Merr fund epoka kineze, Milan e nis sezonin pa president dhe pa pronar

July 9, 2018 14:55

Merr fund epoka kineze, Milan e nis sezonin pa president dhe pa pronar

 

Yonghong Li nuk është më pronari i Milan. Tentativa e fundit e dëshpëruar e biznesmenit kinez për të qëndruar i kapur pas kuqezinjve ka dështuar në Londër.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në fakt, nuk është gjetur marrëveshja me Dmitrij Rybolovlev, pronari i Moaco. Ky dështim i ka hapur rrugën Fondit Elliott që të zotërojë Milan-in.

Paul Singer, pronari i fondit amerikan dhe tifoz i madh i futbollit, është gati.

Tani, Elliott do të nise procedurën për të marrë kontrollin e klubit, duke parë se Li nuk ka respektuar afatin e skadencës të së premtes së kaluar për të paguar borxhin 32 milionë euro. Në ditët e ardhshme, fondi do të zotërojë “Rossneri Lux” dhe, për rrjedhojë, klubin kuqezi.

Yonghong Li shpreson te klauzola, sipas së cilës, në rast të një shitjeje të ardhshme të klubit, duhet të përfitojë shumë që Elliott do të marrë përtej borxhit 370 milionë euro. Avokatët e të dy palëve po punojnë në mënyrë që gjithçka të jetë e qartë.

Ndërkohë, skuadra do të grumbullohet pa një president dhe pa një pronësi zyrtare. Sezoni duket se do të fillojë në mënyrën më të pabesueshme të mundshme. Do t’i takojë Gattuso-s të bëjë që gjithçka të duket… normale.

a.s/dita

July 9, 2018 14:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*