Merret vendimi, sa do të jetë shpërblimi i fundvitit për pensionistët  

July 27, 2018 16:46

Merret vendimi, sa do të jetë shpërblimi i fundvitit për pensionistët  

Pensionistët do të marrin nga 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, kur u ndryshua buxheti i shtetit.

Në aktin normativ që ndryshon buxhetin e vitit 2018, qeveria ka akorduar një fond të posaçëm 3 miliardë lekë ose rreth 28 milionë dollarë që do të përdoret si shpërblim për pensionistët, çka nuk ishte parashikuar në buxhetin e miratuar në fillim të vitit.

Veç fondit për pensionistët, ndryshimi i dytë më i rëndësishëm i buxhetit është ai që rishpërndan paratë për investimet publike. Përmes aktit normativ, qeveria heq 20 milionë dollarë nga investimet me ecuri të ngadaltë duke ja transferuar këto fonde projekteve që kanë realizim më të shpejtë.

Sipas tabelave të aktit normativ, për vitin 2018, investimet publike arrijnë në 86.7 miliardë lekë me një rritje prej 300 milionë lekësh krahasuar me buxhetin e fillim vitit. Paratë shtesë për investime vijnë nga kursimet, kryesisht tek interesat e borxhit.

Në krahun e të ardhurave, ndryshe nga sa u përfol, qeveria vendosi të mos e shkurtojë buxhetin. Në aktin normativ të ardhurat totale në buxhet ruhen në masën 464.2 miliardë lekë, po aq sa ishin në buxhetin e miratuar në fillim të vitit, edhe pse brenda zërave të tyre ka rishpërndarje.

Kështu të ardhurat tatimore janë ulur me 4.5 miliardë lekë krahasuar me fillimin e vitit. Por kjo ulje është kompensuar në të njëjtën masë nga rritja e të ardhurave që vijnë nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe ato shëndetësore. Rrjedhimisht parametrat kryesorë të buxhetit ruhen të pandryshuar. Këtu përfshihen jo vetëm të ardhurat, por edhe shpenzimet dhe huamarrja që mbeten në të njëjtat shifra si buxheti fillestar

o.j/dita

July 27, 2018 16:46
Komento

6 Komente

  1. socialisti July 27, 17:11

    Pasi ka 5 vjet qe u jep nga 2 mije leke shperblim pensionistave per vit te ri, me se fundi pas 5 viteve ne qeveri Rama po thote se do jape nga 5 mije leke shperblim per pensionistet. Aq sa jepte Saliu kur ishte kryeminister dhe qe Rama e quante shperbilm qesharak. Epo shyqyr o Rame qe me se fundi e vure doren ne zemer dhe po jep edhe ti sa Sala per pensionistet. Ihshallah nuk te nderrohet mendja der ne dhjetor…Ihshallah nuk i ve TVSH atij 5 mije lekshi…

    Reply to this comment
  2. info analitike July 27, 20:13

    Shoke oficere pensioniste gezoni per keto therrime qe po u shperndan partia.

    Reply to this comment
  3. Arben July 27, 22:27

    5000 te reja apo te vjetra???

    Reply to this comment
  4. tironc i vjeter July 29, 01:57

    gjithe bota jep rrogen e 13 dhe pensionisteve, ju akoma jepni kusur kamarieri. Doni te hyni dhe ne BE, me breke neper kembe.

    Reply to this comment
  5. kris 1 July 29, 16:04

    sikurr te investohen ne PPP aty nga qershori kalojme zviiceren.Shperdorim i kote.tii hane djemte ne mencen e Edit per te miren e pleqve

    Reply to this comment
  6. Alban July 29, 20:09

    Qeveria rama duhet te beje rillogaritjen e pensioneve nga viti 1998kur e miri mper here te pare pushtetin demokratik. Erion Veliaj e la punen e pensioneve pergjysem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*