Merr fund martesa 20-vjeçare e aktorit shqiptar

March 6, 2018 11:01

Merr fund martesa 20-vjeçare e aktorit shqiptar

Martesës 20-vjeçare të aktorit me origjinë shqiptare, Xhim Belushit duket se i ka ardhur fundi.

Bashkëshortja e tij paraqiti të hënën kërkesën për divorc. Kjo kërkesë ka ardhur disa muaj para se çifti të festonte përvjetorin e tyre të 20-të të martesës, raporton TMZ.

Sloan paraqiti kërkesën për ndarje të hënën në Los Angeles, në 5 mars, datë kjo që përkon me përvjetorin e vdekjes së Xhon Belushit, vëllait të aktorit që vdiq 36 vjet më parë.

Xhim Belushi është pyetur për divorcin, por ai nuk ka pranuar të komentojë, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, sipas dokumenteve të siguruara nga US Weekly, Jennifer liston një sërë kontradiktash si arsye mbi të cilat bazohet kërkesa për ndarje. Ajo është duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët ligjore të djalit të tyre, si edhe ndihmë bashkëshortore.

Sipas dokumenteve të sipërpërmendura, tashmë ekziston një marrëveshje kujdestarie.

Belushi, 63 vjeç dhe Sloan kanë dy fëmijë, vajzën Jamison, 18 vjeç dhe djalin Jared, 16 vjeç.

Fëmijët vijnë nga martesa e tretë e Xhim Belushit. Ai është martuar më parë me Sandra Davenport nga 1980 në 1988, dhe Marjorie Bransfield nga 1990 në 1992.

s.a/dita

March 6, 2018 11:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*