Autobuzi me besimtarë përfshihet nga flakët, humb jetën një grua, 12 të plagosur (Video+Foto)

May 27, 2016 12:06

Autobuzi me besimtarë përfshihet nga flakët, humb jetën një grua, 12 të plagosur (Video+Foto)

Një autobus me përfaqësues të Kishës Ungjëllore, që udhëtonte nga Vlora në drejtim të Krujës është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi përballë qendrës shëndetësore të qytetit të Krujës, teksa autobuzi ishte në ecje.

Sipas policisë së Durrësit një grua ka humbur jetën, ndërsa të paktën janë 12 të lënduar, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata janë nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore

Në vendin e ngjarjes ndodhen ambulanca dhe zjarrëfikëset. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në pjesën  e pasme të motorrit.

Ndërkohë Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë ka zbardhur në linjë telefonike për News 24, të tjera rrethana mbi ngjarjen e rëndë.

“Kanë qenë njerëz të rastësishëm të cilët kanë lajmëruar shoferin që autobusi kishte marrë flakë. Menjëherë shoferi ka ndaluar dhe ka hapur dyert, ndërsa një grua me sa duket nuk ka mundur të dalë nga autobusi duke u përpirë nga flakët”, tha bashkiaku Bushi.

 

 

 

13321021_10208008404881644_2038876026_o13321076_10208008404841643_1403915293_o13287992_10208008404721640_1254648974_o

13296095_1045954075459260_911247428_n

May 27, 2016 12:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*