Merr detyrën Presidenti i Koracisë, Zoran Millanovic

February 18, 2020 16:49

Merr detyrën Presidenti i Koracisë, Zoran Millanovic

Presidenti i ri i Kroacisë, Zoran Millanovic, mori të martën detyrën nga paraardhësja e tij, Kolinda Grabar Kitarovic.

Ai e bëri betimin, duke u zotuar se do t’iu shërbejë qytetarëve kroatë “me ndërgjegje dhe përgjegjësi”.

“Republika jonë ka nevojë për çdo njeri. Secilit duhet t’i jepet mundësia të jetojë me dinjitet dhe paqe nga puna e tij”, tha Millanovic.

Ai tha se nuk e ka ndërmend “të jetë një faktor korrigjues, por një faktor konstruktiv”.

“Do të jem i përkushtuar, transparent, i qëndrueshëm. Në politikën e jashtme, do të përqendrohem në pikat që mund të ofrojnë siguri dhe begati”, tha Millanovic.

Millanoviq e mundi Grabar Kitarovicin në zgjedhjet e 5 janarit.

Posti i presidentit konsiderohet ceremonial në Kroaci, por analistët besojnë se humbja e Grabar Kitarovicit mund të shkaktojë probleme për kryeministrin e partisë HDZ, Andrej Plenkovic, në zgjedhjet e ardhshme.

 

l.h/ dita

February 18, 2020 16:49
Komento

1 Koment

  1. me emer February 18, 20:38

    BENI KORIGJIMIN ..! GABIMET JANE TE PA SHMANGESHME . KORRIGJIMET TREGOJNE SERIOZITET . BEHUNI SERIOZE SI PUNA E IME , SERIOZ POR PA GREVATE DHE ME DUART ME KALLO SI DHE PARRULLEN “PROLETARE TE TE GJITHA VENDEVE BASHKOHUNI ” ..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim