .Rolin e maxhordomit prane femijeve tekanjoze te bllokut smund ta luaje asnje artist ne bote pos fahri balliut, qe ka rritur tre breza adoleshentesh;.djemte” gjeniale” te mehmet shehut,djalin poetik te hekuran isait,dhe sekserin problematik te sali berishesBERISHA SMUND TJA LINTE NE DORE AMATOREVE TRAJNIMIN E FAMILJES,PERVEC NJE PROFESIONISTI ME TE CILIN NDESHEJ SHPESH NE GARDHIN E BLLOKUT QE NE VITIN 1976

    Reply to this comment
  15. reli September 14, 07:02

    c’eshte verteta merua ka qene dikur sic eshte sot ai debili eminenca gri sic theritet neper zyrat e pd_se fahri balliu. pse u prish me saliun pune e tij. dhe e ka nje te mire sepse ja di tere horrlleqet sales prandaj dhe ato qe thot jane te verteta.sa per azemin ka qene nje kale karroce qe e perdori sala si ja kishte qefi. te gjithe te permendurit ne artikullin e meros duhet te gjykohen dhe te denohen si kriminelet me te felliqur qe ka nxjer ky shtet. mero te vertetat qe ti i di shume mire depozitoi ne prokurori sepse keshtu i bene dhe nje te mire vetes se pastron emrin tend per periudhen qe ekishe grur me te paudhin sali berishen famekeq

    Reply to this comment
  16. Librazhdi qytet i bukur September 15, 21:33

    Kaci e kupton mungesen e shoqerise se vjeter te idealit.Shikoni si ri mes “shokeve”te rinj dhe te panjohur, me nder si i dh………..

    Reply to this comment
  17. adi September 15, 22:26

    Pollo e di te verteten e Azemit se kush ja kurdise daljen dhe shume te tjera.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*