Merret vendimi, Xhaka qëndron tek “Arsenal”

January 10, 2020 14:19

Merret vendimi, Xhaka qëndron tek “Arsenal”

 

Granit Xhaka do të qëndrojë te “Arsenali”. Ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e skuadrës londineze, të cilët pasi kanë vlerësuar të gjitha opsionet mbi të ardhmen e mesfushorit, kanë arritur në përfundimin se Xhaka do të qëndrojë, të paktën deri në qershor te skuadra e “Arsenalit”

Mesfushori këtë sezon nuk po tregon më të mirën e tij dhe drejtuesit e “Arsenal” e nxorën në merkato, ku “Herta e Berlinit” në Budensligë shprehu interesin e saj për të blerë shqiptarin e natyralizuar si zviceran, por nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Trajneri i “Arsenal”, Arteta ka folur mbrëmjen e kaluar për Xhakën. “Mendoj se nuk do të largohet nga ne. E kam bindur që të qëndrojë në Londër”, u shpreh shkurt trajneri i “Topçinjve”.

Pas kësaj deklarata merr fund dhe dilemat për të ardhmen e futbollistit që në ndeshjen ndaj “Manchester United” në Premier League, u duartrokit edhe nga tifozët për paraqitjen e tij të mirë.

l.h/ dita

January 10, 2020 14:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*