Mero Baze: Reforma në drejtësi po përdoret për të prodhuar diversion në dyshen Rama- Meta

January 7, 2016 00:20

Mero Baze: Reforma në drejtësi po përdoret për të prodhuar diversion në dyshen Rama- Meta

Edhe Mero Baze mendon që reforma në drejtësi po përdoret “si një mekanizëm për të bërë sërish diversion politik mes PS dhe LSI, njësoj si në rastin e CEZ”.

“Diversioni banal se LSI ka qëndrime të ndryshme nga PS për draftin, janë një investim politik për ta përdorur reformën për diversion politik. Njësoj si në rastin e CEZ, ku Basha humbi energji pa fund të prodhonte diversion për dyshen Rama- Meta, dhe në fund prodhoi disa padi për ministrat e tij, edhe në këtë rast Basha po investohet ta përdorë reformën në drejtësi, si një shans për të prodhuar probleme brenda koalicionit, por ka gjasa t’i ndihmojë të “duhen” më shumë, se sa duhet të duhen në të vërtetë – shkruan Baze në një editorial në gazetën Tema.

Venecia ka kërkuar që rekomandimet e korrigjuara, t’i kthehen asaj mbrapsht më 7 janar dhe deri më 20 janar ajo të rikonfirmojë që ndryshimet e duhura janë bërë.

“Ky proces duket se po shtyhet deri më 12 janar, me ndërhyrje dhe të diplomatëve perëndimorë në Tiranë, për t’i hequr alibinë e kohës Bashës në këtë proces. Por siç po shkon puna, Basha as deri më 12 janar nuk ka për t’i ofruar rekomandimet për Komisionin e Ekspertëve, pasi axhenda e tij është përdorimi i kësaj reforme për diversion, dhe dështimi i saj. Të gjithë presin që ky proces të përfundojë me një ndërhyrje në kushtetutë, miratuar me konsesus, ndërsa Basha pret që ky proces të përfundojë me ndonjë sherr Rama- Meta – shkruan Baze.

Editoriali i plotë mund të lexohet KËTU

 

January 7, 2016 00:20
Komento

3 Komente

  1. Troch January 7, 03:44

    I NDERUARI GERI KOKOLARI NA DERGOI NJE MESAZH TE FORTE PERSERI.
    NE SE SHQIPTARET NUK DUAN TE KUPTOJNE, ATEHERE LE TE VUAJNE. LE TE GROPOSIN LIRINE E PLAGOSUR NE KETO 25VJETE DEMOKRACI, DHE TE SHPJENE NE DJALLE FEMIJET E TYRE PER PARTINE E BERISHOVICEVE, PRA PARTINE E DJALLIT.

    dhe Shkëlzenin
    0

    Postuar më: 6 Janar, 2016 tek Aktualitet

    Ekskluzive nga SHBA – Geri Kokalari thotë se do bindet që ambasadori Lu është serioz dhe i sinqertë në angazhimin e tij kundër korrupsionit në Tiranë, nëse ai përballet hapur me dy akte të rënda korruptive që kanë ndodhur në Shqipëri me “partneritet” amerikan: Albpetrol dhe Gërdeci.
    Aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan ka qenë nga denoncuesit publik kryesorë në këto dy afera.
    Në rastin e Albpetrol “kjo mund të kërkojë nga ai (ambasadori) që të ballafaqohet me Frank Uisner…” – thotë Kokalari në një intervistë për DITA. Në rastin e Gërdecit ai thotë se nuk pret angazhim sepse kjo “do të hapte një nevojtore krimbash”.

     
     
    *********
    DITA botoi disa numra më parë një letër që Kokalari i dërgonte ambasadorit Lu sapo ky ishte vendosur në Tiranë.
    Në atë letër ai shkruante rreth dyshimeve se z.Lu ishte emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner.
    Uisner dhe Lu kanë punuar së bashku për një kohë të gjatë dhe janë miq prej kohës studentore.
    A mendon njësoj z.Kokalari për ambasadorin pas zhvillimeve të fundit në Tiranë me atë që njihet si reformë në drejtësi?
    Xhevdet Shehu e intervistoi dje z.Kokalari dhe e pyeti nëse vijonte të ishte skeptik bazuar te lidhjet e ambasadorit.

    Berisha dhe përfaqësuesi i Patton Boggs, Frank Wisner
    – Unë nuk kam asnjë dyshim se Sali Berisha do të përdorë çfarëdo marrëdhënie që ai ka në dispozicion të tij, dhe ai do të tregojë gënjeshtra që janë më të mëdha se çdo mal në Shqipëri në përpjekje për të çarë rrugën e tij të kthimit në pushtet. Siç e kam lënë të kuptohet në shumë raste të tjera, unë besoj se ai është një megaloman i pamëshirshëm, i cili përfaqëson pengesën e vetme më të madhe të përparimit të Shqipërisë si një demokraci me një sistem gjyqësor funksional.
    Unë gjithashtu nuk kam asnjë dyshim se Berisha, me fondet e qeverisë shqiptare, e ka përdorur Frank Uisner si operativ të tijin të paguar, dhe nuk ka dyshim se Uisner kishte një marrëdhënie në të shkuarën me Donald Lu. Dhe këto gjëra unë i di, si dita që pason natën.
    Unë i solla të gjitha këto në vëmendjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në kohën e procedimeve të nominimit të Lu-së. Sot, unë nuk e di se deri në çfarë mase, nëse ka ndonjë, Uisner është përpjekur të ndërhyjë në emër të Berishës me anë të Donald Lu që kur ai mori pozitën e tij si ambasador.
    Megjithatë, unë mund t’ju them se në qoftë se unë do të mësoj se Berisha tani është duke përdorur Uisner në përpjekje për të lobuar me Donald Lu, e sigurt si nata që pason ditën, unë do ta sjell këtë në vëmendjen e anëtarëve të Kongresit në Uashington. Dhe nëse Berisha apo dikush tjetër mendon se kjo është një shaka, atëherë unë sugjeroj që ata t’i kërkojnë ambasadorit Uidhers nëse ai mendonte se ishte shumë qesharake, kur ai u detyrua të fluturojë për në Uashington për të dëshmuar para Komitetit Mbikëqyrës të Kongresit që hetonte AEY – thotë Kokalari për DITA.
    Hetimi i Kongresit për këtë çështje ka filluar me shkak angazhimin e Kokalarit.

    Ambasadori Donald Lu
    Por aktivisti, që tani është në krye të një organizmi me emër “Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”, thotë se do bindej në sinqeritetin e antikorrupsionit të ambasadorit nëse ai do angazhohej në çështjen e Albpetrol dhe Gërdecit, krime ku janë implikuar edhe amerikanët.
    “Diçka që do të më bindi mua nëse ambasadori Lu është i sinqertë në fushatën e tij kundër korrupsionit është në qoftë se ai merr iniciativën për të ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare për të hetuar rastet kur ne e dimë se ka prova të forta për korrupsion.
    Për shembull, në lidhje me Albpetrol, ne e dimë se tenderi i privatizimit ishte dhënë një bashkëpunëtori të Sali Berishës, i cili në mënyrë misterioze doli si fitues në orën njëmbëdhjetë, ndërsa ne e dimë se firma e Frank Visner, Patton Boggs, ishte konsulent i qeverisë Berisha për tenderin Albpetrol; ne gjithashtu e dimë se një garanci mashtruese bankare është përdorur për të siguruar tenderin. Është gjithashtu fakt se një dokument zyrtar i qeverisë shqiptare shpalli të vlefshme procesin e tenderit dhe garancinë bankare të Patton Boggs. Unë besoj se mashtrimi ishte kryer nga amerikanët dhe shqiptarët, duke përdorur American Chartered Bank….
    Nëse Ambasadori Lu është serioz në lidhje me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, unë sugjeroj që trysnia e tij mbi qeverinë shqiptare që të bëjë gjithçka ka në dorë për hetimin e këtij mashtrimi që është kryer kundër një institucioni amerikan federal financiar të licencuar.
    Dhe unë do të jem të lumtur ta ndihmoj atë në këtë çështje, dhe, në këtë mënyrë, fjalët e tij lehtësisht mund të shndërrohen në vepra. Por kjo mund të kërkojë nga ai që të ballafaqohet me Frank Uisner. Kjo mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë….” – thotë Kokalari për DITA.

    Sali Berisha e Fatmir Mediu
    Ai përmend edhe Gërdecin, ose siç njihet në SHBA, skandali AEY, ku Kokalari ka ndihmuar publikimet e njohura në faqen e parë të New York Times-it, me informacionin që iu dha nga Kosta Trebicka, më pas i vdekur në një aksident krejtësisht të dyshimtë.
    Një libër është botuar kohët e fundit në SHBA për këtë histori të përgjakur korrupsioni në nivele të larta.
    “Sipas librit dhe intervistave me dëshmitarët okularë, Shkëlzen Berisha ishte i implikuar në skemën e AEY, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Pse nuk ka patur ndonjë hetim në bashkëpunimin e zyrtarëve të qeverisë shqiptare në çështjen AEY? Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe, kemi pasur të dërguar amerikanë, si Marsi Ris, e cila me vetëdije shihte rrugë të tjera, për shkak të bashkëpunimit me Berishën dhe Mediun në lidhje me objektivat e tjerë të SHBA në Ballkan.
    Nëse Ambasadori Lu është serioz, ai mund të detyrojë qeverinë dhe gjyqësorin shqiptar të rihapë këtë çështje. Por unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë kurrë, ndoshta për shkak se Departamenti i Shtetit ka frikë se do të hapë një nevojtore krimbash që mund të implikojnë njerëzit e vet – thotë Kokalari për DITA.
     

    Reply to this comment
  2. Arben January 7, 07:09

    POR PERSE, MUND TE QUHET SHQIPERIA SHTET I SE DREJTES PA U FUTUR NE BURG ILIR META,

    GJITHASHTU EDHE MERO BAZE QE KA MARRE NDONJE TENDER DHE BEN GAM GAM.

    NJEREZIT E NDERSHEM TE KETIJ VENDI DUHET TE NGRIHEN DHE TE THONE FJALEN E TYRE.

    NUK KA NJERI TE DREJTE TE KERKOJE PA U NGRITUR NE REVOLTE.

    Reply to this comment
  3. I.Troplini January 7, 08:18

    Nèse ka diçka qè e ka bèrè gazetèn DITA tè suksesshme, kjo do ishte pikèrisht metoda e saj e punès qè nuk lejonte shkarjen apo degradimin e nivelit tè tè shkruarit, nè nivelet e asaj qè rèndom quhet,,,,,,,, topi èshtè i imi, penalltinè do e gjuaj unè.
    Èshtè elementi kombètar, mbrojtja dhe kultivimi i saj, pèrkushtimi ndaj tezès shqiptare. Kèto janè arsyet pse lexuesit shfletojnè kètè gazetè.
    Sa i pèrket asaj qè mendon apo thotè Zotèria i TEMA, ata qè janè tè interesuar, mund ta lexojnè nè faqen e tij. Ajo qè bie nè sy kohèt e fundit, èshtè dimri i vetmisè sè madhe pèr Zotèrinè dhe metodat e tij tè tè gjuajturit tè penalltive apo gjuha e gjarprit kur vjen tek uniteti kombètar.
    Unè nuk kam nevojè pèr “analizat dhe doktorrèt” e sistemit mendor tè Sali Berishès, qè deri dje, ishin pjesè e potureve tè dhjera tè tij.
    Nuk do ishte keq, nèse redaktorèt e kèsaj gazete, tè na e kursenin kètè “koalicion” tèrèsisht tè panevojshèm. Lèreni Zotèrinè tè lumturohet nè “ishullin e tij tè vetmisè” ku besohet se qielli rrotullohet vetèm aty ku èshtè ai dhe se e vèrteta èshtè e tillè, vetèm kur flitet nga ai.
    Mero Baze. Jo faleminderit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*