Merr zgjidhje furnizimi me ujë për banorët e Shkozës, rr. “Barrikadave” dhe te “Komuna e Parisit”

March 22, 2018 10:30

Merr zgjidhje furnizimi me ujë për banorët e Shkozës, rr. “Barrikadave” dhe te “Komuna e Parisit”

 

Tre zona të ndryshme të qytetit të Tiranës kanë marrë zgjidhje të shqetësimit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një lidhje të re me rrjetin e ujësjellësit në rrugën e “Barrikadave”, e cila është tepër e rëndësishme për të mundësuar akses dhe shërbim cilësor për të gjithë.

Një tjetër investim i rëndësishëm është dhe rikonstruksioni i linjës së furnizimit me ujë në rrugën “Xhemollari” në Shkozë, e cila shumë shpejt u vendos në funksion të plotë për të siguruar kështu cilësi dhe siguri maksimale të furnizimit për të gjithë banorët.

Nga kjo ndërhyrje është bërë i mundur furnizimi nga tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe cilësi maksimale.

Ndërkaq, pas sinjalizimit të banorëve përmes telefonit në numrin e gjelbër 08004488, Bashkia e Tiranës ka përfunduar me shpejtësi lidhjen e re të rrjetit të furnizimit me ujë për banorët e zonës në “Komunën e Parisit”.

Grupet e punës së UKT shtruan linjën e re, e cila u mundëson banorëvë akses më cilësor në rrjetin e shpërndarjes.

Përveç investimeve në linjat kryesore të furnizimit me uji, UKT ka vijuar punën edhe për shtrirjen e investimeve në rrjetin e shpërndarjes së ujit në mënyrë kapilare.

a.s/dita

 

 

March 22, 2018 10:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*