Merr fund arratia 10-vjeçare e një vrasësi shqiptar
Nga Arkiva
Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fundi i arratisë”, duke vënë në pranga një person të dënuar me 23 vjet burg për vrasje, i cili prej 10 vjetësh ishte në kërkim.
Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi Ylli (Fatmir), Vangjelaj, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i dënuar për një vrasje të ndodhur në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë.
Ky shtetas i fshihej drejtësisë që prej 10 vitesh duke përdorur gjeneralitete të rreme.
o.j/dita
Komento
Ende pa komente
Shiko komentet
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento