Mes parkut dhe naftës, “mish-mashi” i Qeverisë me Zagorinë

February 9, 2019 12:30

Mes parkut dhe naftës, “mish-mashi” i Qeverisë me Zagorinë

“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese?! Nuk bën vaki!”.

Kështu shkruante përmes Tëitter-it të tij zyrtar Kryeministri Edi Rama, duke kënaqur zërat që kundërshtonin aktivitetin e kompanisë Shell në Parkun Kombëtar të Zagorisë, ose në të ashtuquajturin Blloku 4 i kërkimit të naftës.

“Shell Upstream Albania B.V” ka fituar të drejtën për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në këtë bllok dhe më 14 qershor të 2018 kontrata e nënshkruar mes përfaqësuesve të kompanisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, që përfaqëson interesat e shtetit shqiptar u publikua në Fletoren Zyrtare.

Kontrata është e ndarë në tre faza. Faza e parë ka një afat 3-vjeçar dhe vetëm ideja e nisjes së saj shkaktoi menjëherë rezistencën e banorëve vendas në dy fshatra që ndodhen në qendër të Parkut Kombëtar të Zagorisë. Banorët flasin për shpime me shpërthime dhe as statusi i Kryeministrit përmes rrjeteve sociale dhe as dëgjesat publike të organizuara nga vetë kompania Shell nuk kanë arritur që t’i qetësojnë deri më tani.

Për banorët asgjë nuk ka ndryshuar, ndërsa në muajin maj Shell pritet të rikthehet me nisjen punës me vlerësimin gjeologjik dhe gjeofizik të terrenit, ndërsa në fazën e parë janë parashikuar, sipas kontratës së nënshkruar, edhe ripërpunimi i të dhënave sizmike dhe punime, përpunime dhe interpretim të këtyre të dhënave.

Me te kuqe zona qendrore e Parkut te Zagorisë, ku ndalohet kategorikisht nderhyrja. Me jeshile zona e perdorimit tradicional

Këto janë kërkesat minimale ndaj kompanisë Shell për fazën e parë. Nëse plotësohen këto kërkesa dhe kompania nuk është e bindur për rezultatin e studimit të saj, atëherë asaj i lind e drejta që të njoftojë AKBN-në 30 ditë nga përfundimi i afatit 3-vjeçar për zgjatjen e këtij afati me 2 vite të tjera. Në kontratë kjo quhet “periudha e dytë e kërkimit” dhe në të parashikohet në mënyrë opsionale edhe shpimi i një pusi kërkimi me thellësi 3 mijë metra. Të njëjtat kritere janë edhe për zgjatjen e kërkimeve për fazën e tretë, sërish me një afat 2-vjeçar.

Por çfarë po ndodh në terren? Kontrata nuk parashikon saktësisht metodën që do të përdoret gjatë punës kërkimore dhe në të nuk përjashtohet përdorimi i lëndëve plasëse. Për këtë është vënë në dijeni edhe Zyra Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër. Mes kësaj zyre dhe kompanisë Shell ka patur disa letër-shkëmbime, që nga gushti, të paktën deri në tetor të vitit të kaluar.

Në një letër të tillë, Zyra e Mbrojtjes së Mjedisit i ka kujtuar kompanisë Shell që po shkel ligjin për zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare dhe se gjashtë linja të projektit cenojnë zonën e mbrojtur dhe monumente të natyrës brenda kësaj zone.

Zyra Rajonale i thotë kompanisë se kërkimi me teknologji intensive, që nënkupton me lëndë shpërthyese që dëmtojnë ekosistemin është i ndaluar, po ashtu edhe ndërtimi i insfrastrukturës në shërbim të këtyre kërkimeve.

Kompania i kthen përgjigje, ku konfirmon se linja 1,2,3,4,5 dhe 7 e kërkimit të saj janë në qendër të parkut dhe cenojnë një sërë monumentesh natyrore, thotë se zbaton standardet më të larta në mbrojtjen e natyrës, por deklaron se e ka të pamundur që të realizojë me sukses punën kërkimore pa përdorur metodat teknologjike intensive.

Banorët nisën rezistencën, ndërsa kompania nisi dëgjesat publike me banorët dhe më datë 23 janar 2019 doli me një deklaratë ku tha se “Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar”.

Çfarë do të thotë kjo deklaratë e Shell? E mbështetur nga cicërima e Kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale kjo u interpretua nga mediat dhe u perceptua më pas nga publiku si një tërheqje e kompanisë. Në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu. Shell nuk ka ndërmend që të tërhiqet, konfirmon se studimi sizmik do të kryhet i plotë në të gjithë zonën e parkut dhe ajo që është përjashtuar është hapja e puseve 6 mijë metra thellësi. Me këto terma, kompania është brenda kontratës që ka, pasi në fazën kërkimore i lejon hapjen e puseve deri në 3 mijë metra.

Rastësi apo jo, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, pra më 6 shkurt ka dalë VKM-ja që përcakton kriteret dhe mënyrën e zonimit të territorit të një zone të mbrojtur mjedisore. Në pikën pesë të saj thuhet se “procesi i zonimit është një formë e rregullimit të përdorimit të territorit të zonës së mbrojtur mjedisore, që përfshin ndarjen në nënzona me status mbrojtjeje të ndryshëm”.

Në rastin e Zagorisë, parku atje është i ndarë në zonë qendrore dhe zonë përdorimi tradicional dhe mbetet për t’u parë se ç’status mbrotjeje do të gëzojnë të dyja këto zona.

Gjithsesi, pavarësisht sesi do të mbrohet zona qendrore dhe zona e përdorimit tradicional të Zagorisë, ky park nxorri në pah përplasjen me lejes së dhënë nga Ministria e Infrastrukturës, kur drejtohej nga Damian Gjiknuri dhe ligjit për zonat e mbrojtura mjedisore.

Shell në vetvete po vepron brenda kushteve të kontratës që ka përfituar dhe zotimi i saj se nuk do të kryejë asnjë aktivitet kërkues e shpues në nënzonën qendrore të Zagorisë më shumë se ligjor e kontraktual është vetëm “me fjalë goje”. Marrë nga gazeta Si.

 

o.j/dita

 

February 9, 2019 12:30
Komento

9 Komente

  1. e verteta February 9, 13:12

    Te zhvilloj aktivitet kompania SHELL ne shqiperi, eshte nder per ne pasi punesohen shume njerez.
    Fatkeqesia, ishte i paafti dhe i korruptuari Gjiknuri, qe i keqorganizoj shume punime strategjike

    Reply to this comment
  2. Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpellat February 9, 13:53

    Ne i duam te gjitha:edhe parkun edhe naften edhe lumin edhe hecet edhe token edhe kunder kullave edhe saliun komunist edhe dy gishtat perpjete.
    Ne duam kap pa taksa por edhe soc pa saliunkomunist.
    Ne duam nje mut te madh….

    Reply to this comment
  3. mirel February 9, 16:23

    Dale dale dale,, Kompania thote se zbaton standartet me te larta per mbrojtjen e ambientit, por nuk e ben dot kete pa shperthimin dhe demtimin e ambientit,,
    E kuptoni per sa budallenj merren njerezit.
    Tjetra, cfare eshte kjo Agjensia Kombetare per Shfrytezimin e Pasurive Natyrore?
    Cfare autoriteti dhe fuqie ligjore ka, cfare kompetencash? Dikur kur u shkaterrua Gjeollogjiku Pedagoget denoncuan qe Ramuti po planifikonte shkaterrimin per ti kaluar gjithe te dhenat e pasurive natyrore ne nje ent apo komision qeveritar qe do menaxhonte shfrytezimin. Kjo pra behej qellimisht qe te dhenat shkencore dhe te menazhuara nga shkencetaret dhe inxhinieret te humbisnin dhe qeveria tja leshonte me top vjedhjes se asaj cfare ka ngelur.
    JA ku dolen fjalet e tyre. Cfare eshte kjo Agjensi, dhe cfare perfaqeson?
    Si paska kjo fuqi me shume nga shteti te autorizoje cpim kerkime? Edhe kompetencat me te medha I ka pushteti local ne kete rast.
    Genjeshtrat qe do punesojne u pane mire me BAnkers dhe Albetrol qe dhe punetoret I lene pa rroga . dhe MAriznen e hodhen ne ere nga gazi dhe I lane pa shtepi.
    Nuk pjerdh njeri per popullin po per xhepin e tyre. Mos I lini te cpojne asnje m dhe

    Reply to this comment
    • turi February 9, 18:07

      ik mor idiot, s’kupton asgje e guxon e jep mend
      pnimet sizmike nuk i shkaktojne asnje dem parkut
      as ato me shperthime 30m thelle
      shko pyet qe ta marresh vesh
      idiot

      Reply to this comment
      • mirel February 9, 18:54

        Oreee, doli ky I mencuri. Shperthimet sizmike do thoshe, jo “punimet”..
        Sa per dijeni shperthimet sizmike jane dhe me te demshme sec e mendon ti or zvarranik I Rilindjes. Bota sot po e kundershton masivisht si kerkimin e burimeve te fosileve natyrore ashtu dhe heqen dore nga prodhimi I energjise ne kete forme, per shkak te demeve te pariparueshme ndaj ambientit.
        O zvarranik. Je shume larg te vertetes. O qelbesire Rilindase, nuk ke goje te mbrosh helmimin e Banoreve te Kamzes. Kriminelet marrin leket, pordhat si ty bejne argumentet.

        Reply to this comment
        • turi February 10, 04:22

          injoranca nuk ka brire…, po emrin e ka mirel
          kujt i tregon ti sizmiken o vic i palepire
          punimet sizmike behen me vibrator , transportohen me helikopter, vetem ne zhavore mund te behen shpime dhe te shperthehen.
          ka nje jete qe jane bere puse e shperthime dhe asnje burim nuk ka humbur
          po eshte pisllek te flasesh me ty qe ne vend te argumentit ke sharjet
          te rrofte vija e re e Dites ty …

          Reply to this comment
  4. Alpin February 9, 20:17

    …Zona te mbrojtura…Parqe Kombetare…Shembulli me i qarte i dorzimit te shtetit para oligarkeve dhe mafias se ndertimit eshte Lugina e Valbones, ku me ze dhe figure duket krimi monstruoz duke firmosur plot 13 h/c nga ish kryeministri dhe mos anullimi i tyre nga kryeministri i sotem ne detyre…Ket fat do kene edhe zonat tjera…!!

    Reply to this comment
  5. info analitike February 9, 20:57

    Tani shoke ketu mishmashi eshte bere me shume nga injoranca dhe manipulimet politike te disa derdimeneve me ne krie ministreshen Pipi Corapegjata qe nga kultura e gjeofizikes nuk ia ka haberin.
    Nese do te kuptonin se per cfare sherbejne metodat gjeofizike dhe si kryhen ato askush nuk do te kishte kundershtime. Nuk demtohet parku i Zagorise nga shpimet per studimet e perhapjes se valeve sizmike ne thellesi te tokes. Kjo metode sherben per te krijuar harten gjeologjike te nentokes e per te bere bashkelidhjen me zonat e tjera perqark. Natyrisht ne varesi te llojit te zones, llojit te shkembinjve, ujerave nentokesore etj perdoren metoda gjeofizike te nderthurura per t’iu afruar sa me shume ndertimit gjeologjik real te nentokes. Nese keto studime nuk japin rezultatet qe te justifikojne pranine e naftes asgje nuk do te ndodhe, ne te kundert vleresohen pro dhe cons.

    Reply to this comment
  6. bart72 February 10, 00:37

    Ho djali kurves ho ty qe te votuan vlonjatet ho hajdut me cizme e cove gruan qe ta qiu Indiani Guru me leket e budallenjeve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*