Merr fund një prej grindjeve më të vjetra në Ballkan, të gjithë urojnë Maqedoninë e Veriut

January 12, 2019 09:48

Merr fund një prej grindjeve më të vjetra në Ballkan, të gjithë urojnë Maqedoninë e Veriut

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë, mbrëmjen e së premtes, në drejtim të udhëheqësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë kanë mbërritur përgëzimet e përfaqësuesve më të lartë të shteteve apo organizatave botërore.

Urimin e parë, për votimin që ndryshoi emrin e fqinjit tonë bazuar në marrëveshjen e Prespës së nënshkruar me palën greke, e dhanë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, si dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn.

“Në emër të Bashkimit Europian, urojmë me gjithë zemër Kuvendin për hapin thelbësor drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Udhëheqësit politikë dhe qytetarët treguan vendosmëri që ta rrëmbejnë këtë mundësi historike, për zgjidhjen e një prej grindjeve më të vjetra në rajon, e në mënyrë vendimtare lëvizin drejt BE-së”, thanë zyrtarët e unionit.

Më tej uroi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili prej disa muajsh ka deklaruar se miratimi në Kuvend i ndryshimeve kushtetuese do t’i hapte rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën perëndimore.

“NATO e përkrah fuqishëm implementimin e plotë të marrëveshjes së Prespës, që është kontribut i rëndësishëm për një rajon të qëndrueshëm dhe me prosperitet”, është shprehur Jens Stoltenberg.

Por, nuk munguan as reagimet nga Greqia, vendi kryesor me të cilin u arrit marrëveshja dhe që e pengonte prej dekadash në rrugën e integrimit euroatlantik, e që tashmë merr stafetën për të ratifikuar edhe ajo në Parlamentin helen të njëjtën marrëveshje, në mënyrë që të hyjë në fuqi.

“Kryeministri Alexis Tsipras ka kontaktuar me kryeministrin Zoran Zaev. Kryeministri e ka uruar zotin Zaev për mbarimin e suksesshëm të procesit të rishikimit të Kushtetutës së Maqedonisë, bazuar në Marrëveshjen e Prespës”, thuhet nga zyra e kryeministrit grek.

Ndër urimet e tjera janë edhe ato të ambasadorit amerikan në Shkup, Jess Baily, Sekretarit të Jashtëm britanik Jeremy Hunt, ministrit të Jashtëm gjerman Heikko Maas, apo edhe Kancelarit austriak Sebastian Kurz.

Pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018, kur u nënshkrua “Marrëveshja e Prespës”, Kuvendi i Maqedonisë miratoi një ditë më parë ndryshimin e emrit të shtetit, duke miratuar 4 amendamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit.

Kur ato të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”, e me këtë emër Maqedonisë i sigurohet anëtarësimi në NATO, sikurse edhe një datë bisedimesh me Bashkimin Europian.

o.j/dita

January 12, 2019 09:48
Komento

3 Komente

  1. Arben January 12, 10:29

    Greqia mban te pushtuar, trakine maqedonine dhe epirin.

    Reply to this comment
  2. Janulles me sqepar kokes January 12, 10:54

    U versulen tradhtaret shqiptare te vleresojne ndikimin e faktorit shqiptar per zgjidhjen e problemit. Popullit shqiptar te se ashtuquajtures Maqedoni e Veriut ja futen sa krahu. Rrofsh o gjigand o lider boteror….

    Reply to this comment
  3. Iliria e bashkuar January 12, 18:03

    Po Maqedonia e jugut ku eshte ne ilirin jugore apo ne greqine e veriut. Te shkretet njerez ku tall bythen Europa dhe Greqia

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*