Mes Ahmetit dhe Enverit

August 11, 2017 14:00 Updated

Mes Ahmetit dhe Enverit

Nga Bedri Islami

Tema e hapur për diskutim nga DITA, mbi raportin mes dy figurave të njohura të politikës dhe të pushtetit në Shqipëri, në dy kohë të ndryshme, Ahmet Zogollit dhe Enver Hoxhës është njëra ndër patatet më të nxehta të një debati i cili me gjithë kalimin e viteve, përsëri mbetet nga ato që pak kush guxon t’i prekë. DITA guxoi dhe e bëri këtë, e bëri në një stinë të nxehtë politike por edhe në një periudhë kur shoshitja e mendimit dhe rivënia e së vërtetës në vendin e saj, janë njëlloj të ligjshme dhe të drejta.

Ka pasur edhe më herët tema tabu; Ahmet Zogolli, më pas Ahmet Zogu e në fund Zogu i parë, deri në fundin e vitit 1990 ishte njëra prej tyre. Çdo gjë e lidhur me kohën e qeverisjes së tij, fillimisht si Ministër i Brendshëm pas Kongresit të Lushnjës, më pas Kryeministër i rrëzuar nga një lëvizje e kohës e qershorit të vitit 1924 në të cilën merrnin pjesë figura ndër më të shquarat të kohës, mes të cilëve edhe Gjergj Fishta, Bajram Curri, Fan Noli; i riardhur në pushtet, dhjetor 1924, përmes forcave të rekrutuara më së shumti nga kunati i tij, Ceno beg Kryeziu, i vrarë më pas po nga Ahmeti; i vetëzgjedhur President (kjo është një periudhë e shkurtër), deri në shtatorin e vitit 1928 për të bërë edhe një herë vetëshpalljen Mbret i Shqiptarëve çka acaroi marrëdhëniet e tij me ato që e kishin sjellë në pushtet, qeverinë serbe, e cila, veç armëve, i kishte dhënë edhe bjellogardistët; e gjithë kjo ishte nën terrin e një qeverie pasardhëse, e cila i kishte ndaluar atij edhe hyrjen në Shqipëri.

Ahmet Zogu do të jetë, pa dyshim figura më domethënëse e periudhës monarkike, njeri i pusive dhe i punëve të errëta; njëkohësisht në kohën e tij njeriu që kishte pikëtakime të mëdha me të ardhmen; mik i afërt me ato që e besonin dhe i shërbenin, i ftohtë ndaj të gjithëve dhe dyshues, po ashtu ndaj të gjithëve. Do të ishte i vetmi mbret evropian të cilit dreka i shërbehej në safertasë anadollakë që përgatitej vetëm nga nëna e tij tek e cila kishte besimin e madh dhe drojën e madhe njëkohsisht.

Çuditërisht modern në sallonet vjeneze do të ishte tipik shqiptar në ceremonitë shqiptare; ai kalonte lehtësisht nga pritjet e oborreve të larta në takimet me bajraktarë të veriut, të cilët, nganjëherë në mënyrën më groteske i jepnin besën se edhe nëse kishin qenë armiq të tij tani do të ishin pranë tij. Njeriu që kishte marrë përsipër të bënte shtetin pranonte njëlloj mesjetën, përsa kohë i duhej pushteti. Sidoqoftë ai po provonte të sillte të paktën në sallonet pranë tij, cicëllimat e jetës evropiane dhe sado groteske të dukej kjo përmes rrugëve me pluhur ku shisnin të veshur me xhoka fshatarët tiranas, kalonin me frakë senatorët e deputetët shqiptarë. Ai ishte njeriu që e kishte hapur rrugën me pushkë drejt Tiranës pas Kongresit të Lushnjës ku e vetmja forcë e armatosur ishte ajo matjane, por nuk ngurroi që miqve të dikurshëm, si Aqif pashë Elbasanit, t’u vinte pushkën.

I prirë për të qenë në pushtet me çdo kusht i ftohtë dhe i pakuptueshëm, enigmatik deri në thelbin e qëndrimit të tij, ngritës i pushtetit përmes lëshimeve të mëdha politike dhe financiare, i korruptuar i madh dhe korruptues po aq i madh, njeri që shitej lehtë, por që nuk rrinte gjatë i shitur, gjysmë stambollas dhe pak vjenez, ai do të ishte 18 vjeçari të cilit Esad Pasha ia kishte frikën, për të cilin profetizonte se “nëse nuk ia këpusim këmbët më parë, ka me na pre krenat”, do të jetë politikani i parë që do të bënte propozimin më gjaksuer. Ai do i afronte senatorit Sejfi Vllamasi, fillimisht mik i afërt i tij e më pas armik i madh, që në një sallë të mblidhin të gjithë deputetët kundërshtarë, t’i vinin flakën shtëpisë, vetë të largoheshin dhe sipas tij të shpëtonte Shqipëria.

Çdo gjë në histografinë shqiptare mund të kishte qenë e falshme për Zogollin, vetëm ikja e tij në mesnatën e 6 prillit 1939 nuk do të ishte. Edhe pse mbretër të tjerë evropianë me afrimin e pushtuesve nazistë apo fashistë kishin ikur nga vendi i tyre, për Ahmet Zogun e ngarkuar me arkat e floririt me të cilin jetoi në disa dekada familja e njerëzit pranë tij, nuk ishte e falshme. Ai bëri atë që nuk ishte menduar nga njerëzit që e përceptonin nderin si fillesë e mbaresë të jetës. Njeriu që kishte premtuar të mbathte opingat e të dilte në mal, ia kishte mbathur.

Zogu ka pasur kundërshtarët e tij të fuqishëm, fillimisht në veriun e Shqipërisë ku një lëvizje e prirë nga etërit katolikë do të ishte një sinjal rebelimi, e më pas në jugun e saj, ku dy vllezër Toto, njëri gazetar e tjetri ish Ministër i Brendshëm e me to edhe Ismail Gjylbegu, komandanti i xhandarmerisë së Gjirokastrës do të përpiqeshin të zbrapsnin një pushtet regresiv, pa folur për atë që quhet Kryengritja e Fierit e drejtuar nga Riza Cerova që pak vite më parë do të ishte pikërisht njeriu që i shpëtonte jetën Zogut kryeministër e njerëzve të tij.

Ahmet Zogu për rreth pesë dekada ishte bashkë me Esat Toptanin, dajën e tij, dy njerëzit më të mallkuar të shtetit shqiptar, të nëmurit e mëdhenj, si të  thuash përbindëshit e tij.

Zogu nuk ka qenë përbindëshi i madh; ai ka qenë politikan tipik anadollak shqiptar që tentoi të bënte një shtet ndryshe, me premisa evropiane të cilin ndërsa i ngrinte disa themele të qarta, i prishte të tjerat. Ai do të ishte monarku që ndërsa ngrinte gjykatat e shihte gjakmarrjen si një e drejtë e ligjshme që nuk zhduket dot; ai ngrinte rolin e funksionarit të shtetit, por në të njëjtën kohë derdhte tek bajraktarët e veriut dhe agallarët e jugut qindra mijra flori për të mbajtur forca që nuk ekzistonin dhe që ai e dinte krejt mirë se nuk ishin as në letër. Ai, në të njëjtën kohë kur thyente bashkë me Bajram Currin forcat serbo malazeze në Luftën e Koplikut, merrte në qeverinë e tij njeriun më të afërt të qeverisë serbe, Ceno Begun;  ndërsa sulmonte e shpartallonte forcat mirditore që kishin shpallur Republikën e Mirditës, nën hijen serbe, nuk e kishte për gjë që të hapte dyert e të gjithë shtetit për një fuqi tjetër agresive, shtetit fashist të Musolinit.

Gjithnjë i dyzuar, mes asaj që kishte përjetuar në oborrin sulltanor, ku elita e trupave të sulltanit ishin matjanë, njerëz të tij, dhe si ndodh rrallë asaj që kishte përjetuar në oborret perandorake vjeneze, oborri i së cilës e kishte shpallur kolonel, ai do të bëhej njëkohësisht mik me njërin ndër njerëzit më të mençur të Shqipërisë, Faik Konicën, por pas vetes do të mbante një njeri bosh si Lalë Krosi, për të cilin ambasada amerikane në Tiranë do të shfaqte krupën e saj; ai, nga sallat e operave vjeneze do të ndryhej në kullat e zymta të një politike të egër.

Ahmet Zogu edhe pasi e shpallën mbret të shqiptarëve, këmbën e djathtë e la aty ku e kishte pasur, tek bejlerët e fuqishëm që u bënë ministrat e tij, senatorë dhe deputetë, ambasadorë dhe pushtetarë të fuqishëm, por në të njëjtën kohë me dorën e majtë, përkëdhelte edhe një klasë të mesme në politikë shumica e të cilëve kishte ikur jashtë vendit pas riardhjes së tij, dhjetor 1924, por që vazhdimisht i joshte me idenë e kthimit dhe të ripërtëritjes së posteve që kishin pasur.

Mungesa e tij në luftën antifashiste ishte edhe fundi i tij në politikë. I mbetur jashtë rrjedhave, i huaj për çka ndodhte, ai mendoi se edhe nga larg mund të ishte njeriu me dorë të hekurt pa e ditur se një klasë e mesme krejt tjetër nga ajo që kishte mbajtur afër, tashmë nuk kishte më vend për të. Megjithëse vendimi për ndalimin e kthimit të tij në Shqipëri ka një datë të caktuar, 24 maj 1944, në Kongresin e Përmetit, kthimi i tij në fakt ishte real edhe para kësaj date.

Ai ishte të paktën dy vite i vonuar dhe këto kishin rrjedhur shumë më shpejt dhe shumë më ndryshe se sa zakonisht. Ndërsa ai kishte synuar dikur që kjo klasë e mesme të paraqitej si një rrezik e trembje për agallarët e bejlerët, tani ajo po bëhej ndaluesja e tij pikërisht nga mungesa, largimi i turpshëm, enigma e jetës së tij dhe fakti që i ardhur në pushtet përmes një force të huaj, ndërsa i kishte hapur dyert një force tjetër, po ashtu të huaj, ishte përzënë turpërisht, duke lënë pas vetes një humbëtirë të madhe, të cilën nuk do të vononin ta zinin ata që i kishte përçmuar e dënuar, komunistët.

Reabilitimi i Zogollit më shumë se një përqasje studimore e thellë dhe  e saktë është një gjetje politike, e ngurtë dhe e shpejtuar, jo se nuk duhen riparë të gjithë vitet e qeverisjes së tij me qetësinë që na detyrojnë vitet,  por se e djathta në pushtet dhe e majta liberale më shumë se sa për historinë, menduan për votat e një fushate.

Kjo ka ndodhur gjithnjë në momentet  e fushatave parlamentare, për hir të shtimit të një grushti votash dhe është bërë gjithnjë me urdhër nga lart. Dashje pa dashje, por më shumë me dashje hija e politikës ka dominuar në reabilitimin e figurës së tij, duke shkuar në emërtimin e rrugëve, shesheve, ngritjen e monumenteve, pa bërë më parë themelimin e një rishkimi historik, i domosdoshëm dhe domethënës.

Pikërisht se është bërë kështu, pra ku politika i ka prirë dhunshëm historisë, më saktë e ka bërë historinë si ka dashur tani ka dilema, pikëpyetje dhe zemëprim, sado që ato janë nga njëri krah i qëndrimit politik shqiptar.

Nëse gjërat do të ishin bërë qetësisht dhe para politikës të kishin folur njerëzit e mendimit shkencor pa artifice dhe rëndesë politike, sot do të kishte një qëndrim të padyzuar, rishikim të duhur, aq sa e meriton në të rrugëtimin e tij dhe përçmimin për ato që kanë rënduar në historinë e vendit.

Ahmet Zogun nuk mund ta heqësh nga historia e Shqipërisë. Jo vetëm se për 15 vite ishte njeriu kyç i saj, por edhe se në këtë rrugëtim krahas zezonës ka edhe gjëra që duhen rivënë në vendin e duhur, pa ngrutje, mëri dhe leçitje.

Historia ka vend edhe për të, ashtu si ishte ai në të gjitha etapat e jetës politike, pa mënjanuar askënd, pa hymnizuar dhe pa rënduar.

Ahmet Zogu mungoi në çastet më të mëdha të historisë sonë. Edhe kur dëshironte të ishte pjesë pas Luftës, ai kaloi nga njëri ekstrem në tjetrin, nga bashkëpunimi me aleatët e dikurshëm të Luftës së dytë Botërore në ndërlidhjet me shërbime të fshehta ballkanike, sidomos serbe, ku rishtas, dëshira për pushtet ishte më e rëndësishme se sa vetë sheti shqiptar.

Ahmet Zogu ishte matjan, nga Burgajeti, një fshat që u bë i njohur prej tij, jo nga paraardhësit, që po ashtu kishin qenë bejlerë e bajraktarë.

Pas tij do të vinte në historinë e Shqipërisë një gjirokastrit, ekstremi tjetër i Shqipërisë londineze, Enver Hoxha.

A ishte ai antipodi i tij apo një rishfaqje e zogut në kushte të tjera?

Vazhdon…..

 

August 11, 2017 14:00 Updated
Komento

20 Komente

  1. ELIOT August 11, 14:47

    OR BEDRI …..KRIMET E ENVERIT DUHEN JAVE TE TERA TI SHKRUASH .. SE MBUSHE VOLLLLUME TE TERA ….. VETM UNE QE JAM I RI DI NJA 200 VRASJE NJA 500 BURGOSJE DHE MIJERA SPIUNIME .. QE I KANE PRISHUR JETEN SHQIPTAREVE….. ZOGU NE 30 E DINTE CDO TE THOTE DEMOKRACIE LIBERTE … NDERSA ENVERI NE 60 SE DINTE ..MEGJITHESE E MBANTE VETE PER …..FILLO NE FRANCE ..ME DIPLLOME FALLCO …. MJFAJT ME ENVERIN S NA BOTE PER TE VJELLUR ….. KUR CHURCHILLI GENERAL DE GAULLE I LANE NJREZIT NE DEMOKRACIE NE LIBERTE NE JETE ENVERI PER NJE FJALE PER NJE KRITIKE TE VARTE SI QEN .. JA NDRYSHIMI ME NJE KANIBAL SI ENVERI .. EDHE ZOGU E LA VENDIN TE LIRE I HAPI DYERT .. NJEREZIT NUK SPIUNONI NJERI TJETRIN PER NJE STECK SI KOMUNISTAT … ENVERI ISHTE NJERIU ME I KEQ PER 5000 VJETE EN SHQIEPERI KURRRRRE NJE SKIZOFEN SI ENVERI MOS TE KTHEHET NE SHQIPERI DHE NE EUROPE ….SE ISHTE BAJGA E NJEREZIMIT E DEMOKRACISE … BAJGA E LIBERTESE ….MERCI ..

    Reply to this comment
    • FLUTUROI FLUTUROI ZOGU.. August 11, 15:43

      i nderuar IDIOT ME FAL ELIOT
      .
      NDRYSHIMI MIDIS ENVERIT DHE ZOGUT ESHTE NDERSA I PARI E MBROJTI VENDIN PER GJYSEM SHEKULLI NGA NJE INVAZION ANGLO-AMERIKAN
      PRA NE NJE FARE MENYRE ISHTE ARMIK ME AMERIKEN JO PER FAJ TE TIJ..

      I DYTE PRA ZOGU I KURVES ISHTE GJYSEM DHENDER I AMERIKES..

      POR SIDOQOFTE SHIKO SI I DIGJTE KATOLIKET ZOGJI ME DEMONKRACIE LIDERTE..PIRDHI M’TE

      ..

      Burrat ma të mirë të Dukagjinit bashkë me shumë meshtarë u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Çka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia , u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.

      Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët –
      Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët(Zef Harapi, Kamiljo Libardi), që u mblodhën menjëherë në Qytetin e Shkodrës dhe të prirë nga Fiqiri Dine vazhduan më pas reprezaljet që ishin të papara dhe të padëgjuara në malësitë e Pukës, Shalës, Shoshit, Nikaj-Mërturit, Pultit, Shllakut e Temalit.

      Në drejtimin e Komandantit të Përgjithshëm Fiqiri Dines, armata e Nënkolonel Xhemal Arianitit filloi kundërgoditjen ofensive ndaj Dukagjinit sipas këtyre drejtimeve
      1- Më 27 nëntor 1926 forcat e Kapiten Preng Previzit u nisën drejt Koplikut për në Theth.
      2-Me 28 nëntor Dukagjini mori ikjen masivisht nga Qafa e Pejës -Shtegu i Dhenve drejt Malit të Zi. Në këtë qafë nga forcat mercenare të Kelmendit u zunë 300 shaljanë, ndër të cilët Avdi Kola(Bajraktari i Gimajve), me gjithë nipat e bajraktarit të Shalës.
      3- Më 29 nëntor 1926 Kapiten Muharrëm Bajraktari, mësyni Qafën e Agrit nga Nikajt dhe Merturi e hyri në Abat të Shalës, gjatë operacionit vriten Prelë Ndoka, Gjelosh Ndoka(dy djemtë e Ndokë Mirashit të Pepajve, Pep Nika –Pepaj- Shosh dhe Stakë Ndoci Dardhë-Shosh.

      4- Po më 29 nëntor nga Guri Kuq dhe Mali i Shoshit Hasan Beg Bushati me një pjesë të forcave të tij, hyri në Shosh dhe me pjesën tjetër hyri në Pult të Dukagjinit u rrethua nga të gjitha anët ndërkohë që kryengritësit kishin marrë arratinë drejt vendeve të padepërtueshme. Komandanti i Operacionit të Shkodrës N/Kolonel Xhemal Arianiti në Shkodër me 11.12.1926 bënte të ditur se “përveç 14 vetave që ishte njoftuar më parë nga kjo komandë ndodhën nën vërejtje 53 komitë prej Shale, Shoshi e Nikaj- Merturi, si dhe 110 vetë të tjerë prej Thethit, të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje. Përveç të naltpërmendurve ndodhën këtu nën vërejtje edhe 129 gra e fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj –Merturi” (Zef Harapi “Dukagjini, historia dhe etnografia”. Studim i viti 1949, fq 219)

      U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty. Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.

      Reply to this comment
    • Peza August 12, 23:08

      Doni ta merrni vesh se kush ishte sa-TRAPI Ahmet Zogolli?
      Lexoni mareveshjen e tij tradhetare qe beri me Pashicin serb:

      Marrëveshja theksonte:

      “1.Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

      2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.

      3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

      4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

      5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

      6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

      7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

      8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

      9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

      10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

      11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

      12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

      13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

      14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

      15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

      16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve”.
      Te fala zogisteve qe bashkepunuan me pushtuesit nazi-fashiste!

      Reply to this comment
    • shvejku August 13, 00:12

      Eshte turp i madh te krahasosh nje dallkauk malok turkoshak si Zogolli me nje gjeni dhe burre shteti tre madh si Enver Hoxha!
      Enver Hoxhen mund ta urreni armik politik e ideologjik,por kurre nuk mund te tentoni sado pak te krahasoni injorancen,tradhetine,hajdutin,vrasesin e demokrateve me te medhenj te kohes,pra Zogollin sa-TRAP me CLIRIMTARIN E SHQIPERISE, udheheqesin qe ndertoi nje shtet modern dhe dinjitoz ku per here te pare ne historine e tij mijra vjhecare Shqiperia u be me universitet,teater OPERA,estrade,drame,akademi te Arteve,stadiume,pallate sporti,hekurudha,porte e aeroporte,ushtri te fuqishme me te gjitha llojet e armeve moderne te kohes,qe garantoi pa prekshmerine e kufijve tane bper 50 vjet rresht!
      Enver Hoxha minimalisht nuk shiti teritor shqiptar sic beri Zogolli qe u falki serbeve Shen Naumin dhe Vermoshin,qe nenshkroi mareveshjen tradhetare me Pashici9n serb,qe ua shiti fashisteve italiane Shqiperine,duke vjedhur floririn e Bankes Kombetare dhe mori arratine nje dite para sulmit fashist te 7 prillit 1939!
      Pa folur pastaj qe perdorte motrat e tij beqaresha per seks dhe prostituten austriake qe e mbante po per seks ne pallatin e tij mbreteror!
      Ja kush ka qene felliqesira Zogolli qe ka shtatoren ne mes te Tiranes!

      Reply to this comment
  2. Mary Tereza August 11, 15:36

    Ja, sado qe ne kete kendveshtrim luan rol urrejtja si inerci e komunizmit ndaj “bejlereve dhe agallareve” si pasunare, prape, Bedriu ne kete skicim e cmon dhe e vendos ne podin e duhur Mbretin e Shqiptareve!

    Keshtu duhet te bjene edhe Te Mjatet e tjere: lexoni dokumentet, shenimet e te tjereve diturakeve te kohes ketu dhe te te huajve qe e njohen kete vend, deri atehere anarki totale- Vllamasi e vizaton aq bukur, apo jo zoti Bedri: te provoje te bej shtet mes asaj paditurie dhe anarkie, vetem nje koke xhenge si Ahmet Zogu mund ta bente!
    Dhe ai e beri!
    Ashtu oriental sic ishte, here me hile e here me gjongul, here me dinakeri e here transparent si as politikaret e sotem, here duke i mikluar fqinjet por gjithnje duke u ikur atyre -po, po, edhe serbeve, edhe italianeve, teksa Bedriut i merret zeri e nuk e thote: bjellogardistet ishin te ikurit prej Rusise tashme sovietike! Ata ishin gati te jepnin jeten kunder komunizmave, kudo, edhe ne Shqiperi, ku Noli-thjesht per presion ndaj Evropit qe te merrte ca para per Shqiperine e tij, duke e “kercenuar”: Po nuk me ndihmuat, do bej ne Tirane ambasaden me te madhe Sovietike!

    Evropa, qysh atehere embrion i sotem, i tha Nolit: Je ngjitur ne Karrike me udhe jo ligjore, bej zgjedhje dhe te njohim e te ndihmojme!

    Vete Noli me pas rrefen: Une nuk i bera dot zgjedhjet. U prisha me bejleret se premtova Reformen Agrare, u prisha me fshataret se nuk e realizova dot ate!

    Zogu ishte lindur per pushtet.
    Po, nuk do t’i falen kurre viktimat e bukura, as atje ku eshte nuk do jete rehat per to, por Shqiperise i dha SHTETIN e PARE.
    Sic diti, sic mundi, sa mund te behej nje shtet shqiptar ne mes te Ballkanit.

    Reply to this comment
    • Arber I August 11, 17:33

      Nuk eshte e vertete se “Ai ishte njeriu që e kishte hapur rrugën me pushkë drejt Tiranës pas Kongresit të Lushnjës ku e vetmja forcë e armatosur ishte ajo matjane,…”
      Gazetare, mos shkruani pa u ballafaquar me dokumentet!

      Reply to this comment
    • Arber I August 11, 17:39

      Shtetin e pare e krijoi Kuvendi Kombetar i Vlores me 28 Nentor 1912, me Ismail Qemal Bej Vloren ne krye. Shtetin e dyte e krijoi Princ Vidi, me 7 Mars 1914; shtetin e trete e krijoi Qaif Pasha Elbasani, me 30 Janar 1920, e keshtu vine qeverite shqiptare me radhe…

      Reply to this comment
  3. Mollosi August 11, 15:55

    Asnjeri, as Zogu dhe as Enveri nuk e meritonin qe te udheheqin me shtetin shqiptar. Qe te dy kombit i shkaktuan deme shume te medha, por deme shume me te medha beri Partia me Enverin ne krye!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 11, 16:37

      molle
      “Asnjeri, as Zogu dhe as Enveri nuk e meritonin qe te udheheqin me shtetin shqiptar.”më duket se je pak gabim!!
      edhe sikur të duam as enveri e aq më pak zogu nuk mund të udhëheqin shtetin shqiptar!!
      që të dy kanë shkuar me të shumtit!!që “andej”vetëm zoti “drejton”askush tjetër!!

      Reply to this comment
    • republika ambasdoriale e SALBANISE August 11, 16:39

      zoti molloseviq zdratsvutjte

      edhe ne kohen e ahmet zogut dhe te enver hoxhes me gjithe dritehijet e tyre kishte shtet…..E PERSERIS SHTETI FUNKSIONONTE I MIRE APO I KEQ KISHTE SHTET DHE LIGJE..
      .
      kurse sot ne demonkracine nazi-berishiste jo vetem qe nuk ka shtet….por eshte vete ky pseudoshtet qe vret njerzit…
      nga 1991 dhe vazhdon sot emigrimi kanceroz ku mbi gjysma e popullsise afte per pune eshte larguar..pra kemi nje lloj genocidi

      pse ndodh kjo ?

      KJO NDODH PER TRE ARESYE
      .
      E PARA
      TOLERIMI KRIMINAL I FAKTORIT TE JASHTEM JUNTES KRIMINALE TE SALIMONSTRES
      .
      E DYTA
      IMPTENCA KRIMINALE E EDI RAMES DHE TE MAJTES PER PRANGA SALISERBIT
      .
      E TRETA
      MIOPIA KRIMINALE E SHTYPIT SHQIPTAR KU PERFSHIHET DHE DITA ME BEDRISLAMIIN DHE KETO TARIFAT E LESHIT QE MERREN ME SHEKULLIN E KALUAR DHE NUK MERREN ME ZJARRVENESIT E SHQIPERISE ATO ME SHKREPSE DHE ARO ME KOLLARE
      .
      kape pak kete timin ketu poshte..eshte pak i gjate por e ke hallall si ti ashtu dhe ku bedriu qe e ka lene rrugen e zotit

      Do me u kthy dhendrri n’pushtet
      Tash do te dalim n’selamet.
      Dobro doshli, daj Fazllici !
      E uron Shkelzen-o-vici
      Zdravo unuka Argite !
      Te gezojme qe erdh kjo dite !
      Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
      Pare t’pista, prona, tendera,
      Me rrite normen e fitimit,
      Jem bashkue me boten e krimit.
      2.
      Babe Salihi jep udhezimet,
      Si me i shtue superfitimet:
      “Gjithsecili ne klanin tonë,
      T’angazhohet ne korrupsion !”
      Ne mandat te pare si president,
      Jam tregu koqe, pa mend,
      Me duket vetja anormal,
      Pse nuk vuna kapital !
      Eshte momenti te fitojme sot,
      Vitet qe na iken kot,
      Due me u ba pasanik,
      Me jetue si sheik!!
      Objektiv i madh per mu:
      Keto milionat me i fitu
      Si ti fusim ne xhepin tone,
      Ka metoda ti pastrojme.
      Arme, droge e kontrabande,
      Jane per burrat: pune e rande,
      Ketu, Argite mos i fut hundet,
      Kem Shkelzenin per kesi punesh.
      More Shkelzen, t’ka baba trim,
      Je i lind per demontim,
      Ti Argita, bija ime,
      Fokusou n’ privatizime.
      Sokoleshe, ti moj malesore,
      Na e hap studion ligjore,
      Gjithe projektet qe ka shteti,
      Do i perlajme t’ tana per vedi.
      Ç’fare ka prona ky milet,
      Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
      Turru pra, ti moj azgane,
      Me i kalu n’llogarine tane.
      Thuri planet me ngadale,
      Futju bregdetit me radhe,
      Nga Ksamili ne Velipoje
      S’leme parcele te na shpetoje !
      Ty Jamarber t’kam si djale
      T’i zaptosh tokat ne Jale
      Per Zenin kam tjeter plan
      Jane dy mije hektare ne Seman
      Nuk na vjen me fati ne dere,
      Ta shfrytezojme per te fundit here,
      Te mos mbese aset pa shit,
      Te mos leme prone pa grabit.
      Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
      Do ta shtyj ne maksimum.
      Po te na bajne neve anetar,
      S’mund te vjedhim si me pare.
      Do veme kapital pa mase,
      Do fitojme para me thase,
      Me i pastrue sipas ligjit,
      Kemi firmat e Fazllicit.
      Shkina ime, moj Argite,
      Mire i “qan” keto “sukses fite”
      Çdo projekt qe konsulton,
      Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
      Nga qe pronat ke synim,
      Po te jap mendimin tim:
      Toke me çmim “badiava”
      Veç n’ Porto Romano ka.
      Jane pronare ca katundare,
      I genjejme me pak dollare.
      Bejme nje Vendim historik:
      E kthejme n’ Park Energjetik.
      Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
      Rritet çmimi 300 here !!
      Sa firmos nje V.K.M.
      Pare te madhe fitojme ne !!
      Shkelzeno, qepju Gerdecit,
      Eshte mbreti i biznesit.
      Gjithe mafjozat ma t’nderu
      N’trafik armesh jane perqendru.
      Eshte biznes fantastik !
      Demontim dhe trafik.
      Do ta bejme ne menyra te fshehta,
      T’ mos leme gjurme ne evidenca.
      Trafikojme edhe raketa,
      Sa te doje Al-Qaida.
      Ne rruge sekrete permes Çadit,
      I çojme arme edhe Xhihadit.
      Nuk na duhen ne uzinat,
      Fillo, e ngre llamarinat.
      Perdor mjetet e ushtrise,
      Ke dhe çiken e Farise.
      Kam mendu per proceduren,
      Gati ke infrastrukturen.
      Alibe e Aldo Bumçe,
      I ke vartes n’ grupin e punes.
      Mos humb kohen me liçencat,
      Ti jep baba kompetencat.
      Qeveria, perfshi mua,
      Do te jete nen urdherat tua !!
      Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
      Veç me mbush thaset me dollare,
      Non-stop, n’supervizion,
      Baxhanakut i takon.
      Per fitimin maksimal,
      Nuk njoh ligj, as moral,
      Puna del me leverdi
      Kur shfrytezohen gra e femi.
      Keto jane pune qe leverdisin,
      Pasunohemi me tane fisin,
      Fitim te tille nuk ka pare bota,
      Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
      3.
      Kam kerkese nga njerzt e grues:
      T’u jap serbve akses n’Durres.
      Kam mendue qe per Serbine
      Te baj aksin Laç-Morine!!
      Kosovaret nuk i due hiç,
      Sepse jane anti-Fazlliç.
      Çmendurisht une kam dashni,
      N’dajallaret e femijve t’mi.
      Rruga qe i sherben vatanit,
      Do kalonte grykes Komanit.
      Ky opsion nuk me pelqen:
      Me demton si biznesmen.
      Une nuk jam aq rrote budalli
      Me e ndertu nga thote Topalli.
      Rruga bregut lumit Drin,
      Le pa pune tragetin tim.
      Jam i lute prej Erdoganit,
      T’kaloje rruga bregut Fanit.
      Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
      Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
      Pra, Kosova eshte sebepi,
      Perfitues jane turku e serbi.
      Do ta haje buxheti i shtetit,
      Edhe xhepat e miletit.
      Nga miliardat qe do hedh,
      Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
      Jemi te “ndershem” ne publik,
      Eshte projekt patriotik !!
      Do ta nisim me nxitim,
      Pa projekt e preventiv,
      Keshtu nuk kapet abuzimi,
      N’xhepat tane shtohet fitimi.
      Gropes se zeze te korrupsionit,
      I veme emrin “Rruga e Kombit”
      Se ky popull eshte i trashe,
      E ha sapun per djathe.
      Keshtu, per dite vjedhim miliona,
      Me parullen: “rrofte Kosova”.
      Plan biznesi me te mire s’ ka,
      Miliardere ka me na ba!!
      Eshte projekt qe suporton,
      Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
      Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
      I mashtrojme dhe per fushate.
      Une jam Sale talebani,
      Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
      Me sebep te inagurimit,
      Dy dite para votimit !!
      (Dasem te madhe do te banim,
      Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
      Po u ba ndonje padi,
      E dergojme Sollakun n’shpi.
      Me mbrojt fort korrupsionin,
      Kemi gati “lustracionin”.
      Kemi eksperience nga bota,
      Siç vepronte Penelopa.
      Keshtu do bajme me tunelin,
      E ndertojme pastaj e shembim.
      Siç na meson arithmetika,
      Kete e thote edhe Argita:
      Qe te fitohet sa me shume,
      Duhet rrit puna n’volum.
      Sukses-fija eshte derivat,
      Punet e vogla japin pak.
      Po kur shifra eshte me billiona.
      Çahen brinjesh llogarite tona !!
      4.
      Nga Argita due’ i projekt:
      Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
      T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
      Se ua dhame amerikaneve.
      Nga Teksasi, nje firme hiçi,
      Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
      Koperture n’afera krimi,
      Rezart Taçi esht me kopili.
      Thirre Taçin me urgjence !
      Fillo, jepi konsulence !
      Te startoje, me korrupsion,
      T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
      Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
      Fonde sjell nga Azerbaijani.
      Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
      Mire se te vijne nga mafia ruse !
      Vlere fiktive veme n’ offerte,
      Me u “pague” per 5-6 vjet,
      Po u zbuluem nga konkurentat,
      I nderron Ruli dokumentat.
      Nuk e ban ai per shoqni,
      Ai ka ketu pjesen e tij,
      “Druri i arres” qe nje nxitim,
      Sot e kam ortakun tim.
      Per “OK”-n ne parlament,
      Duhet ba nje marifet:
      Vec te kete emerin “garanci”
      Boshe e fallco, s’ka rendesi.
      Grupi im parlamentar,
      Jane ca koqe, e ca gomare,
      S’jane te zot as “per nje pune”,
      Miratojne ç’far u tham une.
      Pse jane arti, politika ?!
      I blejme ca nga opozita,
      Kur ta mbyllim kete pazar,
      U çojme ftesat per iftar.
      Per parate, s’kemi siklet,
      ARMO-n e marrim pa leke,
      Po t’na pyese ndonje gazete,
      “Jane pague”, por jo n’buxhet.
      Po e teproi ndonje gazetar,
      Do ta shpalle une tradhetar,
      Do ia djeg gjithe pasurine,
      Me shtypshkronje, e me makine.
      Per transferta kriminale,
      Kemi banken personale,
      Me Tan Santo e Elvane,
      Kryebandit Adrian Fullane.
      I bajme ligjet si t’i dona,
      Qe ARMO t’jete e jona.
      Ky qe plani, me startuu,
      Eshte sukses i garantuu !!
      ESHTE PROJEKTI I FITORES !
      JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
      5.
      Merakoset nene Jovanka:
      Motra ime, Sllobodanka !
      Mos ma lini n’balte Fasllicin,
      Pse e kemi Kryeministrin?!
      Sal Berisha mban fjalimin:
      Mos ma ngucni “gospodinin”
      Mbyllni gojen deputete !
      Se ua sjell ketu n’parlament.
      Nis veprimet paranoja:
      O Damir, o “srdce moja” !
      Merre çarterin per Tirane
      Je ne bes’time n’ TV Klan.
      Ne aeroport shtrohet tapeti,
      Me urdher te nalte nga shteti,
      Zbret me nderet e nje princi,
      Dora vete: druzhe Faslliçi.
      Angazhohet i gjithe shteti,
      Policia e prefekti,
      Shantazhojne Sala e Liria:
      Te rrije urte prokuroria !!.
      Se eshte koke, per koke te mikut,
      Eshte koka e trafikut,
      Kontrabanda e Ballkanit,
      Kontrollohet prej “viganit”.
      6.
      Fakte te reja kan dale ne drite:
      Kush e nxori Azemin ne prite,
      Kush e shfrytezoi arkivolin,
      Me ba 14 shtatorin !
      S’e harrove o Sale, traditen,
      Keshtu e vrave edhe Trebicken,
      E verteta po del ne pah,
      Kush e çoi Kosten “per gjah”.
      Po te zbardhet prej fillimit,
      Tragjedia e 2 Prillit:
      Dora qe gjakosi Shkodren,
      Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
      Kur Kosova ngrinte krye,
      Behej shqipja “lesh e li”,
      Luks i madh per Serbine,
      Kur shtie n’kaos Shqiperine.
      Hej Sali, miku i Fazlliçit,
      Ia kalove Karaxhiçit,
      Karburant i dhé Serbise,
      Me vra djemte e Dardanise!!
      U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
      Kundra trimave te Kosoves
      I gjithe populli u çudit
      Kur i shpallet “terroriste” !!
      Trimat, ne lufte me dushmanin,
      Ti, biznes me Arkanin.
      Dosja jote ne Beograd,
      Filloi te jape rezultat.
      Kur Kosovës po i vinte fati,
      Direktiven jep lugati.
      Me urdher te UDB-se
      I the “jo”, Rambuje-se.
      Ti ke ba nje mal me krime,
      Vrave popullin ne lufte civile,
      Mbolle ngjarjen me vrastare
      “Hiroshimen” gerdecare.
      Tym e helm mbushe kete vend:
      Bloze qymyri, nafte e cement,
      Ke dhe plane me mizore,
      Me centralet berthamore !!
      Si familje, je ba llum
      Ju ka vene mafia perfund:
      Delijorgji, Medi dobiçi
      Rezart Taçi e Fazlliçi.
      Qe ta themi hapur fare,
      Eshte gjithe mafia nderkombetare,
      Kriminelet ke ortakë,
      Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
      7.
      Jam Sali, Sali “qëndresa”
      Vrava, vodha gjithe sa desha
      Per pushtet, une djeg Shqipnine,
      Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
      Madje jam shume i vendose,
      Per nje tjeter katastrofe !
      Me barut u ba shume buje,
      Kete here do jete me uje !!
      Shkodren do ta bej det,
      Ta mbaje mend perjete !
      Tragjedi qe s’e ka pase,
      Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
      Vi nga kulla e Vicitolit.
      Jam nga shpella e Mit Sokolit,
      Qe ju turr topit per ment’ krese,
      Tu mendue se eshte n’sigurese !
      As kurkujt nuk ia kam friken,
      E kam “tredh” une opoziten
      N’ unison me Edi Ramen,
      Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
      Le t’vazhdoje me batuta,
      Tu tregue perralla me flutura
      Nuk me tremb mue Johni II-te,
      Une nuk pyes per Amerike !!
      Derisa t’permbyset globi,
      Me rruen trapin “Silvia Konti”,
      Se ia marr erzin n’publik,
      Ia kam ba nje vidioklip !
      Me gjyqsorin s’kam problem
      Aty kam une klanin tem,
      Bamirit ia kam ba bene,
      Do t’ia marr dhe KLD-ne.
      Me i vu krimit kapak,
      Mua m’duhet edhe nje mandat
      Kam nje plan te sterhollue,
      Me lane popullin pa votue.
      Kur te vije dita per votim,
      Jam usta n’manipulim.
      E ujdis dhe me Europen,
      N’qeveri me kokelopën.
      8.
      Mire ia ban more faqezi,
      Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
      Se çdo popull ne planet
      Nuk do të sillte me ne pushtet.
      Per faturen dhjetra mijera
      Brenga, plage edhe viktima,
      Per gjithe krimet ndaj vatanit,
      Do ta benin si Sadamit.
      9.
      Hapi blloqet moj Argite:
      A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
      Nga vemendja si na doli ?
      INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
      Duhet te kesh n’vemendjen tate,
      Dhe repartet ushtarake.
      Ç’fare ka: toke e ndertim,
      Ta kthejme ne perfitim!!”.
      Te punojme ma me kujdes,
      Po na dalin letrat n’shesh.
      “Bomba” e pare qe faksi djalit,
      Tash, e-mailat e Ansarit !
      Ne publik erzin na muaren,
      s’na paguan as faturen,
      Me aferat qe t’zbuloi Tema
      Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
      Per çdo gje, rrofte kapari,
      Se ta fusin si arabi
      Ta kesh rregull n’punen tane:
      Leket merren paradhanie !
      Mos u ban more babe zevzek,
      I thote t’jatit çika e vet:
      “Veç me tenderat qe kam n’proces,
      Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
      Asetet qe ti permende,
      I kam te shkrume n’listen teme.
      Une i bej punet me grafik,
      I kam ne plan per kete vit.
      Nuk pajtohem me kritikat,
      Mos mi humb babo meritat.
      M’ gjej nje tjeter ne Planet,
      Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
      Per çdo prone qe eshte kthy,
      Une e Zeni kem nderhy.
      Ne çdo projekt e investim,
      Aty eshte dhe emri im !!
      Koncesione e tenderime,
      Kane kalue ne doren time.
      S’jam mjaftue si konsultare,
      me perqindje, jam pronare !!
      A e ke pa si po hedh shtat,
      QTU-ja e re ne Farke ?
      Veper qe se ka Shqipnia,
      Ashte tu u ba me leket e mija !
      Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
      I kam une nen kontroll !
      Po s’pagoi taksen tek une,
      S’fiton asnje konsorcium !!
      Fantazia ime s’ndalet,
      Kam fillue te zaptoj dhe malet:
      Dajt, Terbun e Veleçik,
      Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
      Me ndihmen e dajes Fazlliç,
      Kem ba lek e fitue miq:
      Mishkovicin e Arkanit,
      Dhe djalin e Sllobodanit !!
      Kam arrite me menaxhu,
      Procesin me te korruptu.
      I rashe vize VITOL gjigandit,
      Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
      Edhe pse jam billionare
      Ne shume projekte, aksionare,
      Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
      Vete e deshen borgjezine !
      Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
      E godisim bashke me Zenin,
      Ti kujdesu veç per vedi:
      Mos me ra nga pushteti
      Qe t’i gezojme na pasunite,
      Mos prano me i hap kutite.
      Se po i hape, fiton Rama,
      E na i konfiskon te tana !!
      Po erdhi ai n’pushtet,
      E sigurte: burgu na pret.
      Krimet tona sa nje mal,
      Nuk mjafton kodi penal.
      Qe te shpetojme duhet me ik,
      Ne azil politik,
      Nese duem nje vend tamam,
      Shkojme drejt e n’Teheran.
      ***
      Zonjë e madhe Jozefinë,
      Ke merita n’sigurim,
      Që kur re në banane,
      Ti je ba pulitikane.
      Nga besimi europiane,
      Në politike je talebane,
      Për të tjerat je hibride,
      Nuk e flet as gjuhën shqipe.
      Si kryetare je e dhunshme,
      Nga fjalori: e paturpshme !
      Histerike si një vrasëse !!
      I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
      ***
      Kush e solli kete cunam ?
      Kryeministri sharlatan !
      “Hena blu” as “dielli gri”,
      Dora vete shoku Sali !
      Hapi syte o milet,
      Pse fajtore jemi vete:
      Se çdo votë për atë lubi,
      Eshte burim për tragjedi !!
      Moj malesia e Gjakovës,
      Ke pas qene e pararojes,
      Ti ke pase burra model,
      Turp, qe nxore ate kriminel !
      Do t’mbuloje Sale turpi i zi
      Per afera e per tradheti,
      Do te mbetet brez pas brezit:
      “Kryeministri i Gerdecit”.
      Para teje ne tradheti,
      Jane zhyt Zogu e daja i tij.
      Por s’kane bere te tilla pazare!!,
      Me ujrat territoriale.
      Kjo do te thote se n’ qeveri
      Esat Pasha na eshte kthy.
      Problemi qe ka sot vendi:
      A do vi dhe Avni Rustemi ?!
      Jeni nje tufe me kusare,
      Me Ballinje e Selmanllare,
      Delijorgje dhe Fazlliçё,
      Taç e maç e berishiçe.
      Kjo eshte klike qeveritare,
      Eshte nje bande kriminale,
      Ruli, Basha dhe Mediu,
      Kapobanda eshte Saliu.
      Sa krimet i keni ba,
      Me lekure keni me e la.
      Do ta zbojme ne korrupsionin,
      Bashke me Gerdec-kualicionin.

      Reply to this comment
      • Mollosi August 11, 19:32

        Mos mu drejto me pershendetje sllave sepse nuk i kam per qejf. Ato i kishin per qejf Zogu dhe Enveri.
        Sali Berisha dhe te tjeret jane pjelle e Enverit prandaj jemi ne kete gjendje te mjerueshme.

        Reply to this comment
  4. Guri August 11, 16:24

    Nje poet nga Tragjasi i Vlores, ne vitin 1942, qe ishte ne moshen 62-vjeçare, pra qe e kishte jo vetem jetuar, por e kishte njohur ne themel kohen e qeverisjes se A. Zogut, shkruante, midis te tjerave:

    …..Nacional jemi te gjithe
    Gjer aty s’kemi te share
    Por, mos ndokush na ben ne bishe
    Si edhe Zogu me pare?
    Mos na shtyp e mos na rrjep,
    Dhe mos na shet ne te huaj,
    Me force behete mbret
    Dhe thote jam mbreti juaj.

    Ja ky ishte Zogu i vertete dhe qeverisja e tij.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 August 11, 16:34

    për fat kemi “Vazhdon…..”(mbarimi i serisë së parë dhe pritje për të dytn) se nuk po shihja asnjë lidhje me titullin!!
    sidoqoftë vjera është e barabartë me zero ose diçka më lart!!
    i gjithë debati është pothuajse i pavlerë.përveç fitimit ekonomik të gazetës.është një mënyrë e hollë për të fituar ndonjë lek!!

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit August 12, 08:14

      keto de batet hitorike lene ne hije ngjarjet e medha qe po ndodhin aktualisht. Psh, gazetat nuk japin lajmin e samitit te vendeve qe i ka zene vapa, qe u mblodh ne Karaburun City. Moren pjese te tera vendet e Ballkanit qe duan ndonje lek dhe dy perfaqesues te rendesishem te BE, dashnorja e zedhenesit te komisionit evropian dhe komshija e rojes se Bankes Qendrore. Ne fund u vendos qe Serbise ti jepnin nje poç me vizatime gjate kohes se bisedimeve, Makedhonise nje racion me qofte per delegacionin shumekombesh dhe per Malin e Zi boje te bardhe qe te lyeje Malin nga e para. Ajo qe nuk shkoi pa u vene re nga te jgithe ishte veshja e perfaqesuesit shqiptar, kishte kombinuar çorapet e zeza me kepucet e kuqe, kurse ne kravate ishte shkruar thenia e moçme e Fonkucit: “Pordhet e reja grisin breket me qera”.

      Reply to this comment
  6. demo August 11, 23:17

    Enver Hoxha mund te krahasohet me Kim Jongun,Pol Potin,por jo me Ahmet Zogollin!

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit August 11, 23:28

    ngado qe ta sjellesh muhabetin, pilafi behet dy uje dhe nje oriz. Tu flasesh sot te rinjve qe kane lindur me celular ne dore per qerren me buaj te marrin per budalla. Therrasin veterinerin qe te te beje dy shiringa me uje te kripur ne koke. Zogu 18 vjeç qe printe ushtrine matjane(!!!) drejt Tiranes – thote i nderuari gazetar, a thua se Zogu Ahmet ishte Zhane d’Ark qe printe ne çlirimin e Orleanit. Si cub ne krye te fisit, Zogu perdori fasaden royaliste per te vjedhur si batakçi pasurine e popullit dhe e zhvati thesarin edhe kur ia mbathi. Mire qe ia mbathi, por ç’beri ky trim i çartun per te organizuar me vone rezistencen antifashiste? Pse nuk perdori thesarin e vjedhur per kete qellim, por shkonte e tundej mejhaneve e restoranteve ne Londer, a thua se kishte shkuar me pushimet e veres? Logjika thote se nuk e bente dot, se nuk kishte lene trashegimi prej burri shteti. Nuk kishte karizmen e nevojshme, se nuk kishte drejtuar si burrshtetas, por si kaqol e pazarxhi. Kurse Enveri nuk erdhi ne pushtet me fisin e vet dhe krahinoret e armatosur. Enver Hoxha erdhi ne pushtet pas disa vitesh ne drejtim te rezistences, ne krye te nje shtabi ushtarak dhe nje Fronti Nacl, ne bashkpunim me aleatet antifashiste. Edhe pse perfaqesonin dy sisteme krejt te kunderta, nuk mohohet dot qe Enver Hoxha qe tjeter “buke” ne krahasim me mentalitetin bejleresk te Ahmet Zogut.

    Reply to this comment
  8. Qimi August 12, 07:53

    A thua te jete rastesi qe Bedrite apo Viktoret si dikur dyshja Cupet me Leset rimeren me figuren e “nje gjirokastriti” qe ishte si Zogu!Ku e gjejne kete tager keta rrusha te dhjemokracise kur fjalen per te dy e kane historianet ose referendumi i kerkuar.Apo i tremb referendumi per matjanin satrap Zog e psikoza qe zoteron se gjithka e keqe ne Shqiperi ka ardhun prej lumit te Matit e siper!Rrini aty ku e keni fatin se me ty e me Viktor ,Enver Hoxha fshinte trapin!

    Reply to this comment
  9. intelektuali August 12, 11:51

    CFARE MUND TE PRESESH NGA NJE SHKRIM I SHKRUAN NGA NJE SPIUN I SIGURIMIT TE NEVERIT?

    Po ik o Bedri Islami se e dine fare mire shqyptare se kush je ti!

    Reply to this comment
  10. Arben August 13, 06:51

    VDEKJE KOMUNIZMIT

    VDEKJE SIGURIMIT TE SHTETIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*