Merrnin paratë dhe “falimentonin”, 3 agjenci turistike nën hetim

July 30, 2018 16:51

Merrnin paratë dhe “falimentonin”, 3 agjenci turistike nën hetim

 

Disa qytetarë kanë denoncuar muajt e fundit në Policinë e Tiranës mashtrimin që u ka ndodhur me disa agjenci udhëtimesh ku janë drejtuar për bileta avioni.

Sektori kundër Krimit Ekonomik në policinë e kryeqytetit ka në hetim 3 agjenci të cilat janë proceduar edhe penalisht për mashtrim.

Qytetarët prisnin bileta për udhëtime, por në të vërtetë ato nuk e dinin që kishin rënë pre’ e një mashtrimi.

Pasi prenotonin biletat që porosisnin qytetarët, agjencitë “fantazmë” i anulonin ato ose shpallnin falimentin, duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

Sipas burimeve, ka patur raste që qytetarëve i është shkaktuar dëm ekonomik deri në 1 000 euro për disa bileta.

Skema të tilla mashtrimi janë konstatuar edhe vitet e kaluara, madje, sipas analizës së policisë, këto agjenci hapen për një periudhë të shkurtër kohore, enkas për këtë qëllim.

Për këtë arsye, ekspertët sugjerojnë që qytetarët t’u drejtohen vetëm agjencive serioze dhe që kanë vite që operojnë në treg.

a.s/dita

July 30, 2018 16:51
Komento

4 Komente

  1. sapa July 30, 17:34

    Po nuk behet ai vend ore jo le te beje propagande Gazeta Tema sa te duash per PS ,te gjithe pa perjashtim jane HAJDUTE!Partia kriminele e PD u zevendesua me partine inteligjente hajdute te PS,Kurse kurva LSI eshte prostituta e te dyjave partive.

    Reply to this comment
  2. Marko July 30, 19:08

    Po pse o SAPA edhe kur vjedh nje biznes privat duhet akuzuar PS, PD dhe LSI??? Firma mashtruese ka ne cdo vend te botes apo jo. Partite politike kane shume gjera per tu kritikuar por ne rastin konkret nuk shoh ndonje lidhje. Jane thjesht skema mashtruese te biznesit privat qe duhen ndeshkuar fort me forcen e Ligjit..

    Reply to this comment
    • sapa July 30, 19:44

      Cila parti e ka pushtetin o Marko?cili sharlatan ka pese vjet qe thote do beje shtet?kush u fut ne burg pervec disa hajduteve te energjise elektrike edhe ata biles me ndihmen e prokuroreve te Saliut?ka 28 vjet qe vetem te tilla lajme degjohen nga vendi i krimit shqiperi.Sot per sot nuk ka vend me kriminal se shqiperia.Ne ate vend ndodhin cudirat me te medha.Mua personalisht me eshte bere mbivendosje prone ne´n qeverisjen e Saliut ne 2011 kurse nen qeverisjen e Rames me 2017 me shkaterroj shtepine nje permbarues privat Lefter Cani ne Tirane.Djersen e 27 viteve emigracjon.Ku e ke shtetin ti?partite jane ata kriminele qe me ligj demokratik kane formuar bandat kriminale shteterore dhe vjedhin pa meshire ku te mundin.Te vegjelit ndjekin shembullin e te medhenjeve dhe vjedhin edhe ata ku te mundin.Ligj ne ate vend nuk ka.Si eshte e mundur qe nje shtet qe leshon vete dokumentat nuk i mbron dot pronen nje emigranti qe nuk ndodhet ne shqiperi biles merr pjese ne shkatrrimin e objektit pa i interesuar dokumenti qe ky i ashtuquajtur shtet vete e ka leshuar?cfare duhet te ndodhe me shume ne ate vend se kaq?pershendetje

      Reply to this comment
  3. Konti Sbalta July 31, 13:22

    Keto agjensi kane qene dikur te kompanis “Beleair”qe e drejtonte Lulzim Basha dhe qe e “falimentoi “duke pervetesuar miliona euro nga detyrimet e papaguara shtetit dhe nga shitja e biletave posagjereve qe i la neper aeroportet e europes ‘sepse “shpalli falimentimin”Edhe ne qoftese nuk kane qene te tera te kesaj kompanie kane perdorur “pervojen” e saj ; Prandaj , ne qoftese do te denohen keto agjensi ,atehere duhet te hapet prap gjyqi i falimentimit te “Belair”dhe te denohen te gjithe fajtoret perfshire edhe gjyqtari Ilir Celiku , i cili zbatoi urdherin e Lulzim Bashes dhe shpalli renien e nji kompanie me nji vendim te dyshimte e korruptiv!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim