Merr flakë në ecje kamioni, radhë kilometrike në Qafën e Koshovicës

July 6, 2018 13:47

Merr flakë në ecje kamioni, radhë kilometrike në Qafën e Koshovicës

Një kamion ka marrë flakë në ecje e sipër në qytetin e Fierit. Sipas raportimeve bëhet me dije se kamioni ka qenë duke lëvizur në aksin Fier-Levan kur papritur është mbuluar nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse që po përpiqen të shuajnë flakët. Mësohet se kamioni ka qenë i ngarkuar me pije freskuese, të cilat kërcisnin nga flakët, gjë kjo që ka shkaktuar jo pak frikë tek kalimtarët.

Si pasojë e flakëve rruga është bllokuar plotësisht pasi mund të dëmtoheshin dhe mjetet e tjera që po kalonin në “Qafën e Koshovicës”.

Nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar pasi edhe shoferi ka dalë në kohë nga mjeti.

o.j/dita

July 6, 2018 13:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim