Kapet në Rrogozhinë i arratisuri nga burgu

Redaksia Online May 11, 2013 08:25

Kapet në Rrogozhinë i arratisuri nga burgu

Arrestohet dy ditë pas mbarimit të lejes i dënuari me 22 vite burg, Ilir Avdillari. Ai u kap sot në afërsi të Rrogozhinës. Policia arriti të zbulonte vendin ku fshihej 42- vjeçari, i cili ishte konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë që ka ikur nga vendi i vuajtjes së dënimit.
I dënuari me 22 vjet burg, Ilir Avdillari, i njohur si një ndër anëtarët e bandave famëkeqe të viteve ‘97-‘98 në Tiranë, ka përfituar një leje me afat 7-ditor, por ai nuk është kthyer brenda afatit të lejes. Avdillari duhej të kthehej dy ditë më parë në Burgun e Fushë-Krujës, kohë kur i përfundonte afati i lejes së dhënë.  Arratisja dyditore e Avdillarit ka bërë që të pezullohet nga puna drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Ligor Prifti. Masa u mor nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra.

Redaksia Online May 11, 2013 08:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*