Merr fund ankthi në Tailandë, sportistët dhe trajneri nxirren nga shpella

July 10, 2018 13:40

Merr fund ankthi në Tailandë, sportistët dhe trajneri nxirren nga shpella

Merr fund odiseja torturuese e 12 sportistëve të mitur dhe trajnerit të tyre, të cilët kishin mbetur të izoluar në një shpellë në Tailandë, që prej datës 23 Qershor.

Operacioni i shpëtimit, i kryer nga zhytës tajlandezë dhe të huaj, arriti të nxjerrë jashtë të 12 djemtë dhe trajnerin e tyre, pas 3 ditësh të mundimshme dhe plot ankth.

Ky operacion filloi ditën e diel, kur u shpëtuan 4 djem, vijoi të hënën me shpëtimin e 4 të tjerëve dhe u mbyll para pak minutash me nxjerrjen jashtë shpellës të pjesës së mbetur, 4 sportistëve dhe trajnerit.

Djemtë dhe trajneri i tyre ishin nisur në një ekspeditë, por mbetën të izoluar, për shkak të ujërave që përfshinë shpellën.

Ata u gjetën pas rreth dy javësh kërkime, ndërsa operacioni i nxjerrjes jashtë ishte një telash më vete, për shkak të vështirësive që paraqiste rruga, sepse duhej një kombinim mes ecjes dhe zhytjes nëpër ngushtica.

o.j/dita

July 10, 2018 13:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*