Tarifat zero, Trump dhe Juncker arrijnë marrëveshjen tregtare

July 26, 2018 14:24

Tarifat zero, Trump dhe Juncker arrijnë marrëveshjen tregtare

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për të filluar zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi tarifat dhe për të shmangur një luftë tregtare mes SHBA e BE-së.

Për të shmangur luftën tregtare në takimin e së mërkurës në Shtëpinë e Bardhë, ata arritën një marrëveshje për të punuar drejt tarifave zero, barrierave dhe subvencioneve.

Ne kishim një ditë të madhe, shumë të madhe”, tha presidenti i SHBA në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, duke qëndruar pranë Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian, duke shtuar se kishte një “fazë të re” në marrëdhëniet SHBA-BE.

“Ne u takuam pikërisht këtu në Shtëpinë e Bardhë për të filluar një fazë të re në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, një periudhë miqësie të ngushtë dhe marrëdhëniesh të forta tregtare nga të cilat të dy do të fitojmë”, tha Trump.

‘Ne ramë dakord sot para së gjithash për të punuar së bashku drejt zero tarifave, zero barrierat për mallrat dhe makinat jo industriale,” tha Trump në Rose Garden.

Deklarata erdhi pasi Trump kishte kërcënuar me tarifa mbi importet e makinave të BE dhe raporton se planifikonte masa hakmarrëse, gjatë një interviste për CBS Neës, ku i konsideronte aleatët e vjetër të SHBA si një ‘armik’ për shkak të tregtisë..

Trump tha se SHBA dhe BE do të ngrenë një grup pune për të diskutuar në tregti dhe për të vlerësuar tarifat ekzistuese “për përmirësimin e të dyjave vendeve”. Ai shtoi: “Ne po fillojmë negociatat tani, por ne e dimë shumë se ku po shkojmë”.

Juncker tha se “synimi i tij ishte për të bërë një marrëveshje” që do të çonte drejt zero tarifa për mallrat industriale.

Trump shtoi: “Kjo ishte një ditë shumë e madhe për tregti të lirë dhe të ndershme, një ditë shumë e madhe.”

Që prej fillimit të këtij viti SHBA ka zbatuar tarifa të larta të aluminit dhe çelikut në Bashkimin Evropian. Blloku u përgjigj me tarifat të njëjta për mallrat e SHBA.

l.h/ dita

July 26, 2018 14:24
Komento

2 Komente

  1. Prisni se nuk keni pare akoma gje.... July 26, 16:38

    Nuk e dime a ka qene esell apo tape sic rri zakonisht Junker, per Presidentin Trump dhe Ameriken kjo eshte nje fitore ne tavoline.
    Duhej Cecus me bicak qe BE te perulej, nuk ka me “qofte tek daja”.

    Reply to this comment
  2. USA citizen July 26, 16:46

    Keshtu eshte o trapez kur i bie mutit me koburre. I shpalli lufte tere botes dhe tani po iken si qeni me bisht nder shale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*