Mesazh indirekt Bashës, Topi flet edhe për ndryshimet kushtetuese: Duhet “mea culpa”

November 4, 2015 12:32

Mesazh indirekt Bashës, Topi flet edhe për ndryshimet kushtetuese: Duhet “mea culpa”

Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi thotë se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen me nxitim. Gjatë një konference shtypi, Topi shprehet se ndryshimet në Kushtetutë në vitin 2008, ishin “deformim mbi biseda klandestine në dëm të demokracisë”.

“Përgëzoj zërat që i referohen asaj date për efektet negative, që pati ai ndryshim i befasishëm, në interes të dy individëve – siç e kam thënë gjithmonë, – por e rëndësishmja që konstatojmë ne është se ka pak përgjegjshmëri për të bërë një “mea culpa” publike për atë që ndodhi”, thekson Topi.

Ai thotë se këto ndryshime duhet të bëhen me konsensus të gjerë dhe jo vetëm nga dy palë politike.

Topi foli edhe për çështjen e dekriminalizimit, duke theksuar se ky procesi duhet të ishte kryer që në momentin e përzgjedhjes së kandidatëve.

 “Ne s’jemi në Parlament sepse nuk ka funksionuar Kodi i Zgjedhjeve, ku një gen i deformuar jep një monstër dhe fatkeqësisht, ky Parlament sot për Shqipërinë përbën një monstër. Diskutohet për gjëra të jashtëzakonshme, por ditën tjetër harrohen. Nuk e di çfarë ndodh, por uroj që kjo shoqëri të mos ketë humbur forcën reaguese”, u shpreh.

Topi pat indirekt edhe për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me thirrjet për protesta që bëri ai gjatë ditës së djeshme në Kukës.

“Vendi ka probleme të mëdha me stabilitetin politik, inekzistent sa kohë që në komunikim me njerëzit bëhet thirrje për destabilizim. Nuk duhet një gjë e tillë tashmë që duam të hyjmë në Europë”, tha ndër të tjera Bamir Topi, kreu i Frymës së Re Demokratike”, vijoi. /Dita/

November 4, 2015 12:32
Komento

6 Komente

  1. i ri November 4, 13:21

    Kot mundohesh o z.Topi me keshilla ky opozitari i mer urdherat nga Berisha asgje nuk ka ndryshuar ne kete opozite.Eshte ajo qe ishte,vetem aparenca duket disi ndryshe.Sa per kushtetuten tani edhe jafshet e kane mare vesh se ushin te gabuara.Edi Rama e kuptoj qe beri gabim ,madje te rende ,me kosto per vendin.Tani ndihmo qe te behen gjera te mira SHQIPERIA MBI TE GJITHA ,EDHE MBI PARTITE.

    Reply to this comment
  2. i ri November 4, 13:22

    Kaq shume pune ke z moderator ,nuk po u jep dot derman puneve ,,,,,,,,??????

    Reply to this comment
    • AliBaba November 4, 16:08

      E po Zeri I Amerikes eshte ne Amerke e jo Shqiperi.Ne Shqiperi ka ende njerez qe I drejtohen politikaneve mafjoz e te korruptuar ,te paafte dhe kriminele me zotni, vertet te impononojne respekt keta pavaresisht se dihen qe vetem zotni nuk jane.
      Sa per kete Topin, ja pame punen dhe mendjen qe ka.President servile, I paafte dhe symbol I se keqes demokratike.Per aq kohe sa shushunja te ketilla te jene pjese e politikes shqiptare ngelem vend numero ne.

      Reply to this comment
  3. korcari November 4, 14:29

    Zoti Topi je pergjegjes direkt per kete gjendje qe eshte shqiperia . Ti per 4 vjet e fundose edhe me keq ne llumin e korupsionit drejtesine . Cfare bere ti per drejtesine apo vetem sistemove pronat e tua.Thua se cdo ish pronar do te behet president per te mare pronat. Nuk ju ka mbetur fije burrerije dhe dinjiteti prandaj eshte me mire te largoheni.Per te tjera gjera nuk dua tju ofendoj sepse jam me qytetar se ty , qe ju ben karshilleqe shqiptareve qe marin buken me liste ……

    Reply to this comment
    • AliBaba November 4, 17:17

      Te lumte Korcari. Si ky ashtu dhe ai I sotmi kapteri, u vune te presidenca per te marre tokat e pronat qe ia la baba Turku kur baballaret e tyre I shqerbyen me aq besnikeri Portes se Larte.
      Ky beri me shume vizita nga Arabia e Katari, ne mos gabohem, se andej I puqej me shume muhabeti. Po perse I sherbeu vizita thuaj? Vertet te mendojne keta presidentat tane si Hollande I Frances apo Kameron I Anglise, qe takohen me te medhenjte e botes vetem kur do lidhin apo diskutojne kontrata ne TE MIRE TE VENDIT.

      Reply to this comment
  4. Albanistan November 4, 16:34

    A ka zot? Si guxon te flasi kreatori i listes se cmimeve per drejtesine? E di gjithe bota perfshi saliun dhe ramen dhe bashen sa i kishte cmimet dhe sa leke e kohe po harxhohet per te lare halen nga mutrat qe futi ky kryemut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*