Merr fund epoka e qeseve plastike, nga 1 korriku jashtë qarkullimit

July 1, 2018 18:38

Merr fund epoka e qeseve plastike, nga 1 korriku jashtë qarkullimit

Nga 1 korriku  shënohet fundi i tregtimit të qeseve plastike në vend.

Vendimi që nisi zbatimin këtë të diel, është në koherencë me iniciativat që po ndërmarrin një sërë shtetesh për të ndaluar përdorimin e produkteve plastike.

Shqipëria i është bashkuar iniciativave globale për të ndaluar përdorimin e produkteve plastike, me synim mbrojtjen e mjedisit.

Prej kësaj të diele ka hyrë në fuqi vendimi që ndalon prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike që kanë një përbërje më pak se 35 mikron. Subjektet do të duhet të përdorin qeset ekologjike.

Fillimisht aksioni do të nisë me këshillimin e bizneseve. Sipas drejtores së Mjedisit, Klodi Marikaj, në këtë fazë të parë nuk synohet penalizmi.

“Nuk është se do të dalim si një task-forcë që të marrim direkt masat apo të vendosim gjoba. Megjithatë masat duhet të jenë shtrënguese për vetë faktin që natyra ka filluar të reagojë keq ndaj gjithë këtij mbiprodhimi të qeseve kundrejt mjedisit.”

Objekt i zbatueshmërisë së këtij vendimi nuk do të jenë qeset për përdorim higjeno-sanitar dhe ato që përdoren në spitale, të tjerat nuk do të lejohen më në qarkullim.

l.h/dita

 

July 1, 2018 18:38
Komento

1 Koment

  1. PETRO July 2, 02:15

    ketu ne kanada ne qytetin e tortontos sot shkova ne drahg market per te blere qumesht..shitsja me pyeti lajk beg ,deshiron qese jo i thashe kam vet se nuk deshiroj te paguaj.ato faturohen me nje vlere shum te vogel por si do qofte eshte shpenzim qofte dhe nje cent por ne fakt kushtojne peese cent.Sa shoj e kuptoj mendoj se perdorimi i qeseve plastike per kete qytet kaq te math me gjashte milion banore sdy here sa shqiperia dhe nuk shikon asnje pisllek rrugeve .mos vall eshte per te qare hallin si shqiperia nuk qenka ne gjendje te administroje perdorimin e amballazhit per sherbim vetiak familjar qe dikur e kishim si nje enderr duke perdorur trasta te qelbura nga trasporti i mbeturinave se ne kohen e mbretit zog nuk kishte as sapun dhe nikoqiret i lanin rrobat me finje ,uji ne te cilin ishte hedhur hi.Mos valle shqiptaret mendoj se edhe nuk duhet te lindin se do te vdesin.mendoj se eshte nje turp te meret nje mase e tille per nje gje qe i sherben njerezimit.jeta e vendit duhet monitoruar me ligj e po qe nevoja dhe me denim ekstrem per te pa bindurit,por vendi duhet te eci perpara.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*