Merr fund kriza politike në Itali, palët bien dakord për qeverinë

May 31, 2018 19:47

Merr fund kriza politike në Itali, palët bien dakord për qeverinë

Pas 3 muajsh ngërçi duket se kriza politike në Itali është drejt fundit. Takimi mes Luigi Di Maio dhe Matteo Savinit ka prodhuar dakordësi për një qeverisje politike me profesor Conten si kryeministër. Marrëveshja e arritur mes tyre shmang zgjedhjet e parakohshme në Itali. Pritet nga presidenti Sergio Mattarella të japë verdiktin e tij.

Giovani Tria është zgjedhur si ministër i Ekonomisë dhe ka zëvendësuar emrin e kontestuar të Paolo Savones.

Ministria e Punëve të Jashtme iu besua Moavero Milanesit dhe ajo e Mbrojtjes, Elisabetta Trentas.

Në marrëveshjen e parë mes dy partive politike u kundërshtua nga presidenti Mattarella që Savona të vendosej si ministër i Ekonomisë, pasi ai shihej si një skeptik i fortë ndaj monedhës euro.

o.j/dita

May 31, 2018 19:47
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu May 31, 20:13

    Po ky jevgu ne te majte ndonje maroken apo etiopian eshte?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*